Në çerdhen numër “13” në Tiranë ka votuar kryetari i opozitës Lulzim Basha i cili nuk ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e vet, Aurela, por nga prindërit e tij.
“Dua ta nis me një urim për të gjithë shqiptarët për festën e Bajramit.
Sot është një ditë shumë e rëndësishme për shqiptarët. Dita që vendosin me votë nga qytetarët dhe për qytetarët. Mos mungoni në këtë vendimmarrje të madhe. Vetëm mes votës dhe votimit mund të vendosni për të ardhmen tuaj.
Kjo është mundësia për të bërë diçka për të ndryshuar vendin. Ndaj ejani të gjithë merrni pjesë në votime. Falenderim dhe për të gjithë ata që janë përfshirë në administrimin e procesit”, tha Basha.










