Sipas MeteoAlb: Vijon në ndikimin e masave ajrore polare duke diktuar gjatë paradites vranësira dhe reshje të pakta shiu në zonat bregdetare por reshje dëbore në gjysmën lindore të Shqipërisë. Parashikohet që pasditja dhe nata të sjellin rënie të temperaturave dhe për pasojë pjesa me e madhe e vendit tonë përfshihet nga reshjet e dëborës.
Temperaturat e ajrit do të vijojne të ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -9°C deri në 9°C.
Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtesi 45-50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar ne det dallgëzim 5 ballë.
Kosova
Deri në mesditë MBETEMI në ndikimin e motit të acart por të vranët në të gjithë Kosovën. Pas mesditës reshjet e dëbores do të përfshijnë zonat Jugore dhe Perëndimore NDERSA më pas do kemi reshje të konsiderueshme dëbore në të gjithë vendin. Gjatë natës moti përmirësohet gradualisht.
Maqedonia e Veriut
Vranësira të dendura mbizotërojnë gjatë paradites. Por mesdita sjellë rreshje dëbore fillimisht në zonat kufitare me territorin shqiptar dhe veri më pas reshjet do të përfshijnë gjithë Maqedoninë e veriut.
g.kosovari