• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vrasësi i policëve: Euro 2016 do të kthehet në varrezë

by Aalison Pearse Stevens
14/06/2016 12:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një militant i ISIS vrau gjatë natës një komandant të policisë franceze, bashkëshorten e këtij të fundit, ndërsa shpëtoi vetëm fëmija 3 vjeç i çiftit.

Jean Baptiste Salvaing, 42 vjeç, mori 9 gjuatje në bark me thikë në banesën e tij në Magnanville, Yvelines, në veri të Parisit. Ngjarja u shënua në orën 08:30 PM.

Shpërthime u dëgjuan në zonë gjatë natës, ku policia franceze neutralizoi vrasësin dhe shpëtoi fëmijën peng të çiftit.

Brenda shtëpisë ata gjetën trupin e pajetë të gruas të komandantit, e cila gjithashtu ishte oficere policie.

Autori u identifikua si si Larossi Abballa, 25 vjec, dhe pas investigimeve u zbulua se ka qenë pjesë e një rrjeti xhihadist që ka operuar në Siri.

Mediat e huaja raportojnë se rreth orës 20:52, Aballa kishte postuar një video mesazh të gjatë në Facebook Live. Në të ai ftonte për të vrarë policët, rojet dhe reporterët e gazetarët, duke theksuar i bindur se “Euro 2016 do të jetë një varrezë”.

Më pas u raportua se profili i tij u mbyll, por para kësaj në të ishin postuar edhe fotot e viktimave. Bashkë me të edhe një mesazh ku atentati merrej përsipër nga “sheiku Adnani”, numri dy i ISIS.

Sipas burimeve të cituara nga Bfm-Tv, gjatë blitzit të policisë, autori hapi zjarr kundër agjentëve. Pastaj erdhi zbulimi makaber i trupit pa jete te gruas. Shpetoi vetem femija qe sipas autoriteteve është në gjendje shoku. Sipas mediave, në videon qe thuhet se ishte postuar shihej edhe fëmija i çiftit, një fëmijë vetëm 3 vjeç, i ulur pranë terroristit që thotë: “Nuk e di se çfarë do të bëj me të”.

Presidenti francez, Hollande e ka cilësuar vrasjen e dy punonjësve të policisë si një akt terrorist. Në fakt, autori i krimit ishte dënuar në vitin 2013 për krime që lidhen me terrorizmin.

Sulmi nga ISIS është marrë përsipër nëpërmjet Agjencisë së lajme AMAQ, faqe e cila pasqyron aktivitetin e organizatës.

MESAZHI NË FACEBOOK

Rreth orës 20:52 Larossi Abballa bënte thirrje në rrjetin social “Facebook” për vrasjen e sa më shumë policëve dhe gazetarëve. Në fund të postimit të tij ai shkruante “Euro 2016 do jetë një varrezë”. Faqja e tij është bllokuar menjëherë pas publikimit, ndërsa nuk dihet ende nëse 25-vjeçari ka patur lidhje me ISIS, apo ka vepruar në mënyrë të pavarur.

DENIMI NE VITIN 2013

Në vitin 2013 Larossi Abballa dhe 7 persona të tjerë u dënuan me nga 3 vjet burg pasi kishin organizuar nisjen e disa xhihadistëve drejt Pakistanit. Ata u akuzuan për përgatitje të akteve terroriste.

PRESIDENTI HOLLANDE

“Duhet një aksion ndërkombëtar” Kështu deklaroi presidenti francez Hollande, pas vrasjes së dy policëve në Paris. “Lufta kundër terrorizmit nuk i përket vetëm një shteti, por duhet t’i përfshijë të gjithë në një aksion ndërkombëtar”- deklaroi ai.

BW/d.i.

Next Post

Festën e derbit vëllazëror e zbehin fyerjet e tifozëve shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbahet sot protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë blu

Mbahet sot protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD/ “Blindohen” me gardh metalik institucionet dhe xhamia e Namazgjasë! Forca të shtuara policore në terren

Protesta e PD/ “Blindohen” me gardh metalik institucionet dhe xhamia e Namazgjasë! Forca të shtuara policore në terren

March 22, 2026
Hungaria “spiune” e Moskës në BE? Washington Post: Rusia në alarm për rënien e mbështetjes ndaj Orban!

Hungaria “spiune” e Moskës në BE? Washington Post: Rusia në alarm për rënien e mbështetjes ndaj Orban!

March 22, 2026
Maksimumi 50 litra në ditë, Sllovenia kufizon furnizimin me naftë për qytetarët dhe angazhon ushtrinë

Maksimumi 50 litra në ditë, Sllovenia kufizon furnizimin me naftë për qytetarët dhe angazhon ushtrinë

March 22, 2026
Autobusi me tifozë të Manchester City në Angli përfshihet nga flakët rrugës për në finale, evakuohen pasagjerët

Autobusi me tifozë të Manchester City në Angli përfshihet nga flakët rrugës për në finale, evakuohen pasagjerët

March 22, 2026
Përcolli djalin për në ushtri, humb jetën në aksident në Greqi 45-vjeçari nga Lezha (EMRI)

Përcolli djalin për në ushtri, humb jetën në aksident në Greqi 45-vjeçari nga Lezha (EMRI)

March 22, 2026
Vlerësim i arritjeve dhe kontributit në sport/ Broja, Mitaj dhe Uldedaj shpallen “Qytetar Nderi” të Malësisë së Madhe

Vlerësim i arritjeve dhe kontributit në sport/ Broja, Mitaj dhe Uldedaj shpallen “Qytetar Nderi” të Malësisë së Madhe

March 22, 2026
Namir Lapardhaja dhe kriza morale e një partie: kur zemërimi politik mbulon respektin për jetën dhe vdekjen

Namir Lapardhaja dhe kriza morale e një partie: kur zemërimi politik mbulon respektin për jetën dhe vdekjen

March 22, 2026
Shkoi në Greqi për të ndihmuar familjen, historia tronditëse e Anilesë: Atje u abuzova nga një shqiptar

Shkoi në Greqi për të ndihmuar familjen, historia tronditëse e Anilesë: Atje u abuzova nga një shqiptar

March 22, 2026
Frikë për goditjen e objektivave bërthamore, OBSH: Situata në Lindjen e Mesme ka hyrë në një fazë të rrezikshme

Frikë për goditjen e objektivave bërthamore, OBSH: Situata në Lindjen e Mesme ka hyrë në një fazë të rrezikshme

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In