• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasësi i grave, shkodrani është martuar 5 herë. Ja si iu shpëtoi 2 atentateve 74-vjeçari

by Java News
09/05/2017 09:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dalin të tjera detaje nga krimi brenda familjes në Shkodër, ku 74-vjeçari vrau me armë gjahu gruan e tij 47 vjeçe.

“Panorama” shkruan se Beqir Xhilaj mësohet se ka qenë 5 herë i martuar. Me bashkëshorten e parë, me të cilën nuk pati fëmijë, është divorcuar para viteve ’90.

Ai është martuar për të dytën herë, por sërish është ndarë pa pasur ende fëmijë. Xhilaj është martuar sërish dhe me gruan e tretë kishte tre fëmijë, por edhe me atë është divorcuar.

Me gruan e katërt ai ka 5 fëmijë, por disa vite më parë ajo u gjet e vrarë dhe për këtë u akuzua i shoqi. Në atë kohë, Beqir Xhilaj ka qëndruar në burg rreth 5-6 muaj, por më pas është liruar sepse ekspertiza dhe gjykata e ka cilësuar si një vetëvrasje të saj. Pas kësaj ngjarjeje, persona të paidentifikuar i kanë bërë dy atentate.

Herën e parë nuk kanë arritur që ta dëmtojnë, ndërsa në atentatin e dytë 74-vjeçari është qëlluar dhe është dëmtuar në njërën prej duarve, duke u detyruar që ta presë atë. Për të dyja rastet është dyshuar se autorë kanë qenë të afërm të gruas për të cilën ai u dyshua se e ka vrarë, por që më pas u klasifikua si vetëvrasje.

Më pas është martuar për herë të pestë në vitet e fundit me shtetasen Lumturi Xhilaj, me të cilën nuk pati fëmijë. Në momentin e krimit, çifti ka qenë i vetëm, ndërkohë që, sipas të dhënave, fëmijët e tij nuk jetojnë me të.

Ngjarja sipas policisë

Më datë 08.05.2017, rreth orës 00: 05, njoftohemi se është vetvrarë me armë gjahu në banesë shtetasja Lumturie Xhilaj, banuese në fshatin Guci e Re Njësia Administrative Rrethina Shkodër.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Në përfundim të veprimeve të para të kryera, rezultoi se shtetasja Lumturie Xhilaj nuk është vetvrarë por dyshohet se e ka vrarë bashkëshorti për motive të dobëta, krim që më pas e ka pranuar edhe vetë autori.

Në këto kushte Specialistët për Hetimin e Krimit bënë arrestimin në flagrancë të shtatasit: Beqir Xhilaj, 74 vjeç, banues në fshatin Guci e Re Njësia Administrative Rrethina Shkodër.

Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e gjahut të cilën e mbante me leje shtetasi i lartpërmendur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, e parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.

c.a

Next Post

Saliu dhe Luli, të vjetrit që flasin për Republikën e Re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Bordi i Transparencës ul me 10 lekë çmimin e naftës dhe me 8 lekë benzinën

April 9, 2026
“Bast i humbur”, The Guardian: Si Netanyahu doli humbësi kryesor i luftës…

“Bast i humbur”, The Guardian: Si Netanyahu doli humbësi kryesor i luftës…

April 9, 2026
Braçe ngre shqetësimet e prodhuesve të qumështit, Salla: Produktet kontrollohen nga ferma deri në tryezë

Braçe ngre shqetësimet e prodhuesve të qumështit, Salla: Produktet kontrollohen nga ferma deri në tryezë

April 9, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 10 Prill 2026

April 9, 2026
E pazakontë në Tiranë! Gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave, nis hetimi

E pazakontë në Tiranë! Gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave, nis hetimi

April 9, 2026
Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

April 9, 2026
77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

April 9, 2026
Fundi i perandorisë amerikane

Fundi i perandorisë amerikane

April 9, 2026
“Nuk kam fyer asnjë ambasador”, Berisha: Të më tregojë Gonzato direktivën e BE për ligjin e barazisë gjinore

“E ka kthyer Parlamentin në leckë”, Berisha sulmon Ramën: Debatet nuk shtyhen kanë afate kushtetuese

April 9, 2026
Animacione “Lego”, boom online, forma e re e satirës digjitale shënjestron Trump

Animacione “Lego”, boom online, forma e re e satirës digjitale shënjestron Trump

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In