• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Votuesit i dhanë të drejtë kauzave të Albin Kurtit

by Emin Azemi
19/02/2021 14:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo fitore plebishitare e Albinit dhe Vjosës do të ishte e paplotë, nëse nuk e arrijnë një objektiv tjetër më madhor: ta transformojnë logjikën e deritanishme përjashtuese të garës politike, në konkurrencë të shëndosh idesh e veprimesh, ku nuk do të ndjeheshin të huaj edhe ata që nuk kanë votuar për ta, për të triumfuar në fund uniteti dhe mirëkuptimi i brendshëm kombëtar e shoqëror.

 

Nga Emin AZEMI

 

Ata që në vazhdimësi e kritikonin për gjithçka Albin Kurtin, humbën më 14 shkurt. Pra, ata nuk paskan pas të drejt në gjithë ato kritika e akuza dhe doli që Albin Kurti për shumë çka paska pas të drejtë.
Ai kishte pas të drejt, sidomos, kur kishte kritikuar abuzuesit dhe zhvatësit e shtetit.
Ai kishte pas të drejtë, sidomos, kur kishte kritikuar sistemin e drejtësisë, i kapur nga politika.
Ai kishte pas të drejtë kur ka kritikuar metodologjinë e gabuar të nomenklaturës së vjetër politike në bisedimet me Serbinë, ku këtë të fundit e nxirrte të jetë problem i brendshëm i Kosovës, dhe për rrjedhojë Serbia vazhdimisht tregohej edhe viktimë edhe superiore në këto bisedime.

Krejt këto qëndrime të Albin Kurtit u legjitimuan dhe u konfirmuan nga votuesit të dielën, të cilët, atij bashkë me Vjosa Osmanin, i deleguan një besim bukur të madh politik, i papërsëritshëm deri në tani në Kosovën e pasluftës.

 

Kurti nuk vjen nga shkollat aktuale politike të Kosovës. Ai është një ‘sui generis’. Një model i pakopjueshëm bashkëveprimi në mes të intelektit dhe guximit, në mes të etikës dhe përgjegjësisë. I ndodhur diku në kufirin që ndanë mendësinë politike që prodhoi ‘rugovizmin’, nga refuzimi i nënshtrimit që prodhoi UÇK-në, Albin Kurti, ndonëse i etabluar për një kohë  pranë ‘institucionit Adem Demaçi’, megjithatë, më tepër u  frymëzua nga teoritë politike-ekonomike sociale-demokrate evropiane, për t’i plotësuar me strallin e pashuar të udhërrëfimit/shtendërtimit që prodhonte filozofia politike e Ukshin Hotit dhe doktrina revolucionare e Hasan Prishtinës.

Sido që të jetë, Demaçi për të ishte ‘totemi’ urban i Prishtinës që ndante skemën mentale publike të fundviteve të nëntëdhjeta midis  atyre që rrezikonin jetën pritave për të hequr qafe ndonjë uniformë serbe, dhe atyre që nën avujt  e makiatos rrëfenin prajshëm për refuzimin estetik të Rugovës.

Albin Kurti vjen nga fryma e padëgjueshmërisë studentore, për t’u shndërruar në opozitar jetëgjatë kundrejt gjithë sistemeve që deformonin hierarkinë pozitive të vlerave kombëtare e shtetërore të shqiptarëve. Ai është shembëlltyra e anstisistemit që e kishte instaluar për shumë vite klasa e vjetër politike e Kosovës.
Skepticizmi i tepruar dhe mosbesimi ndaj Albin Kurtit, i hasur nëpër disa shkolla të deplasuar të mendimit publik në Prishtinë e Tiranë, burimin e kia te refuzimi për të kuptuar se Kosova di dhe mund të lindë një politikan që paraqet model në vetvete, i cili nuk ka pasur nevojë të kalojë nga partia në parti për të përvetësuar zejen e politikës.
Nga kush të mësonte?! Ai këtë zeje e mësoi duke lexuar me vëmendje ritmin e humbur të politikave pararendëse dhe cingërimën e kambanave për proceset që duhet të vinë, prandaj dolën blofe të zbrazëta retorikat shpresëhumbëse për Albinin arrogant e kokëfortë, për Albinin e majtë ekstrem, për Albinin jobashkëpunues me ndërkombëtarët, sidomos me amerikanët.

Albin Kurti, si imazh, si ide dhe si veprim, ishte gjatë kohë i pranishëm në kujtesën e njerëzve. Kjo bashkëjetesë e Kurtit me ndërgjegjen kolektive të kosovarëve, ishte projektuar në kushte gati të jashtëzakonshme, gjithmonë me koston e lartë të anatemimit dhe refuzimit që injektohej nga makineria e pazargjinjëve mediatik.

 

Paraqitja e Kurtit si ‘antiperendimor e antiamerikan’, si ‘dhunues i institucioneve të shtetit’, si ‘ekstremist i majtë’, si ‘islamist’, si ‘armik i shtetësisë së Kosovës dhe simboleve të saj’ etj. etj. ka kushtuar si propagandë më shumë se të gjitha fushatat bashkë kundër korrupsionit e nepotizmit.
Në vend se të ishin elaboruar në detaje pasojat e rinegocimit të statusit të Kosovës me Beogradin në tavolinat e dyshimta, pas vitit 209-të, në vend se të ishin hulumtuar burimet e 12 miliard eurove që aktualisht ndodhen në duart e disa klaneve familjare-politike mafioze të Kosovës, në vend se të ishin shkoqitur shkaqet e sistemit shëndetësor, arsimor dhe të drejtësisë, – në Kosovë për shumë vite u projektua një diskurs i gabur publik e mediatik kundër Albin Kurtin, duke e anatemuar atë si një gogol i rrezikshëm.

Teoritë e shumta të konspiracionit, të ushqyera edhe me mendime e qasje të njëanshme të shumë njerëzve publikë, e paraqitën Albin Kurtin si figura më problematike e skenës politike kosovare, duke i atribuuar atij të gjitha njollat e zeza.

Futja e Serbisë si temë interne e Kosovës dhe përjashtimi i kreut shtetëror serb nga fabulat tragjike për të pagjeturit dhe nga matematikat mbi reparacionin, ka qenë një nga dështimet lapidare të atij diskursi publik e mediatik kundër Albnin Kurtit.

Nga ky diskurs kohë të gjatë ishte përjashtuar raportimi për vendet kryesore të Bashkimit Evropian, të cilat e kishin njohur Kosovën dhe i kishin paraqitur vërejtje Serbisë se rruga e saj drejt integrimeve evropiane nuk do të mbetet pa pasoja nëse Serbia insiston që të ketë rinegocim të statusit të Kosovës.  Kjo kishte ndodhur sidomos në korrik të 2010-tës kur ministrat e Jashtëm të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kishin diskutuar rreth Kosovës, pas shpalljes së mendimit pozitiv të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas së cilës ‘Deklarata e Pavarësisë nuk është në kundërshtim me normat e së drejtës ndërkombëtare’.

Ata që ka qenë dashur ta etablojnë këtë diskurs në diskursin publik e mediatik të Kosovës, janë marrë me rreziqet dhe pasojat që mund të vinin nëse Albin Kurti po ardhka në pushtet, bashkë me “miqtë” dhe “financuesit” e tij nga Rusia, Irani, Kamboxha, Koreja e Veriut etj. (!)

Albin Kurti, bashkë me Vjosa Osmanin, e mundën mendësinë e vjetër politike dhe janë në rrugë të mirë që të sjellin një stil të ri, kreativ, e transparent në politikbërje. Por që të arrihet kjo, nuk do të jetë lehtë, sepse instilacionet e sistemit të vjetër edhe për një kohë të caktuar do të mundohen ta luajnë rolin e atyre argatëve të padukshëm të legjendës së Rozafës.

Kosova e drejtuar nga Kurti e Osmani tash e tutje ndodhet para dy sfidave të mëdha: rikthimin e shtetit normal dhe mbyllja e çështjeve të hapura me Serbinë.
Të gjithë ata që do të presin rezultate spektakolare, sigurisht që do të zhgënjehen, sepse përpos faktorit kohë, nevojitet edhe vullnet e gatishmëri ligjore e institucionale për t’u ballafaquar me pasojat që ka lënë avaria disavjeçare e atyre që zyrat e shtetit i kishin shndërruar në pikëtakime private ku bëheshin pazare për toka që më vonë do të shndërroheshin në autostrada, për tenderë e haraçe që përfundonin  në xhepat e familjarëve të politikanëve (lexo: të vetë politikanëve), për kurdisje dhe montime të rasteve gjyqësore ku, të pafajshmit bëheshin fajtorë (rasti “Syri i popullit”),  kurse keqpërdoruesit, zhvatësit dhe abuzuesit me shtetin shpalleshin të pafajshëm.

Do të nevojitet vullnet e gatishmëri ligjore e institucionale për t’u ballafaquar me pasojat që ka lënë qasja e gabuar ndaj politikave sociale, arsimore e shëndetësore në Kosovë.

Nëpër rrugët e Kosovës ende sheh policë të uniformuar, mbi 60 vjeç, të cilët ka qenë dashur të shkonin që moti në pension, por kjo ka qenë e pamundur sepse ende nuk është rregulluar statusi i tyre ligjor shëndetësor e pensional.

Bashkë me mendësinë e vjetër që prodhoi këtë gjendje, ishte edhe oportunizmi dhe lojaliteti fals i një shtrese intelektualësh të Kosovës, të cilët u treguan të pandërgjegjshëm me qasjet e tyre të munguara ndaj deformimeve nëpër të cilat po kalonte shteti. Ata, në njërën anë demonstruan njëfarë aleance të çuditshme me elitat e korruptuara politike, në anën tjetër refuzuan çfarëdo lloj debati që nxirrte në pah defektet e funksionimit të shtetit normal.
Prandaj, në zgjedhjet e 14 shkurtit, përpos thyerjes së madhe në skenën politike, ndodhi edhe një çarje e madhe në ndërgjegjen e vrarë të kësaj mendësie inerte intelektuale, e cila tek tash, me shumë vonesë, do ta sheh se çfarë shanse të pashfrytëzuara ka pasur në artikulimin e një diskursi publik objektiv e të paanshëm. Tek tani, do ta sheh se një pjesë bukur të madhe të barrës së mendimit kritik, për shumë vite e ka bartur mbi supe Albin Kurti, prandaj jo rastësisht po thuhet se fitorja e tij dhe e Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 14 shkurtit shënon një epokë të re në Kosovën e pasluftës.
Por kjo fitore plebishitare e Albinit dhe Vjosës do të ishte e paplotë, nëse nuk e arrijnë një objektiv tjetër më madhor: ta transformojnë logjikën e deritanishme përjashtuese, anatemuese e paragjykuese, në konkurrencë të shëndosh idesh e veprimesh, ku nuk do të ndjeheshin të huaj edhe ata që nuk kanë votuar për ta, për të triumfuar në fund uniteti dhe mirëkuptimi i brendshëm kombëtar e shoqëror.

 

Next Post
Nuk mbanin maska! Policia gjobit 619 qytetarë, 9 të tjerë përfundojnë nëpër komisariate

Nuk binden shqiptarët! Plot 1,181 gjoba në 24 orë për maska, grumbullime dhe shkelje të orarit policor

Comments 1

  1. Lili says:
    5 years ago

    Megjithe respektoni per autori e ketij shkrimi,Albini fitues,per mua eshte zhgenjim

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Greqia nuk gjen qetësi, lëkundet nga një tjetër tërmet i fortë

Tërmet në Itali/ Dy lëkundje të njëpasnjëshme, banorët dalin në rrugë të frikësuar

January 13, 2026
Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, zbulohet data kur do të konkurrojë Shqipëria

Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, zbulohet data kur do të konkurrojë Shqipëria

January 13, 2026
Nga e diela ulen reshjet/ Kreu i Emergjencave Civile: Nisim rehabilitimin e argjinaturave të dëmtuara

Ç’po ndodh me përmbytjet? Çako: Jemi në fazë menaxhimi, bilanci do bëhet në ditët në vijim

January 13, 2026
Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?

Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?

January 13, 2026
Financimi i Kuvendit të Rithemelimit / Pas Këlliçit paraqitet në SPAK një tjetër zyrtar i PD

Financimi i Kuvendit të Rithemelimit / Pas Këlliçit paraqitet në SPAK një tjetër zyrtar i PD

January 13, 2026
UNESCO propozon projekt të posaçëm për mbrojtjen e shkrimit me dorë, mësueset: Fëmijët po humbasin identitetin

UNESCO propozon projekt të posaçëm për mbrojtjen e shkrimit me dorë, mësueset: Fëmijët po humbasin identitetin

January 13, 2026
Paralajmërimi i Trumpit, reagon Pekini: Luftërat tregtare nuk nxjerrin asnjë fitues

Paralajmërimi i Trumpit, reagon Pekini: Luftërat tregtare nuk nxjerrin asnjë fitues

January 13, 2026
Samiti në Abu Dhabi, Rama: Presidenti Zayed Al Nahyan, mik i madh i Shqipërisë

Samiti në Abu Dhabi, Rama: Presidenti Zayed Al Nahyan, mik i madh i Shqipërisë

January 13, 2026
“Në PD kanë hall derisa të ikësh, po ike të thërrasin edhe për bisedime…”/ Salianji i prerë: Nuk largohem!

“Në PD kanë hall derisa të ikësh, po ike të thërrasin edhe për bisedime…”/ Salianji i prerë: Nuk largohem!

January 13, 2026
VIDEO/ Rama e nis ditën me flotën e re të policisë së shtetit

VIDEO/ 113-vjetori i Policisë së Shtetit, Rama: Në shërbim të vendit dhe qytetarëve çdo ditë

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In