Policia ka arrestuar këtë të enjte një 26-vjeçar, të shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë të ndodhur më herët gjatë vitit në Thumanë të Krujës.
Sipas një njoftimi për shtyp nga Drejtoria lokale e Policisë së Lezhës, në pranga ka rënë shtetasi Pëllumb Kora, nga Thumana, ndaj të cilit gjykata e Krujës kishte vendosur në mungesë masën e sigurisë “arrest me burg”.
Konkretisht, 26-vjeçari Kora akuzohet për “vrasje në rrethana cilësuese” dhe “armëmbajtje pa leje”, lidhur me ngjarjen ku u vranë tre shtetas më 5 qershor 2015.
Vëllezërit Daniel, Besnik, Pellumb dhe babai i tyre Gurali Kora akuzohen si autore të vrasjes së Fran dhe Arben Çekut, babë e bir, 79 dhe 44 vjeç dhe Eno Ramës 20 vjeç, nipi i viktimave. E plagosur mbeti edhe Luçie Çeku 66 vjeçe, bashkëshortja e Franit.









