• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja/ Dëshmia e vëllait të Papës: Nuk ruhej, s’kishte asnjë shqetësim! Kunata: Mendova se plasën fishekzjarre, jo armë

by Java News
26/12/2022 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e Edmond Papës një javë më parë në Tiranë vijon të mbetet pa autor, e ndërsa dëshmitë e personave që kanë qenë prezentë në momentin e ekzekutimit nuk kanë ndihmuar grupin e hetuesve për të shkuar drejt autorëve. Report Tv me gazetarin Sokol Dema ka zbardhur dëshminë e pronarit të lokalit ku u vra Edmond Papa, i cili tregoi se pa një person me kapuç që kishte hyrë dhe më pas pa viktimën. Persona i pari që kishte kontaktuar kishte qenë kunata e Edmond Papës, e cila e kishte shtëpinë afër me lokalin.

“Kam qenë brenda në lokal dhe isha në banak. Kam dëgjuar zhurmë dhe mendova ishin fishekzjarre. Pashë një person me kapuç në kokë dhe pastaj dola nga banaku për te dera dhe në hyrje të lokalit kam parë viktimën, i cili me tha që ishte plagosur dhe të lajmëroja ambulancën. Ishte ora 16:25 dhe telefonova numrin 129 dhe më ka dalë sekretaria, i rashë dy herë.

Nuk po më përgjigjeshin dhe shkova te banesa e vëllait të viktimës dhe aty doli kunata e viktimës dhe i kam thënë asaj që është plagosur kunati. U ktheva në lokal dhe hoqa xhupin dhe ia vendosa te koka viktimës dhe i vendosa një peshqir te plagët. Kunata e tij mori makinën për ta transportuar në spital pasi ambulanca nuk kishte ardhur akoma, më pas erdhi policia dhe pastaj ambulanca që e mori dhe çoi në spital”, ka thënë pronari i lokalit me inicialet, V.SH.

Kunata ka treguar se ka dëgjuar krismat, por kishte menduar se kishin qenë fishekzjarre. Përpara hetuesve, kunata ka thënë se pasi kishte telefonuar ambulancën, nuk e kishte pritur deri sa ajo të vinte, por kishte marrë makinën e vetë Edmond Papës dhe ishte nisur drejt spitalit.

“Në orën 10:00 në shtëpi kanë ardhur vjehrra së bashku me kunatin. Ata kanë ardhur në Tiranë me automjetin e kunatit tim, pasi do të kryenin disa vizita mjekësore të vjehrrës. Rreth orës 16:15, kunati më kërkoi që t’i jepja për të ngrënë vjehrrës, para se ta çonte për vizitë mjekësore. Kur isha duke i dhënë për të ngrënë vjehrrës dhe në ato momente dëgjova të shtëna. Kujtova se mos ishin fishekzjarrë, por më pas ra zilja e portës dhe ishte pronari i lokalit, ai më tha të lajmëroja ambulancën pasi ishte plagosur kunati im në lokalin e tij. Telefonova ambulancën dhe pastaj mora automjetin e kunatit tim për ta dërguar në spital, por më pas erdhi policia dhe ambulanca që e mori”, ka thënë kunata.

As dëshmia e vëllai të viktimës, nuk ka qenë aspak e vlefshme. Ai është shprehur se pak para se të vritej, nuk kishte parë asgjë të dyshimtë te i vëllai, duke theksuar se nuk i trembej një atentati, prandaj as nuk ruhej.

“Nuk kam parë asnjë shqetësim të vëllai dhe ai nuk ruhej, nuk ka pasur konflikte”, tha thënë vëllai i Edmond Papës./m.j

Next Post
41-vjeçarja vdiq për të sjellë në jetë binjakët, bashkëshorti letër mjekëve: Ju ishit engjëjt e saj

41-vjeçarja vdiq për të sjellë në jetë binjakët, bashkëshorti letër mjekëve: Ju ishit engjëjt e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndoshta nuk do të ecin kurrë”, këngëtarja rrëfen diagnozën e rrallë të vajzave binjake

“Ndoshta nuk do të ecin kurrë”, këngëtarja rrëfen diagnozën e rrallë të vajzave binjake

January 4, 2026
Rrëmbimi i Maduros nga SHBA, zyrtarët e lartë venezuelas: Qeveria qëndron e bashkuar!

Rrëmbimi i Maduros nga SHBA, zyrtarët e lartë venezuelas: Qeveria qëndron e bashkuar!

January 4, 2026
“Do të largohem, mirupafshim”/ Stine bën gati valixhet, Iliri përlotet, cili ishte plani i banorit

“Do të largohem, mirupafshim”/ Stine bën gati valixhet, Iliri përlotet, cili ishte plani i banorit

January 4, 2026
Kina kërkon lirimin e Maduros, Këshilli i Sigurimit i OKB do të mbajë mbledhje urgjente

Kina kërkon lirimin e Maduros, Këshilli i Sigurimit i OKB do të mbajë mbledhje urgjente

January 4, 2026
Asllani ndjek fitoren e Torinos nga stoli, Ismajli vendimtar me asist

Asllani ndjek fitoren e Torinos nga stoli, Ismajli vendimtar me asist

January 4, 2026
Librashitësi i fundit i Gazës: I dogjëm librat për t’u ngrohur, por kultura mbetet

Librashitësi i fundit i Gazës: I dogjëm librat për t’u ngrohur, por kultura mbetet

January 4, 2026
Dështimet e ‘trashëgimtarit’ të Chávez, fiksimi i Nicolás Maduro me tradhtinë

Dështimet e ‘trashëgimtarit’ të Chávez, fiksimi i Nicolás Maduro me tradhtinë

January 4, 2026
Kush është gjyqtari ‘i hekurt’ që do të vendosë fatin e Nicolas Maduros në New Jork

Kush është gjyqtari ‘i hekurt’ që do të vendosë fatin e Nicolas Maduros në New Jork

January 4, 2026
Përjashtimet në PD/ Hila: Alibeaj tregoi se si do të qeveriset fraksioni i Bashës!

Pse gëzon Tirana më shumë se Karakasi?

January 4, 2026
Rubio: SHBA-të, sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje me drogë në Karaibe

Paqartësi për të ardhmen e Venezuelës, Rubio: SHBA do të vendosë karantinë ushtarake

January 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In