• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vrasësi me pagesë i Eskobarit që eliminoi 250 njerëz, sot ka 250 mijë ndjekës në Youtube

by A R
01/05/2017 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi kaloi 23 vite në burg, vrasësi profesionist me pagesë ka vendosur të “rrëfehet” për të bëmat e tij. Në “karrierën” si xhelat, ka pranuar se ka vrarë 250 persona. Ndërsa sot është një bloger në YouTube me mbi 250 mijë ndjekës, kurse për historinë e tij të përgjakshme janë shkruar edhe libra e janë bërë edhe filma.

“Jam vrasës profesionist. Kam vrarë për para. Gjithashtu kam vrarë për dashuri dhe respektin e madh për Pablo Escobarin”, ka deklaruar John Jairo Velasquez i njohur si Popeye, vrasësi më i besueshëm i njërit prej narko-dilerëve më të mëdhenj në botë, transmeton Telegrafi.

Për shkak të krimeve të kryera, ai kishte qëndruar prapa hekurave plot 23 vite e tre muaj. Ai beson se për “veprat” e tij e ka larë “borxhin” duke qëndruar në burg.

“Me duart e mia kam vrarë 250 persona. Ndërsa nga e gjithë organizata kanë pësuar 50 mijë njerëz. Jam ekspert i terrorizmit, rrëmbimeve dhe të gjitha llojeve tjera të krimit”, ka shtuar Velasquez.

Karteli i Escobarit është përgjegjës për vdekjen e mijëra personave. Por, pavarësisht këtij fakti, Escobar vazhdon të jetë i famshëm, kurse posterët dhe grafitet e tij shihen gjithkund.

Ka qenë një luftë brutale, pasi asnjë bandë nuk i është kundërvënë shtetit në mënyrë të hapur. Narko-karteli i Pablo Esbocarit, ka vrarë 540 policë dhe ka plagosur 800 tjerë.

Në vitin 1989 karteli kishte vënë një bombë në një aeroplan komercial, duke shpresuar se do ta vrasin armikun e Escobarit, Cezar Gavrija. Në atë aeroplan kandidati për president nuk kishte qenë brenda, por 107 civilë tjerë po.

“Kam qenë 10-vjeç kur i kam parë ato skena të tmerrshme të rrëzimit të aeroplanit. Aty e kam kuptuar se në mesin e të vdekurve ishte edhe trupi i babait tim”, ka deklaruar Gonzalo Rohas, njëri nga viktimat e klanit të Escobar, i cili shpreson që Popeye të tregoj se kush e kishte porositur vrasjen në rastin e njohur si “Avianka”. /a.m.

Next Post
Edhe serbët në Maqedoni kundër barazisë së shqiptarëve me maqedonasit

Edhe serbët në Maqedoni kundër barazisë së shqiptarëve me maqedonasit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

March 8, 2026
Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

March 8, 2026
PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

March 8, 2026
Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

March 8, 2026
U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

March 8, 2026
SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

March 8, 2026
Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

March 8, 2026
Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

March 8, 2026
Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

March 8, 2026
“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In