• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vranë me breshëri plumbash biznesmenin, Gjykata e Lezhes dënon me 47 vite burg autorët

by A R
26/06/2024 10:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 27 vite burg Llej Liken, i cili akuzohet për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli në fshatin Sanxahk të Kurbinit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 dhjetor 2021.

Pas një procesi të gjatë gjyqësor, i riu u gjet fajtor për veprat penale të vrasjes me paramendim dhe armëmbajtjes pa leje.

Ndërsa si bashkëpunëtor në këtë krim u dënua me 20 vite burg dhe Klauido Gjegji (Beleshi).

Ky i fundit fillimisht u procedua per moskallëzim krimi, por referuar dosjes të hetuar nga prokurori Françesk Ganaj, organi i akuzës arriti të provojë se vrasja e biznesmenit Rakip Roli është realizuar nga Llej Lika në bashkëpunim me shokun e tij Klaudio Gjegji (Beleshi).

Që prej momentit të arrestimit të tij dy ditë pas ngjarjes, Lika ka deklaruar para hetuesve se ka vepruar i vetëm në vrasjen e biznesmenit në shenjë hakmarrje, pasi ai bashkë me dy djemtë e tij e kishin dhunuar disa ditë para ngjarjes.

Por nga hetimet ka rezultuar se krimi është kryer në bashkëpunim me Klauido Gjegji (Beleshi) dhe trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari i Lezhës Ilir Përdeda dha dënimin maksimal për dy të rinjtë.

Rakip Roli ishte duke udhëtuar me automjetin e tij kur u qëllua me breshëri arme. Shtatë plumba e kapën në trup 55-vjeçarin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Një ditë pas ngjarjes policia vuri në pranga autorët e dyshuar, të cilët u kapën në një banesë në Fushë-Milot.

/a.r

Next Post
VIDEO / “Gjakpirës, more 4 mln lekë“, para se të vdiste nga kanceri, qytetari e denoncoi Gashin, por askush s’e dëgjoi

VIDEO / “Gjakpirës, more 4 mln lekë“, para se të vdiste nga kanceri, qytetari e denoncoi Gashin, por askush s'e dëgjoi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In