• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Ahmet Toskës në Fier, flet autori i dyshuar: Atë ditë u zgjova në orën 8…

by A R
18/11/2020 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg, për Fatmir Hoxhajn, i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e Ahmet Toskës në 26 tetor në Fier.

Gjatë seancës, 52-vjeçari pretendoi se atë ditë është ngritur nga gjumi në orën 08.00 të mëngjesit, ndërkohë që vrasja ka ndodhur në orën 06.00.

“Atë ditë jam ngritur nga gjumi në orën 8. Nuk ka prova që jam unë autori”, ka deklaruar ai para gjykatësve, duke mohuar krimin.

Në hyrje të gjykatës ndodheshin  familjarët e tij, të cilët i kanë folur të ndaluarit italisht dhe shqip, pasi jetojnë në Itali. Gjatë daljes nga gjykata, i shoqëruar nga forca të policisë, ai ka theksuar: “Jam i pafajshëm”.

Në datën 26 tetor, në lagjen “Sheq i Madh” në Fier, në orën 06:00 të mëngjesit, Ahmet Toska 50 vjeç, u ekzekutua me armë zjarri, teksa po shoqëronte gruan e tij për në punë.

Ngjarja ndodhi pranë banesës së tij dhe autori fill pas krimit u largua nga vendngjarja. Viktima u qëllua me dy plumba, ku njëri prej tyre e ka kapur në kokë.

Ndërsa autori i dyshuar i krimit, ka jetuar në Itali dhe vetëm para pak ditësh është rikthyer në Shqipëri, në 25 nëntor, ditën që u arrestua.  Sipas burimeve policore, ata nuk njihen me njëri-tjetrin, edhe pse janë komshi në të njëjtën lagje.

Megjithatë, burimet pranë organit të hetimit, bënë të ditur se shkak i ekzekutimit të Toskës mund të jetë bërë gruaja me të cilën bashkëjetonte prej vitesh Fatmir Hoxhaj.

Mësohet se gruaja me të cilën ky i fundit bashkëjeton, ka qenë më herët edhe partnerja e Ahmet Toskës (bashkëjetuesja).

50-vjeçari Ahmet Toska dhe ajo ishin ndarë disa vite më parë dhe pas ndarjes edhe Toska edhe ish-gruaja e tij kishin ndërtuar jetë të re me partnerë të tjerë.

/a.r

Next Post
84 vjeç dhe e mposhti Covidin, Silvio Berluskoni rrëfen frikën që përjetoi

84 vjeç dhe e mposhti Covidin, Silvio Berluskoni rrëfen frikën që përjetoi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

April 9, 2026
Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

April 9, 2026
Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

April 9, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Reuters: Rritet përsëri nafta. Irani po planifikon të vendosë një taksë prej afërsisht 1 dollar për fuçi

April 9, 2026
“Gjyqi mediatik i Veliajt, masakër gurësh e pështymash”, Rama: Prezumimi i pafajësisë, viktima më e madhe e reformës në drejtësi

Sektori i ndërtimit, Rama: E papranueshme që i hidhet baltë, po transformon Shqipërinë

April 9, 2026
Kumbaro në Kuvend: Trajtim financiar dinjitoz për 6761 punonjës të arsimit

Kumbaro në Kuvend: Trajtim financiar dinjitoz për 6761 punonjës të arsimit

April 9, 2026
Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App

Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App

April 9, 2026
Arrestohet 25-vjeçari me kallashnikov në Tiranë, bashkëpunëtori shpallet në kërkim

Arrestohet 25-vjeçari me kallashnikov në Tiranë, bashkëpunëtori shpallet në kërkim

April 9, 2026
Ibrahimaj: Ndryshimet në ligjin për portet turistike mbështesin investimet strategjike, s’ka mungesë transparence

Ibrahimaj: Ndryshimet në ligjin për portet turistike mbështesin investimet strategjike, s’ka mungesë transparence

April 9, 2026
Ministra dhe drejtorë në listat e deputetëve, Braçe: Kam rezerva, të dalin në fushëbetejë!

Braçe lexon SMS-të në Kuvend: Pronarja e Lufrës na tha ‘më bie më lirë të blej qumësht pluhur’

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In