• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrasësi i Lulzim Bashës është në çadër

by Mero Baze
13/04/2017 21:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Dje ishte një ditë e keqe për Lulzim Bashën. Zyrtarët më të lartë të Bashkimit Europian, u shprehën hapur kundër politikave të tij dhe kërkuan kthimin urgjent në Kuvend, votimin e Reformës në Drejtësi dhe marrjen pjesë në zgjedhje. E kërkoi Komisioneri Hahn dhe përfaqësuesja e Lartë e BE Mogherini. Shtetet e Bashkuara po ashtu po i kërkojnë zyrtarisht të bëjë të njëjtën gjë. Kancelarja Merkel i ka dhënë mesazhe të qarta përmes të dërguarve të saj, për atë që e pret PD, nëse bojkoton Kuvendin, zgjedhjet dhe Reformën në Drejtësi. Kjo mund të bëjë që Basha ta arkivojë si herë të fundit marrjen pjesë në një Kongres të Partive Popullore dhe zyrtarë të rëndësishëm të PD, të izolohen dhe të kenë të drejtë të shkojnë vetëm në kazinonë e Budvës dhe plazhet e Turqisë.

Ishte po ashtu një ditë e keqe, edhe sa i përket fjalorit politik të tij. Ish- ministri i Jashtëm i Shqipërisë, rrëshqiti papritur në një gjuhë vulgare dhe konspirative, shumë herë më e vjetër se retorika komuniste e Enver Hoxhës në vitet ’70. As Nesti Nase e Reiz Malile s’kanë guxuar të thonë marrëzira të tilla për SHBA e Europën, në një regjim izolacionalist si stalinizimi shqiptar.

Me atë gjuhë, Lulzim Basha ua ka hequr të drejtën ambasadorëve të Perëndimit në Tiranë, të raportojnë për të dhe e ka ngritur “stekën” tek zyrtarët e lartë të BE e SHBA që të merren me të, duke i hequr vizën si një politikan bashkëpunues me ta.

Ishte po ashtu një ditë e keqe, edhe për faktin se Edi Rama po merr përditë e më shumë mbështetje dhe inkurajim të hyjë në zgjedhje dhe të bëjë zgjedhje të drejta e të ndershme, edhe nëse PD vendos të vetësakrifikohet nga frika e Reformës dhe humbjes në zgjedhje.

Bujar Nishani nga ana tjetër ka nisur njerëzit e tij tek Edi Rama për të filluar negociatat, për të nxjerrë Bashën nga ky batak. Dhe ky është akoma më shumë një lajm i hidhur për Bashën.

Pas gjithë këtyre lajmeve të këqija për të, pas një tronditjeje që lexohet në fytyrën e çdo demokrati nga paniku i mos hyrjes në zgjedhje dhe defaktorizimit të PD, ai e kishte të nevojshme të gdhihej si viktimë. Njerëzit duhet të gjenin sot një arsye t’u vinte keq për Lulzim Bashën. Dhe Lulzim Basha e ka gjetur agjencinë e duhur funerale për të bërë shërbimet, përmes Blendi Fevziut.

Njerëzit e afërt të tij, shpërndanë sot lajmin se dikush ka dashur të vrasë Lulzim Bashën. Burimi shkon larg tek një shtet fqinj, i cili ka marrë vesh nga një tjetër shtet fqinj, se një njeri që paska dashur të vrasë dhe Berishën më 2011, do të vrasë tani Bashën.

Dhe kështu rreziku është ilustruar me shtimin e badigardëve, për të cilët Garda thotë se janë procedurë normale para çdo procesi zgjedhor.

Në këtë histori ka dy gjëra të vërteta dhe dy gënjeshtra. Dy të vërtetat janë se Lulzim Basha është vërtet i trembur dhe se dikush po përpiqet ta vrasë atë. Dy gënjeshtrat janë që Lulzim Basha nuk është i trembur nga një vrasës ordiner dhe se askush nuk është paguar ta vrasë atë.

I vetmi vrasës i Luzlim Bashës është brenda çadrës së lirisë. Ai quhet Sali Berisha. Ai është përdhunuesi real i Lulzim Bashës, që e ka detyruar të futet në çadër për hallin e tij dhe ta pushkatojë politikisht, për ta bërë njëpërdorimsh. Shumë zyrtarë perëndimorë që injorojnë bojkotin e PD, kanë parasysh pikërisht hallin e Sali Berishës dhe e konsiderojnë shpëtimin e Shqipërisë nga ky njeri, si një çlirim.

Ky njeri e detyroi Lulzim Bashën të ngrejë çadrën që të mos ngrihen komisionet e Vetting-ut dhe pastaj me shpresë se Ilir Meta do mbajë vallen e tyre, ta bllokojnë këtë proces dhe pas zgjedhjeve të reja. Dhe kjo po i shkakton Lulzim Bashës vdekjen e tij politike. Ai po pushkatohet dita- ditës nga Perëndimi, si një i marrë peng, që për t’u çliruar, duhet vrarë bashkë me pengmarrësin. Përpjekja e tij për t’u shfaqur si viktimë pas pushkatimit potlik që po i bën Perëndimi, është një naivitet që nuk prek askënd. Askush nuk do vdekjen fizike të Lulzim Bashës, bile as lëndimin e tij. Edhe pse është një ministër që ka varrosur me dorë të vet për karrigen e tij, katër qytetarë dhe ka lënë tetë fëmijë jetimë, askush nuk ka kërkuar që drejtësia të vendoset në vend përmes gjakmarrjes. Askush nuk ka ndërmend t’ia bëjë këtë nder Lulzim Bashës. Berishës jo e jo.

Problemi real që ka Lulzim Basha është se ai ngjan si një i vdekur dhe i pakallur. Atë e ka vrarë politikisht Sali Berisha dhe nuk e varros askush. Ai sillet si somnabul nën një çadër, me shpresë se kështu do t’i shpëtojë ikjes përfundimtare për në Holandë. Ai praktikisht është i vdekur dhe e ka vrarë Sali Berisha. Formalitetet e përcjelljes nuk kanë shumë rëndësi. Dikur do bëhen.

Next Post
Policia e gjen pas 6 ditësh, ja dëshmia e adoleshentes nga Librazhdi

Policia e gjen pas 6 ditësh, ja dëshmia e adoleshentes nga Librazhdi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Paralajmërimi për sulme iraniane, Zogaj: Mund të ketë skenar ndaj Shqipërisë

April 2, 2026
Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

April 2, 2026
Guterres thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Lindjen e Mesme: Pasojat mund të jenë dramatike

Guterres thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Lindjen e Mesme: Pasojat mund të jenë dramatike

April 2, 2026
Eksperti i sigurisë Faik Basha, thirrje Berishës: Mos përhap panik! Irani s’ka kapacitet ushtarak të godasë vendin tonë

Eksperti i sigurisë Faik Basha, thirrje Berishës: Mos përhap panik! Irani s’ka kapacitet ushtarak të godasë vendin tonë

April 2, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

Ish-ministri Demiraj: Të merret seriozisht paralajmërimi i SHBA! 3 pikat ku duhet të përqëndrohen institucionet

April 2, 2026
E rëndë në Fier, 40-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë (EMRI)

E rëndë në Fier, 40-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë (EMRI)

April 2, 2026
Presidenti amerikan Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, kush e zëvendëson

Presidenti amerikan Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, kush e zëvendëson

April 2, 2026
Pyetje retorike për një kandidat pa shanse

Prehjen nuk e gjetën kurrë as shpirtrat e viktimave të komunizmit, por kam frikë se s’do ta gjejnë as viktimat e demokracisë

April 2, 2026
Shkelje dhe evazion në qarkullimin e parave/ BSH heq licenca dhe vendos gjoba në disa pika këmbimi valutor

Shkelje dhe evazion në qarkullimin e parave/ BSH heq licenca dhe vendos gjoba në disa pika këmbimi valutor

April 2, 2026
Shqipëria pjesë e përpjekjeve për zgjidhje, ministri Ferit Hoxha flet mbi takimin virtual për ngushticën e Hormuzit

Shqipëria pjesë e përpjekjeve për zgjidhje, ministri Ferit Hoxha flet mbi takimin virtual për ngushticën e Hormuzit

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In