Kandidati ASHE për Bashkinë e Dibrës, Muharem Rama, ka hedhur votën në qendrën zgjedhore të ngritur në shkollën “Selim Aliu”. Pas votimit, Rama u prononcuar shkurt për gazetarët që ndjekin procesin.
“Sot eshte nje dite shume e rendesishme per te ardhmen e Dibres. I ftoj te gjithe qytetaret te dalin masivisht te votojne. Procesi duhet te jete i qete e pa incidente. Jane qytetaret ata qe me vullnetin e tyre te lire do te percaktojne kryebashkiakun e ardhshem. Faleminderit”.
Ndërsa rivali i tij, Sherefedin Shehu i Partisë Demokratike, nuk mund të votojë, pasi është rezident i Tiranës. Megjithatë, në një lidhje telefonike me News 24, Shehu tha se “voton Dibra për mua, por ky është problemi më i vogël”. Sipas Shehur, në Dibër vazhdon procesi i presioneve nga PS, ndërsa PD po respekton procedurat.
d.i.