• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Astrit Kalasë/Gjykata e Lartë thërret në mbledhje urgjente të gjithë gjyqtarët e Shqipërisë  

by Os De
07/10/2025 16:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas vrasjes së gjykatësit Astrit Kalaja, Gjykata e Lartë ka thirrur një mbledhje urgjente me të gjithë gjyqtarët e Shqipërisë. 

Gjyqtarët, në këtë takim janë thirrur nga kryetari i Gjykatës së Lartë për një mbledhje urgjente të enjten në orën 10:00. 

Mbledhja do të mbahet në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor. 

Njoftimi i Gjykatës së Lartë: 

Ngjarja e rëndë dhe e dhimbshme e ndodhur së fundmi, që tronditi thellë sistemin gjyqësor dhe opinionin publik, ka nxjerrë në pah gjendjen e brishtë të sigurisë, por edhe rëndësinë e respektit që duhet të shoqërojë ushtrimin e funksionit gjyqësor. 

Pas dakordësisë së shprehur nga të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe pas takimit të zhvilluar me zëvendëskryetarët e të gjitha gjykatave të vendit, është autorizuar Kryetari i Gjykatës së Lartë që, në ushtrim të përgjegjësive institucionale, të thërrasë të gjithë gjyqtarët e Republikës së Shqipërisë në një mbledhje të veçantë, e cila do të zhvillohet ditën e enjte, më datë 9 tetor 2025, ora 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor. 

Kjo mbledhje përfaqëson një moment të rëndësishëm bashkimi, reflektimi dhe force morale për gjithë trupën gjyqësore të vendit, e cila do të shprehë qartë dhe me dinjitet se: 

  • asnjë akt dhune nuk do ta përkulë drejtësinë;
  • asnjë kërcënim nuk do ta ndalë gjyqtarin të kryejë me ndershmëri detyrën;
  • asnjë presion politik apo publik nuk do të cenojë pavarësinë e gjykimit.

Gjyqtarët e Republikës së Shqipërisë do të qëndrojnë të bashkuar, me kurajë dhe vendosmëri, për të mbrojtur jo vetëm jetën dhe dinjitetin e tyre, por edhe vetë të drejtën e qytetarëve për një drejtësi të paanshme dhe të pavarur. 

Në këtë moment të ndjeshëm, trupa gjyqësore i drejtohet opinionit publik me besim dhe respekt, duke ftuar të gjithë të kuptojnë se drejtësia nuk është armike e askujt, por mburoja më e fortë e shoqërisë dhe e çdo qytetari ndaj padrejtësisë dhe dhunës. 

Ky është një moment që kërkon forcë, qetësi dhe unitet. Drejtësia shqiptare do të vazhdojë misionin e saj me dinjitet, besim dhe vendosmëri. 

 

Next Post
Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike

Kandidimi i Binajt për Tiranën, Lubonja: PD ruajti deputetët nga frika se nuk fitojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet me dronë iranianë godasin Dubain, paralizohen fluturimet në aeroport

Sulmet me dronë iranianë godasin Dubain, paralizohen fluturimet në aeroport

March 17, 2026
7 të arrestuar nga shpërthimi me tritol, si e zbuloi policia grupin

7 të arrestuar nga shpërthimi me tritol, si e zbuloi policia grupin

March 17, 2026

810 mijë nuk votojnë sot. Ndër ata që votojnë, PS merr pothuaj sa dyfishi votave të PD-ASHM

March 17, 2026
Dy kompani kineze dhe një iraniane sanksionohen për sulme kibernetike kundër BE-së

Dy kompani kineze dhe një iraniane sanksionohen për sulme kibernetike kundër BE-së

March 17, 2026
Finalizohet operacioni “Synimi”: Sekuestrohen 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë

Finalizohet operacioni “Synimi”: Sekuestrohen 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë

March 17, 2026
Izraeli njofton vrasjen e Ali Larijanit, por Irani lë të kuptohet se është gjallë

Izraeli njofton vrasjen e Ali Larijanit, por Irani lë të kuptohet se është gjallë

March 17, 2026
Në paraburgim në Dubai, Durim Bami vazhdon betejën ligjore, më 24 dhjetor seanca gjyqësore që vendos fatin e tij

GJKKO kalon për gjykim shtatë të pandehur të dosjes “Revanshi”, mes tyre edhe Durim Bami

March 17, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

PD bojkotoi rezolutën e Kuvendit, Berisha e shpall nga selia Iranin shtet terrorist

March 17, 2026
Tragjike në Tiranë! Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan me motor elektrik

Tragjike në Tiranë! Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan me motor elektrik

March 17, 2026
Ndjekje si në filma, bie në pranga 46-vjeçari në Shëngjergj, u kap me armë e municion

Ndjekje si në filma, bie në pranga 46-vjeçari në Shëngjergj, u kap me armë e municion

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In