Kujtojmë se ngjarja ndodhi të hënën pas mesnate, në afërsi të stadiumit së skuadrës së Aris në Selanik.
Me ndërhyrjen e Gjykatës së Lartë të vendit, grupi që sulmoi të rinjtë konsiderohen bandë kriminale, ndërsa policia greke ka nisur një operacion special për arrestimin e shpejtë të gjithë të implikuarve.
Sipas të dhënave të fundit, rol kryesor në vrasje kishte dhe një 20 vjeçar shqiptar, shok i ngushtë i 23 vjeçarit tjetër, të arrestuar.
20 vjeçari gjithashtu është ndaluar nga policia në vitin 2019, për dhunë kundër tifozave të skuadrës kundërshtare Aris.
Sakaq policët duke kërkuar në sistem të dhënat e 20-vjeçarit, vunë re se ka vulosur pasaportën në pikën kufitare drejt Shqipërisë mesditën e të enjtes.
Policia greke ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për kapjen e 20-vjeçarit që sipas këtyre të dhënave fshihet tashmë në Shqipëri.