Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja reagoi të hënën për ngjarjen tragjike të ndodhur sot në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë. Manja deklaroi se është thellësisht i tronditur nga humbja tragjike e jetës së 14 –vjeçarit “nga një konflikt mes moshatarësh”.
Ai i bëri thirrje institucioneve të zbardhin rrethanat me urgjencë dhe drejtësi.
“I bëj thirrje institucioneve të zbardhin rrethanat me urgjencë dhe drejtësi. Si Ministër i Drejtësisë, mbështes çdo masë ligjore për një mjedis më të sigurt për fëmijët tanë në shkolla”, tha ai.