Porti i Durrësit merr masa të rrepta sigurie pas arratisjes së shqiptarit nga burgu në Itali.
Roland Dedja me origjinë nga Durrësi, i dënuar për vrasjen e të fortit të Vlorës, Shpëtim Çupës ka mundur të arratiset ditën e hënë (24 shtator) nga burgu në Itali.
NNdërkohë që policia italiane po vijon kërkimet, janë marrë masa të rrepta sigurie dhe në Portin e Durrësit. Dyshohet se Dedja do të kthehet në Shqipëri.
Kujtojmë se kjonuk është arratia e parë për 40-vjeçarin Dedja, pasi edhe në vitin 2010 është arratisur nga burgu i Pisas, së bashku me një tjetër shqiptar.
/a.r