• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e 16-vjeçarit, familja nuk pranon faljen e familjes së autorit

by A R
10/03/2018 13:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Durrësit i trembet një hakmarrjeje të mundshme të familjes Gjokazaj ndaj asaj Lala dhe po mban nën monitorim të rreptë të dyja familjet.

Nëntë ditë më parë, Devid Lala qëlloi për vdekje tri herë me thikë bashkëmoshatarin e tij Angjelo Gjokazaj, 16 vjeç. Policia kishte dërguar një agjent pranë familjes Gjokazaj pas ngjarjes për të marrë informacione se çfarë kishte në plane familja Gjokazaj.

Ai mësoi se babai i të ndjerit nuk kishte ndërmend ta falë vrasjen e të birit. Sipas të dhënave, familja Gjokazaj e ka refuzuar faljen e familjes Lala, e cila pranoi fajin dhe kërkoi menjëherë të falur.

Babai i Devid Lalës dërgoi njerëz për ngushëllime te familja Gjokazaj, por kjo e fundit refuzoi ndjesën dhe ngushëllimet e tyre. Siç mësohet, familja Lala ka tentuar disa herë të dërgojë njerëz te familja e 16- vjeçarit të vrarë, por ata nuk janë pranuar. Në sajë të këtyre informacioneve të marra, Policia ka shtuar masat për të evituar hakmarrje. Ngjarja e rëndë ndodhi nëntë ditë më parë në zonën e Spitallës, në lagjen 15 të qytetit bregdetar ku jetojnë dhe dy familjet, Lala dhe Gjokazaj.

Adoleshentët, të cilët ishin konfliktuar dy ditë parë ngjarjes fatale, u përplasën sërish dhe përfundoi tragjikisht me vdekjen e Angjelo Gjokazajt. Autori Devid Lala, në përleshje e sipër, e qëlloi atë tri herë me thikë. Një prej plagëve i preku zemrën. Pak orë më vonë, 16- vjeçari nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra, duke ndërruar jetë në sallën e kirurgjisë, në duart e bluzave të bardha. Lala tha se kishte qenë i detyruar ta qëllonte me thikë 16-vjeçarin, pasi ky i fundit së bashku me një të afërmin e tij, e kishin shtrirë në tokë duke e goditur pa pushim, raporton “Panorama”.

Ai theksoi se ishte penduar për veprimin e tij, por deklaroi se shkaktar për nisjen e konfliktit ishin bërë Gjokazajt dhe një i afërmi i tij. Sipas 17-vjeçarit, Angjelo dhe kushëriri i tij i kishin zënë pritë pranë urës (ku ndodhi ngjarja) dhe në momentin që ishte afruar është sulmuar barbarisht nga dy adoleshentët. Lala tha se ata e kanë qëlluar disa herë derisa e kishin shtrirë në tokë, duke e goditur me sende të forta dhe me aparatet celularë në kokë. I pyetur për thikën që qëlloi mbi 16-vjeçarin, Lala tha se e kishte blerë pasi dy ditë më parë ishte konfliktuar me Gjokazajn dhe e priste një sulm nga ai.

“Pavarësisht se i vdekur mbeti Angjelo, por viktimë e asaj ngjarjeje jam unë. Nuk meritoj të jem këtu pas hekurave, por fati i keq bëri që të mbyllem këtu. Më vjen shumë keq që situata shkoi kështu. Absolutisht nuk kisha për qëllim ta vrisja, por t’i trembja, se me kishin vënë për poshtë dhe më mbytën në dajak. U konfliktuam pasi më provokuan, ai me kushëririn e vetë. Bëmë llafe, por na ndanë shokët e tjerë. Isha i sigurt se nuk kishin për ta lënë me kaq dhe bleva një thikë dhe e mbaja me vete, sigurisht për t’u mbrojtur”, ka deklaruar në Gjykatë autori./Panorama

Next Post
Të gjithë kundër Bashës, edhe vetë Lulzim Basha kundër tij, ose…

Për trekëndëshin e supozuar Uashington - Tiranë - Moskë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

PD-së i ka ndalur koha, Ramën e rrëzon vetëm një pushtet i jashtëm

February 10, 2026
“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

February 10, 2026
“Shqyrtimi zgjati vetëm 1 orë”, Bardhi në ‘Kushtetuese’: Të shfuqizohen ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

“Shqyrtimi zgjati vetëm 1 orë”, Bardhi në ‘Kushtetuese’: Të shfuqizohen ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

February 10, 2026
Veliaj fiton betejën, por humb ‘mëkatarët’ që e shkarkuan

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

February 10, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Hagës i dridhet dora për krimet serbe, por i lëshohet për UÇK!

February 10, 2026
Dita e dytë e deklaratave përmbyllëse për ish-krerët e UÇK-së, Prokuroria: Thaçi ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët

Dita e dytë e deklaratave përmbyllëse për ish-krerët e UÇK-së, Prokuroria: Thaçi ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët

February 10, 2026
Sherr në një lokal në Bushat, 56-vjeçari qëllon me kosore 39-vjeçarin! Vihet në pranga

Ra nga shkallët e banesës, ndërron jetë 74 vjeçari në Durrës

February 10, 2026
Shtypi gazin në vend të frenave, 44-vjeçarja përplas të ëmën me makinë, ndërron jetë

Shtypi gazin në vend të frenave, 44-vjeçarja përplas të ëmën me makinë, ndërron jetë

February 10, 2026
Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

February 10, 2026
Spiropali takim me Zëvendëssekretaren Amerikane të Shtetit: Thellim i partneritetit ekonomik e strategjik, bashkëpunim për çështje në interes të Shqipërisë

Spiropali takim me Zëvendëssekretaren Amerikane të Shtetit: Thellim i partneritetit ekonomik e strategjik, bashkëpunim për çështje në interes të Shqipërisë

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In