• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Votohet në parim projektligji i Arsimit të Lartë në komisionin e Ekonomisë

by
13/07/2015 16:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla ishte sot e pranishme në seancën dëgjimore të Komisionit për Ekonominë dhe Financat, në lidhje me Projektligjin e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor , ku pas diskutimeve të shumta, ky pr.lligj u votua në parim

Sipas saj, deri më sot, universitetet janë financuar me logjikën e bazuar vetëm në inpute, pra një financim pothuajse mekanik, ku nga buxheti total për universitetet, financimi shpërndahej proporcionalisht me numrin e studentëve dhe pedagogëve të çdo universiteti.

Ndërkohë, në ligjin e ri parashikohet që financimi të bëhet sipas nevojave të ekonomisë së zhvillimit të shoqërisë, në përputhje me kërkesat e tregut dhe punësimin duke bërë të mundur që financimi të shkojë në degët me interes kombëtar dhe degët që ndihmojnë zhvillimin social të vendit e që janë të lidhura ngushtësisht me punësimin.

“Universitetet nuk do të financohen më sipas logjikës së ndarjes aritmetike, bazuar në numrin e studentëve dhe pedagogëve, por do të financohen në përputhje me standardet e cilësisë që do të konfirmohen nga procesi i akreditimit dhe një seti treguesish sipas një kodi cilësie. Kjo mënyrë e re financimi do të rris konkurrencën dhe do të stimulojë punën dhe përpjekjet e universiteteve drejt standardeve të cilësisë. Shteti do të bëhet gjithnjë e më shumë garantues i cilësisë në çdo hallk të sistemit.”, deklaroi Nikolla.

Gjatë fjalës së saj, Ministrja theksoi se paratë publike do të përdoren ekskluzivisht për universitetet publike dhe se këto do të kenë si burim kryesor financimi fondin e mësimdhënies, fondin për bursat e studentëve dhe fondin për punën kërkimore shkencore.

“Një pjesë e konsiderueshme e buxhetit për arsimin e larë do të përdoret për bursa për studentët. Duhet të sqarohet qartë se frika apo dyshimi se studentët do të paguajnë tarifa të larta studimi është e pavend. Ajo shumë parash që deri tani shpërndahej në mënyrë proporcionale, pas asnjë seleksionim apo orientim mes masës së studentëve, sipas ligjit të ri, do shpërndahet në mënyrë të orientuar në tre kategori studentësh, studentët e ekselencës, studentët që ndjekin degët me interes kombëtar si dhe studentët që kanë mëritën por nuk kanë mundësi ekonomike”, tha Ministrja Nikolla duke shtuar se risi e këtij ligji është që në bursë përfshihen, krahas tarifës së studimit, edhe shpenzimet e jetesës.

Duke folur për një tjetër risi të Projektligjit për Arsimin e Lartë, siç është krijimi i Institucioneve Publike të Pavarura, Ministrja e Arsimit theksoi se synimi i ligjit nuk është financimi i universiteteve private.

“Nga ky ligj i ri, universitete private kanë mundësi të përfitojnë nga fondet publike vetëm në dy raste. Nga bursat e studentëve të ekselencës, nëse këta zgjedhin të shkojnë në një universitete privat si dhe nga fondi i kërkimit shkencor, nëse këto universitete fitojnë projekte të dedikuara për kërkimin shkencor dhe kjo është më pak se 1% e fondit publik”, u shpreh Nikolla.

Niveli maksimal dhe minimal i tarifave të studentëve do të përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave, në përputhje me propozimet e universiteteve dhe në këtë mënyrë eliminohet çdo lloj abuzimi me tarifat.
Krahas skemës së re moderne të financimit, risi të tjera që Projektligji për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor sjell kanë të bëjnë me modernizimin e kërkimit shkencor duke e përcaktuar si tregues për financimin, ridimensionimin e agjencive ekzistuese, modernizimin e qeverisjes së brendshme universitare, etj.

Pas diskutimeve, Komisioni për Ekonomikë dhe Financat votoi në parim Projektligjin e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor.

Next Post

"Ligji i Arsimit të Lartë pa logjikë, sikur 2 plus 2 nuk bëjnë 4"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fjalëkryqi i Kosovës: President i ri apo sërish zgjedhje?

Fjalëkryqi i Kosovës: President i ri apo sërish zgjedhje?

April 8, 2026
Plani me 10 pika për armëpushimin në Iran, reagon Trump: Mashtrues dhe sharlatanë po përhapin dokumente të rreme

Plani me 10 pika për armëpushimin në Iran, reagon Trump: Mashtrues dhe sharlatanë po përhapin dokumente të rreme

April 8, 2026
“Ose Meksikë, ose nuk luajmë në Botëror”/ Irani vijon me kërcënimet për Botërorin, çfarë ndodh me Italinë

“Ose Meksikë, ose nuk luajmë në Botëror”/ Irani vijon me kërcënimet për Botërorin, çfarë ndodh me Italinë

April 8, 2026
Lapaj nga Mallakastra: Këtu nafta derdhet si mall pa zot, ndërsa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta

Lapaj nga Mallakastra: Këtu nafta derdhet si mall pa zot, ndërsa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta

April 8, 2026
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

April 8, 2026
“Uroj të jenë Pashkët tuaja të fundit”/ Ish-ministri turk deklaratë provokuese për Qipron

“Uroj të jenë Pashkët tuaja të fundit”/ Ish-ministri turk deklaratë provokuese për Qipron

April 8, 2026
GJK e la në burg/ Reagon Meta: Drejtësi me regji! Ju ftoj të më ndiqni nga 27 prilli kur të përballem me bandën

GJK e la në burg/ Reagon Meta: Drejtësi me regji! Ju ftoj të më ndiqni nga 27 prilli kur të përballem me bandën

April 8, 2026
Rimbyllet Hormuzi/ Izraeli prish armëpushimin, sulm 100 objektivave në Liban

Rimbyllet Hormuzi/ Izraeli prish armëpushimin, sulm 100 objektivave në Liban

April 8, 2026
Isa Mustafa thirrje partive politike të Kosovë: Bashkëpunoni për zgjedhjen e presidentit të ri

Isa Mustafa thirrje partive politike të Kosovë: Bashkëpunoni për zgjedhjen e presidentit të ri

April 8, 2026
“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In