• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e 32-vjeçarit në Tiranë, fqinjët tregojnë si e njohin ‘Landin’

by A R
16/01/2018 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendi ku iu bë atentat 32-vjeçarit Emiljano Boçi, ndodhet në mes të një blloku banimi, në rrugën “Shefqet Musaraj”, në krah të Policisë Bashkiake.

Zona nuk ka shumë ndriçim dhe në kohën që ka ndodhur ngjarja aty ka pasur shumë pak lëvizje, shkruan “Panorama”.

Megjithëse ka qenë herët dhe bizneset ndodheshin të hapura, askush nuk ka dëgjuar e as mësuar se çfarë kishte ndodhur, derisa në vendngjarje ka mbërritur Policia. Dëshmitarët tregojnë se nuk kanë dëgjuar krisma, ndërsa më vonë kanë marrë vesh që ishte plagosur Emiljano Boçi, që ata e njohin me emrin Landi.“Ne nuk dinim se çfarë kishte ndodhur, deri kur erdhi Policia dhe filloi të na pyeste nëse kishim parë apo dëgjuar gjë. Më pas, morëm vesh që ishte qëlluar Landi. Ne e njohim të gjithë, banon këtu prej shumë e shumë vitesh. Tani sa kishte filluar të sistemohej, se kur doli nga burgu ishte shumë keq. Kishte rregulluar shtëpinë, kishte blerë makinë të mirë. Por nuk jetonte këtu. Më shumë jetonte në Gjermani. Madje, ka pak ditë, rreth 2-3 javë që ishte kthyer nga atje dhe me aq sa kishim biseduar me të, na tha se do të ikte prapë”, tregojnë disa banorë të pallatit ku banon familja Boçi.

Ndërsa në lidhje me plagosjen, për të cilën ai ishte dënuar para 8 vitesh, ata shprehen se janë në dijeni, por me sa kishin dëgjuar ishte mbyllur konflikti mes tij dhe personit që kishte plagosur.

“Ne e dimë që ai kishte plagosur njërin para disa vitesh, por ajo ngjarje ishte mbyllur mes dy familjeve dhe nuk besojmë se kjo që ndodhi sot ka lidhje me atë që ka ndodhur në atë kohë”, tregojnë ata. Por në lidhje me atentatin, banorët nuk janë në gjendje të japin detaje, pasi, sipas tyre, nuk kanë dëgjuar dhe nuk kanë parë asgjë./a.m.

Next Post
Pesë mënyra që tregohet se aloe vera është e magjishme për lëkurën

Pesë mënyra që tregohet se aloe vera është e magjishme për lëkurën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In