• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasësi i policit, ekspertiza: David Qosaj nuk është i sëmurë mendor

by Java News
25/12/2016 12:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pretendimet për çrregullime mendore nuk e kanë shpëtuar 30- vjeçarin David Qosaj nga akuza për vrasjen e një polici dhe rrezikimin e jetës së shumë të tjerëve në Torovicë të Lezhës.
Qosaj, i cili vrau efektivin e FNSH-së në Shkodër, Ardian Kodra, do të përgjigjet për tri akuza para Gjykatës së Krimeve të Rënda. Sipas Prokurorisë, nga hetimet e kryera në lidhje me ngjarjen, nuk ka rezultuar që 30-vjeçari i pandehur për ngjarjen, të jetë në kushtet e mungesës së përgjegjshmërisë për veprimet që kryen.

Më 20 dhjetor 2016, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar në gjyq të riun me akuzat e “vrasjes së punonjësve të policisë së shtetit”, “vrasjes së punonjësve të policisë së shtetit” mbetur në tentativë, dhe “prodhimit e mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”.

Gjyqtarja Irena Gjoka do të shqyrtojë dosjen penale të dorëzuar nga ana e Prokurorisë për të riun, që akuzohet për vrasjen e një oficeri policie në datën 2 shtator 2016.

NGJARJA Sipas hetimeve të Prokurorisë, më datë 02.09.2016, rreth orës 11:50, shërbimet e policisë pranë sallës operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë marrë një njoftim se shtetasi David Qosaj ka dalë nga banesa dhe ka qëlluar me automatik.

Pasi është vlerësuar situata si problematike, shërbimet e policisë, të ndihmuara dhe nga ato të FNSH-së Shkodër, të organizuar dhe me dy blinda janë nisur drejt vendit ku edhe pretendohej se po qëllohej.

Pasi kanë arritur në fshatin Torovicë, ata kanë konfirmuar situatën e raportuar. Pasi është organizuar lëvizja e trupave, mjeti tip blind, në të cilin ndodheshin shtetasit T. T. si zëvendëskomandant, polici i vrarë Ardian Kodra drejtues mjeti, si dhe punonjësit e policisë E. B. dhe V. T., ka qenë duke lëvizur në drejtimin veri– jug, duke pasur banesën e të dyshuarit në krah të djathtë dhe pasi ka kaluar disa metra atë, është kthyer në drejtimin jugveri, me banesën tashmë në krahun e majtë, në një distancë fare të afërt me të.

VRASJA E POLICIT

Për shkak të gjeografisë së terrenit, udhëheqësit e operacionit kanë orientuar drejtuesin e blindit të spostohej disa metra më tutje për të pasur një fushëpamje më të plotë të objekti (banesë e David Qosajt) dhe pas kësaj, ai është pozicionuar përfundimisht në një distancë optimale nga ku mund të shiheshin dhe lëvizjet e personit të dyshuar.

Duke qenë se tashmë pjesa ballore e objektit ishte nën kontroll, por nuk ishte siguruar plotësisht perimetri i banesës së të dyshuarit, një grup punonjësish të Policisë kanë lëvizur në drejtim të pjesës së pasme të objektit, ndërkohë që V.T. dhe E.B. kanë dalë nga blindi nga ana e djathtë e tij, dhe janë pozicionuar pas tij në pritje të zhvillimit të mëtejshëm të situatës.

Pas pak sekondash është parë drejtuesi i blindit, viktima Ardian Kodra, i cili ka dalë nga mjeti dhe është pozicionuar thuajse përballë banesës, prapa një peme, e cila ndodhej fare pranë shtëpisë dhe u ka thënë shokëve të tij se është qëlluar dhe blindi.

Po në këtë moment, Ardiani, me armë në dorë ka thërritur emrin e të dyshuarit David dhe pas kësaj janë dëgjuar përsëri breshërima armësh dhe dikush, nga një pozicion tjetër, u ka thënë se “është vrarë Ardiani”. Pas kësaj, ai është marrë me mjet të blinduar dhe është dërguar pranë spitalit, por me gjithë ndihmën e dhënë, ai ka ndërruar jetë.
Panorama/d.i.

Next Post
ISHP: Rritje 2-fish i numrit të perdoruesve të drogës

Muriqan, dy shqiptarë e një italian të arrestuar për drogë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In