Burime bëjnë me dije se një grup mjekësh ekspertë që trajtojnë problemet e shëndetit mendor kanë kryer ekspertimin psikiatrik për të parë nëse fëmijët e Pëllumb Metës kanë probleme të shëndetit mendor. Nëse do të rezultojë që tre fëmijët nuk kanë probleme të shëndetit mendor, mbi ta mund të rëndojë akuza e vrasjes me paramendim. E pavërtetuar me prova shkencore është se cili nga fëmijët qëlloi me armë Pëllumb Metën, edhe pse policia dhe prokuroria deri tani kanë të dyshuar kryesor djalin e madh, Hysenin.