• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Vrasësi lejohet të rrijë në Britani, sepse mund të jetë rrezik për Shqipërinë…”

by A R
23/12/2020 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shqiptar, i cili vuan nga skizofrenia paranojake dhe prej 17 vitesh ndodhet në burgjet e Britanisë për vrasje, ka tërhequr së fundmi interesin e mediave atje. Shkak është bërë vendimi i një gjyqtareje për të mos lejuar deportimin e tij drejt Shqipërisë, duke argumentuar se në vendin tonë do ta kishte të pamundur marrjen e mjekimit e për pasojë do të ishte i rrezikshëm për komunitetin.

“Një vrasës skizofren paranojak i shpëtoi deportimin drejt Shqipërisë për shkak të të drejtave të njeriut, pasi një gjyqtare vendosi se ai mund t’i bënte keq të tjerëve në vendlindje. Astrit Mija vrau në 2003-n shokun e tij të shtëpisë dhe prej 17 vitesh qëndron në burg”.  

“Ai u dënua me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për vrasjen e Arben Bashës në shtëpinë ku jetonin në Ipswich, 4 vjet pasi kishte mbërritur në Britani me identitet fals, si refugjat nga Kosova.

“Ai duhet të deportohej pas përfundimit të dënimit, por një gjykatës për emigrimin vendosi që pavarësisht shërbimit psikiatrik falas që do të merrte në spitalet shqiptare, vullnetit të fortë të vrasësit për të marrë mjekimet dhe se nuk është mirë mendërisht, kthimi i tij në shtëpi do të ishte shkelje e të drejtave të njeriut”, shkruan DailyMail.

Gjyqtarja Anna-Rose Landes tha se Mija nuk kishte mbështetje familja në Shqipëri, që do të thotë se me gjasë do ta kishte të vështirë që të kishte akses të medikamenteve që i nevojiten dhe që do ta çonte me shumë mundësi në vetëvrasje ose në dëmtimin e të tjerëve. E përditshmja britanike thotë se apelimi që Home Office i kishte bërë kësaj çështjeje u refuzua.

Në 2013-n, Home Office vendosi se ai duhet të deportohej pasi të vuante dënimin, por Mija përdorin Artikullin 3 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut për të qëndruar. Kjo nuk është hera e parë që Mija ndërmerr beteja ligjore për të mos u kthyer në atdhe, megjithatë këtë herë qe i suksesshëm.

Gjyqtarja Landes vendosi se pa mbështetjen e familjes dhe të afërmve, Mija do të ishte i pastrehë e pa asnjë të ardhur në Shqipëri dhe do ta kishte thuajse të pamundur për të pasur akses të ilaçeve. Pasojat në këtë rast do të ishin të rënda si për të, ashtu edhe për komunitetin ku do të jetonte.

Megjithatë, kjo sipas DailyMail u hodh poshtë nga autoritetet shqiptare, të cilat thanë se Mija do të kishte mundësinë të merrte mjekim falas në Shqipëri, edhe nëse do të ishte i pastrehë, apo nuk do të trajtohej në spital.

“Mjekimi për skizofreni paranojake është 100 përqind falas dhe paguhet nga qeveria. Ne e konsiderojmë këtë sëmundje si kritike, ndaj mjekimi ka qenë pa pagesë prej vitesh“, tha zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Etiola Kola.

Që prej Nëntorit të 2019-s, Britania ka kthyer në vendlindjen 6 450 kriminelë të huaj.

/a.r

Next Post
Basha uron themelimin e PD: Si 30 vjet më parë, ne jemi zëri i shqiptarëve

Basha u premton të rinjve: Objektivi im, kthimi juaj në atdhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
Analizë | Si po mobilizohet shoqëria izraelite për projektin e ‘Izraelit të Madh’

Analizë | Si po mobilizohet shoqëria izraelite për projektin e ‘Izraelit të Madh’

March 2, 2026
Del foto e autorit teksa ikën pas vrasjes së 31-vjeçarit! Dëshmia e gruas: Viktima më ngacmonte

Vrau me thikë Egli Pashollarin te ish-Parku, arrestohet në Tropojë autori

March 2, 2026
Zbulohet urdhri i ministres! Si u komandua Bizhga në vend të Prodës, në krye të Policisë së Shtetit

Zbulohet urdhri i ministres! Si u komandua Bizhga në vend të Prodës, në krye të Policisë së Shtetit

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In