• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrasja e Azem Hajdarit, 50 pyetjet e avokatit të Izet Haxhisë për Sali Berishën!

by Java News
29/06/2018 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këto janë 50 pyetje të avokatit të Izet Haxhiajt për Sali Berishën, në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit:

-A është e vërtetë, që 6 orë para vrasjes së Azemit, keni sajuar një mbledhje “urgjente” të kryesisë së PD (të pa planifikuar)?

-A i kërkuat Azemit, të ishte patjetër në atë mbledhje, a ju ka thënë se do të ishte jashtë Tirane?

-A keni këmbëngulur, që Azemi të ishte në atë mbledhje, duke i thënë: “Më duhesh, sepse ashtu janë punët në kryesi”?

-Cila është përgjigja që ju ka dhënë Azemi dhe pse nuk ka filluar mbledhja, pa ardhur ai?

-Cilët e kanë telefonuar Azemin, 1 orë para fillimit të mbledhjes dhe a i keni porositur, a ju ka ardhur prej tyre mesazhi në telefon që biseda u krye?

-A ju ka kërkuar leje Azemi, për të dalë “5 minuta” pasi e kishte njoftuar një anëtar kryesie që ishte jashtë mbledhjes dhe a ia keni bërë me shenjë, të dalë?

-Cili drejtues i PD, ua ka bërë me kokë, kur ka dëgjuar krismat e armëve?

-Cili ka qënë reagimi juaj dhe pas krisamve, a ju kanë telefonuar një femër tropojane me burrë tropojan, me inicalet e emrit Sh B…?

-A keni dhënë urdhër, që të mos jepej lajmi në “Radio Kontakt”, pa komunikuar me ju?

-A keni biseduar ndonjëherë për vrasjen e Azemit, me ata që akuzuat për vrasjen e tij?

-Cili ka qënë anëtari i kryesisë së PDSH në mbledhje, që ka dalë “pesë minuta jashtë” përpara Azemit dhe kur është kthyer, ka njoftuar Azemin, se “të kërkojnë jashtë”?

-A keni kërkuar të dini nga erdhën krismat dhe cili pyetët, jashtë zyrës ku bëhej mbledhja?

-Cili politikan i majtë, ju ka pyetur në telefon pas krismave: “Ç’bëhet nga ju dhe si jeni përgjigjur?

-A i keni biseduar me Fatos Nanon për largimin e tij jashtë vendit, fill pas vrasjes së Azemit, duke e paralajmëruar për rrezik jete?

-Me cilin keni kontaktuar për herë të parë, për të pyetur se kush është vrarë dhe a punon aktualisht ky person, pranë kabinetit tuaj?

-A keni dhënë urdhër, që 1 muaj pas vrasjes, të hiqej posteri i i përditshëm i Azemit, nga faqja e parë e “RD” dhe kush ua kërkoi?

-Kush e bëri kontrollin e parë në makinën e Azemit, natën e vrasjes, a kishte lidhje ky kontroll, me ndonjë “siklet” tuajin?

-Përse nuk është lejuar prokuroria, të bëjë hetime në makinën e Azemit dhe a ka pasur pakt “mirëkuptimi” mes jush dhe asaj?

-Çfarë keni biseduar me Gazideden në “mërgim”, 50 minuta para dhe pas vrasjes së Azemit?

-Pas vrasjes, cilët anëtarë të kryesisë, ke urdhëruar të mos qëndrojnë në selinë e PDSH?

-Për vrasjen e Azemit, akuzuat publikisht Nanon dhe Gjinushin, ai i qëndroni kësaj akuze?

-Ku fshihet buodigardi i plagosur Neza, kush e “arratisi”, a keni bërë biseda telefonike me të, ose takime jashtë Shqipërisë?

-Familja e Besim Çerës të vrarë me Azemin, ju ka dhënë disa dëshmi dhe ju i keni premtuar se do t’i coni në prokurori, a i keni cuar?

-A ju ka dorëzuar dikush, një kasetë, që Azemi e ka pasur në xhep ditën e vrasjes dhe ku gjendet?

-A keni dorë në incidentet policore të Azemit në Tropojë, Ura-Vajgurore, Laç, Milot, Shkodër?

-Me cilin politikan të majtë, keni biseduar pas plagosjes së Azem Hajdarit në parlament dhe për çfarë?

-A keni debatuar me Azemin, për aktivitetin e vërtetë të firmës “Shqiponja” që trafikonte karburante në Serbi?

-Cili ishte “miku juaj shkodran” në parti, që kërkonte spostimin e Azemit nga kryesia e PD, a e inskenuat këtë lojë?

-Deklaruat, se kur të kthehet PD në pushtet, do dëshmonit për vrasësit dhe do hapit dosjen, përse nuk vepruat?

-Pas ardhjes në pushtet, familja Hajdari ju ka kërkuar hapjen e dosjes, si jeni përgjigjur?

-Për vrasjen e Azemit, keni biseduar “shtruar” me Arben Imamin, a lidhet ajo bisedë, me futjen e tij në qeverinë e PD?

-Pesë orë pas vrasjes, keni ndëruar bravën e zyrës së Azemit dhe prej 1 viti e mbajtët të bllokuar, me motivin: “Do bëhet zyrë muze”, a ka lidhje me ju?

-Cili ka pasur detyrë të vjedh dhe dorëzojë tek ju, celularin e Azemit pas vrasjes, ku u “verifikua” dhe ku gjendet?

-A ju kanë telefonuar nga Athina apo nga Beogradi, 30 minuta pas vrasjes së Azemit?

-A keni pasur dijeni, për nisjen e helikopterit të shërbimit qeveritar drejt veriut, 2 orë pas vrasjes së Azemit?

-Pak minuta pas vrasjes së Azemit, a ju ka thënë dikush në telefon: “Iku”!

-A ju ka kërcënuar ndonjëherë përballë Azemi, në zyrën tuaj dhe përse?

-A ka pasur kërcënimi i Azemit ndaj jush, lidhje me një biznes të Ramiz Alisë, në Itali?

-A keni urdhëruar SHIK në vitet 1992-1997, për përgjimin e Azemit, ku gjendet dosja e këtij përgjimi me 1800 faqe?

-A kanë lidhje me vrasjen, 25 pyetjet drejtuar Azemit nga SHIK, në gazetën “Albania”?

-A keni marrë nga familja e Azemit, “letrat” që ai mbante në shtëpi dhe ku gjenden?

-Çfarë biseduat natën e vrasjes së Azemit, me Perikli Tetën dhe ku jeni takuar të nesërmen në orën 10 e 30?

-CIA ju ka kërkuar një informacion me opsionet tuaja, për vrasjen e Azemit, a mund të publikoni raportin e dërguar?

-Cila ka qënë Ambasada e parë e huaj në Shqipëri, që ju ka telefonuar pas vrasjes së Azemit dhe çfarë “këshillash” ju ka dhënë,, për të vepruar publikisht?

-Ku ndodhet kaseta që publikoi Azem Hajdari në parlament, pas ngjarjeve të vitit 1997, a e keni marë ju kopjen origjinale në zyrën e tij?

-A keni biseduar Gazideden në telefon, 2 muaj pas vrasjes së Azem Hajdarit dhe cilat janë dy porositë që i keni lënë atij?

-A i keni dhënë “1 porosi të veçantë” miqësore Arben Rakipit, për “Dosjen Hajdari” dhe përse nuk e pranoi?

-A ju ka kërkuar dëshmi Theollori Sollaku, lidhur me dosjen “Hajdari” dhe si keni vepruar bashkë?

-A keni porositur ish-prokurorin e Gramshit Violent Çoniku, që të jepte gjithë “Dosjen Nr. 106”, për gjyqin ndaj Isamedin Haxhiat dhe Halil Haklajt, ku flitej për Azemin?

-A e keni thirrur ish-prokurorin Violent Çoniku, kur ai ishtë në Pukë, që të vinte në takim urgjent me ty dhe çfarë porosie i keni dhënë në zyrën tënde, lidhur me dosjen “Hajdari”?

ma.me

Next Post
Basha flet për politikanët e korruptuar: Pa i larguar, nuk ka negociata!

Basha flet për politikanët e korruptuar: Pa i larguar, nuk ka negociata!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In