Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ekzekutimin e Alfred Dedjas, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri pasditen e sotme (1 dhjetor) në fshatin Ndroq, në periferi të Tiranës.
Julian Gjoshi nga Shijaku, 27 vjeç, është identifikuar si autori i vrasjes së Dedjas.
Sipas informacioneve paraprake, shkak dyshohet të jenë bërë prishja e pazareve të drogës.
Mësohet gjithashtu se Gjoshi është person me precedentë të mëparshëm penalë.











