Familja e Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë në shkëmbimin me armë zjarri me forcat e rendit pas grabitjes së 9 prillit në aeroportin e Rinasit, ka depozituar sot një kallëzim penal në prokurori ndaj Policisë së Shtetit.
Padia është ngritur nga vajza e 47-vjecarit Murataj, përmes avokatit Arbër Hoxhaj. Ajo ka kallëzuar penalisht në Prokurori punonjësit e FNSH-së për vrasjen e babait të saj.
“Policia ta arrestonte, mos ta vriste Admirin” – është shprehur avokati i familjes Murataj në një prononcim për mediat.
/a.r