Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka votuar mëngjesin e sotëm në qendrën e votimit në Tiranë te liceu artistik. I pajisur me maskë anti covid, Ruci ka hedhur votën e tij e më pas është larguar nga qendra e votimit.
Pas daljes nga qendra ai është shprehur se sot politikanët duhet të heshtin.
‘Sa keq më vjen që e nisni këtë ditë kështu. Është dita e shqiptarëve, kam bindje se sot do të fitojë qytetaria. Ne politikanët duhet të heshtim. Sot fitojnë vetëm qytetarët shqiptarë, kushdo që mundohet me harbutërinë e tij do të dështojë. Fituesi duhet të dijë të administrojë fitoren dhe humbësi humbjen pa panik.’– tha Ruci.
g.kosovari











