Policia e Shtetit ka shoqëruar 15 persona që mund të kenë dijeni për vrasjen e Mario Majollarit mbrëmjen e së martës në zonën e Kinostudios në Tiranë.
Pista kryesore e ngjarjes lidhet me hakmarrjen, pasi babai i viktimës ëhstë dënuar për vrasjen e dy perosnave në vitin 2000, ngjarje e ndodhur në aksin Tiranë-Dajt.
Avni Majollari po vuan dënimin me burg përjetë për vrasjen e shtetasve Amarildo Nelaj dhe Ilir Gjuzi. Personat e shqoëruar janë kryesisht të afërm të tyre.
Ndërkohë, policia nuk ka arritur të gjejë në banesë vëllain e Ilir Gjuzit. Burimet bëjnë me dije se po kërkohet vendodhja e tij dhe janë shtuar dyshimet pas largimit nga banesa.
Gjithsesi policia tregohet e rezervuar lidhur me autorësinë e krimit. Për momentin po kryhen veprime hetimore intensive. /a.m.