Vrasja e 37-vjeçares nga kunati/ Zbardhet dëshmia e kamerierit: Autori e kishte kërcënuar kunatën, por s’kishte kallëzim

TIRANË

Një dëshmi ka ardhur për vrasjen në Tiranë të nënës së dy fëmijëve Migena Sinani nga vëllai i bashkëshortit Roland Sinani, i cili më pas vrau veten.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur dëshminë e një kamerieri që punon në një lokal pranë banesës së familjes Sinani ka thënë se e ka parë 43-vjeçarin në oborr me armë në dorë.

“Një moment më drejtoi mua armën dhe u ndjeva i frikësuar”, ka thënë ai.

Policia ka shoqëruar pas krimit prindërit e autorit të dyshuar, të cilët kanë dhënë dëshminë e tyre gjithashtu.
Mësohet se vjehrra e viktimës është me probleme të shumta shëndetësore dhe hekura në të dyja këmbët. Ajo ka thënë se ka shkuar me vështirësi deri në dhomën e nuses pas ngjarjes, ku ka parë çfarë kishte ndodhur. BW

Ndërsa bashkëshorti i 37-vjeçares punonte si taksist gjatë natës dhe nuk ishte në shtëpi kur ndodhi krimi. Ai kishte qenë për shumë kohë i papunë dhe së fundmi kishte nisur të punonte.

Sipas fqinjëve, autori i dyshuar Roland Sinani kishte qenë shumë i tërhequr dhe frekuentonte një nga lokalet në zonë, por nuk ishte i alkoolizuar. 43-vjeçari punonte në një gomisteri në “Ali Demi”. Kohët e fundit kishte shfaqur shenja të shumta të depresionit dhe kishte kërcënuar kunatën, por nuk ka pasur denoncime ndaj tij.

37-vjeçarja që u vra ishte nga Lundra dhe djali i madh, 4 vjeç ishte te prindërit e saj, ndërsa në dhomë kur ndodhi ngjarja kishte vajzën 2 vjeçe në shtrat. Policia ndodhet ende në banesën e familjes Sinani për veprimet hetimore dhe mbledhjen e të gjitha dëshmive. Sipas policisë, arma që përdori autori dyshohet të ketë qenë pa leje.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com