Policia greke ka zbardhur mbrëmjen e së mërkurës, vrasjen e një 24-vjeçari shqiptar, të ndodhur më datën 28 maj të këtij viti, në lagjen Patisia të Athinës.
Hetimet kane zbuluar se ekzekutorët janë shtetas shqiptarë, 19, 20, 23 vjeç. Ndersa urdhëruesja e vrasjes, një femër 24 vjeçare, ish e dashura e viktimës.
Të pyetur nga hetuesit, katër të arrestuarit deklaruan se ishin implikuar në vrasjen e 24 vjeçarit pas kërkesës së bërë prej 24 vjeçares. Kjo tashmë eshte arrestuar.
Sipas deklarimeve, vajza kishte kërkuar nga të afërmit e saj ta ndihmonin për të shpëtuar prej shqiptarit me të cilin kishte prej kohësh një lidhje intime.
Ajo kishte ankesa se i dashuri e dhunonte. E gjendur nën presionin gjithmonë në rritje të ish të dashurit të saj, ajo kërkoi prej të afërmve të saj, që ta largonin, duke ushtruar dhunë fizike raporton Panorama.
Pasi e vuri në grackë viktimën, ajo la takim me të në një zonë, ku viktima nuk do të kishte shumë mundësi shpëtimi. Fillimisht katër të arrestuarit e kërcënuan dhe më vonë palët u përballën në një sherr banal, i cili degjeneroi në akte dhune verbale, mes viktimës dhe dhunuesve, tashmë të arrestuar.
Gjatë sherrit, njeri prej tyre nxorri thikën duke e lënë të vrarë në vend 24 vjeçarin, trupi i të cilit u dërgua i pa jetë në spitalin e Athinës.
Gjatë ditëve në vazhdim, policia mundi të gjejë provat dhe të vërë në pranga katër të dyshuarit. Ata do të dërgohen në gjykatë nën akuzën e vrasjes me paramendim.