I akuzuari si vrasës serial, Jualian Sinanaj ka denoncuar nga qelia procesin hetimor që po zhvillohet ndaj tij. I penduari i drejtësisë, i përfshirë edhe në bandën e tritolit, ka marrë në telefon News 24, ku ka thënë se prokuroria dhe policia po fshehin provat dhe se gjithçka po manipulohet në lidhje me Ilir Karçinin.
Gjithashtu Sinanaj ka thënë se ish-kreu i Policisë së Shtetit , Artan Didi e ka kërcënuar me jetë. “Artan Didi ka ardhur këtu në Spitalin e Burgut, ku mbahen të penduarit e drejtësisë dhe me ka kërcënuar që të mos flas për Ilir Karçinin. Ky i fundit është arrestuar si porositës i vrasjes së biznesmenit së hidrokarbureve, Piro Bare.
Kam 7 muaj që po hetohem dhe nuk kam avokat. Ish- gjyqtari Skerdilajd Konomi u vra nga njerëz me pushtet dhe deputetë, që dalin çdo ditë në ekrane. Konomi u vra nga një person që është i arrestuar në Shkodër”, ka qenë ky denoncimi i bërë sot nga qelia e Spitalit të Burgut, ndërkohë që telefonat u ndërpre nga gardianët.









