• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Votoi kundër arrestit të Ballukut, Ardit Bido: Mentaliteti i prokurorëve si në komunizëm, kap fut njerëz në burg

by El Be
13/03/2026 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka shpjeguar votën kundër heqjes së imunitetit të Belinda Ballukut, që do të çonte në arrestimin e saj.

Bido tha se mentaliteti i prokurorëve sot është marrja e masave ekstreme edhe për akuza jo të rënda dhe tha se e ka ngritur zërin kundër këtyre praktikave, edhe kur bëhej fjalë për persona si Fredi Beleri, për të cilin nuk ka patur simpati.

Ardit Bido: Unë personalisht, kam votuar në formën më komode të mundshme. Nëse nuk do të ishte ky vendimi i grupit, nuk do të isha komod. Unë dhe disa kolegë jemi çuar në foltore më parë, dhe kemi ngritur problematikat e mentalitetit të sistemit tonë të drejtësisë, që vjen nga periudha e komunizmit, e inflacionit marramendës të arrestimit me burg, si masë jo ekstreme, por masë e parë. Në tetor, nuk bëri njeri emision, sepse në vendin tonë, çështjet parimore, që formësojmë mënyrën si do të rrisim fëmijët në këtë vend, nuk ka interes.

Ylli Rakipi: Ju e mbronit këtë si gjënë më të rëndësishme që ka ndodhur në Shqipëri. Kur futeshin të tjerët në burg, ju nuk flisnit.

Ardit Bido: Në tetor kemi folur, ju si media nuk ju intereson. Unë e kam ngritur edhe pa qenë në politikë këtë si fenomen. Madje edhe ndaj Fredi Belerit, një person që nuk kam shkuar mirë me të. Cili është problemi? Jo në gërmë të Kodit Penal, pasi Kodi Penal e përcakton që arresti me burg dhe shtëpiak janë masa ekstremi. Nuk është çështje e Kodit Penal apo frymës e debatit publik, apo çfarë na vjen nga Evropa. Është cështje që vjen prej njëfarë mentaliteti të prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët kur kanë krijuar politikë penale… Ka qenë në mënyrë të vijueshme, e kemi variantin merr fut në burg dhe vijo.

Besnik Muçi: Ka dy arsye, sistemi është i bllokuar. Hetimet dhe gjykimit zgjasin më tepër, rritet koha e paraburgimit.

Ardit Bido: Pra po më thua meqenëse zgjasin hetimet, mban në burg njerëz pa të drejtë?

Besnik Muçi: Epo është reforma e famshme.

Ardit Bido: Mentaliteti i sistemit të drejtësisë, merr një vepër penale, si shkelja e barazisë në tendera, dhe kërkon burg. Kjo nuk ndodh në asnjë vend evropian, në asnje vend që respekton liritë dhe të drejtat e njeriut. Do të isha shumë jo komod që të miratoja, me përjashtim, nëse do të kishte si element të kërkesës kontroll vetjak dhe i banesës. Ai do të ishte pengimi i hapur i drejtësisë.

Next Post
Avokati: Nëse sot bëhen zgjedhjet, socialistët marrin 95 mandate

Avokati: Nëse sot bëhen zgjedhjet, socialistët marrin 95 mandate

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!

VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!

March 13, 2026
Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës

“Do të çojmë ballokume në Kuvend”, Sara Mila ‘habit’ me nismën e deputetëve socialistë

March 13, 2026
Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

March 13, 2026
Kapet në Rinas italiani i dënuar për mashtrim, i shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm

Kapet në Rinas italiani i dënuar për mashtrim, i shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm

March 13, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Kreu marrëdhënie me tre të mitur, lihet në burg 67-vjeçari në Gjirokastër

March 13, 2026
Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

March 13, 2026
I riu hyri i armatosur në resortin e Trump, ja ku ndodhej Presidenti në momentin e ngjarjes

Çfarë “loje” po luan Trump? Pse qëndrimet e presidentit amerikan janë kontradiktore

March 13, 2026
CNN: Administrata Trump nënvlerësoi rrezikun e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit nga Irani

CNN: Administrata Trump nënvlerësoi rrezikun e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit nga Irani

March 13, 2026
Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

Kryeministri Rama ndan videokartolinë nga mbrëmja e iftarit

March 13, 2026
Përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme, shpërthime të fuqishme në Teheran

Përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme, shpërthime të fuqishme në Teheran

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In