• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasësit e Indrit Çelajt mund të jenë larguar ilegalisht drejt Greqisë

by Java News
02/09/2019 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur kanë kaluar 12 ditë nga vrasja e teknikut të kondicionerit, Indrit Çelaj, policia e Tiranës vijon të ketë ende në kërkim autorët e dyshuar, dy vëllezërit Griseldo e Albano Kusi.

Burime të sigurta pranë grupit hetimor thanë se ka dyshime që dy vëllezërit Kusi të jenë larguar drejt Greqisë në mënyrë ilëgale e pa u regjistruar në sistemin TIMS.

Sipas të njëjtave burime, mësohet se vetëm dy ditë pas ngjarjes së ndodhur brenda vilës 3 katëshe te familjes Kusi, antenat telefonike zbuluan se dy vëllezërit Kusi ndodheshin në zonën e Vorës, ku mundën t’i shpëtonin edhe një operacioni policor për kapjen e tyre.

Por e paqartë mbetet mënyra se si dy vëllezërit kanë mundur t’u shpëtojnë kontrolleve të policisë, pasi vetëm 4 ditë më parë policia kishte marrë informacion në rrugë operative se ata ndodheshin në zonën e Korçës.

Nga ana tjetër autoritetet shqiptare i kanë shpallur vëllezërit Kusi në kërkim ndërkombëtar.

Indrit Çelaj u qëllua me plumb në kokë teksa ishte duke kryer punime në tualetin e katit të parë për montimin e kondicionerit.

Dëshmitë e dy punonjësve të tjerë i treguan prokurorisë së Griseldo Kusi i kërkoi llogari Çelajt për një vrimë që po hapte në mur, e më pas e qëllon me pistoletë.

Vrasja e Çelajt nga Griseldo Kusi u përforcua edhe më shumë nga dëshmia e Lorenc Veliaj. Ky i fundit i tha policisë se Griseldo i kishte kërkuar të merrte persipër krimin, pasi ishte edhe në kërkim policor.

Pas vetëdotëzimit ai u prangos vetëm për tre vepra penale që nuk kishin lidhje me ngjarjen.

Për vrasjes e 26 vjeçarit Indrit Çelaj policia arrestoi pronarin e vilës ku ndodhi ngjarja Bujar Kusin, babi i dy vëllezërve Kusi, për të cilin gjykata caktoi arrest me burg. Po e njëjta masë u dha edhe për Ferdinant Bakallin dhe Ali Sula, ndërsa për Luan Cakën gjykata caktoi arrest shtëpie. Ata akuzohen për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. /l.m

Next Post
VIDEO/ Grabitet një bankë në Kosovë, qytetarët të tmerruar, autorët qëllojnë me armë zjarri mbi policinë

VIDEO/ Grabitet një bankë në Kosovë, qytetarët të tmerruar, autorët qëllojnë me armë zjarri mbi policinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
“Epsteini” ynë

“Epsteini” ynë

February 6, 2026
Nga përndjekja e Zef Brozit, te Sollaku, Ina Rama e Dumani, Lamallari i kujton Berishës sulmet ndaj drejtësisë: Me ligjin 7501 futët Shqipërinë në vëllavrasje

Kush janë 447 personat që do lirohen pas amnistisë? Flet Ministri Lamallari

February 6, 2026
Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

February 6, 2026
Reshjet e shiut përmbytën Himarën, uji vërshon në katet e para të banesave dhe bizneseve

Reshjet e shiut përmbytën Himarën, uji vërshon në katet e para të banesave dhe bizneseve

February 6, 2026
Hapet gara për drejtuesit e 9 shërbimeve kryesore në QSUT

Hapet gara për drejtuesit e 9 shërbimeve kryesore në QSUT

February 6, 2026
Ministri Blendi Gonxhja: Arbër Minxhozi emërohet Drejtor i Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

Ministri Blendi Gonxhja: Arbër Minxhozi emërohet Drejtor i Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In