• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Votohet dhe numërohet brenda ditës, fituesit i gëzohen suksesit ndërsa humbësit pranojnë dështimin, leksion i madh

by Java News
07/10/2019 10:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e djeshme u mbajtën në Kosovë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Këto zgjedhje erdhën si pasojë e dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit më 19 korrik, pasi u thirr në Hagë për të dëshmuar.

Ndërkaq, 5 kandidatë garuan për postin e kryeministrit: Ramush Haradinaj: AAK-PSD; Vjosa Osmani: LDK; Kadri Veseli: PDK; Fatmir Limaj: Nisma AKR dhe Albin Kurti: Vetëvendosje.

Procesi i votimit që nisi prej orës 07:00 dje në Kosovë dhe përfundoi në orën 19:00 ishte i qetë, veçuar një incidenti të vogël në veri, ku u ndaluan dy komisionerë serbë, pasi kërkuan të votohej me letërnjoftim serb.

Ndërkohë me të mbaruar procesi i votimit nisi menjëherë pa humbur kohë edhe numërimi i votave. Brenda pak orësh, pa kaluar mesnata teksa numërimi i votave ishte drejt fundit, rezulatti nxori fitues, liderin e Vetëvendosjes Albin Kurtin, i cili zbriti në sheshin më të madh të Prishtinës për të festuar fitoren.

“6 tetori i vitit 2019 e shënon fillimin e entuzsiasmit të tretë. I pari ishte çlirimi i Kosovës në qershorin e 99’ës, i dyti ishte shpallja e pavarësisë, ndërsa i treti është tetori dhe fitorja e Vetëvendosjes. Tash e hapim një kapitull të ri me faqe të bardhë, sepse ju jeni ata që na keni sjell këtu”, ka thënë Kurti.

Gjatë fjalës së tij Kurti nuk la pa përmenduar edhe kundërshtarët e tij. “Edhe kundërshtarët e mi në këto zgjedhje i falëndëroj për konstruktivitetin. Në veçanti dua ta falëndërojë zonjën Vjosa Osmani. Ajo me fushatën e saj ka inspiruar shumë gra që të aktivizohen në shoqëri, në ekonomi… Prandaj unë dua që të bashkëpunoj me Vjosën” , ka thënë Kurti.

Ndërkohë, nuk vonoi shumë dhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli pranoi humbjen përmes një deklarate për shtyp nga selia e partisë.

“Kemi ndarë momente të jashtëzakonshme bashkë. Anëtarëve dhe aktivistëve u them ndjehuni krenar me punën tuaj, se edhe unë ndjehem krenar me ju. Besimi im në ju është i palëkundur”, ka thënë Veseli.

Ndërkaq, vota e fundit e kutisë u  numërua mëngjesin e sotëm. Kështu, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 197,966 vota ose 25,79%. E dyta renditet LDK  me 192.300 vota ose 25,05% dhe e treta Partia Demokratike e Kosovës e cila ka marrë 162.342 apo 21.15% të votave.

Brenda një harku kohor jo më shumë se 24 orë në Kosovë përfundoi gjithçka dhe tani kanë nisur përgatitjet për qeverinë e re./l.m

Next Post
“Do përmirësoni imazhin e vendit”, mesazhi i Arta Markut për magjistratët e rinj

“Do përmirësoni imazhin e vendit”, mesazhi i Arta Markut për magjistratët e rinj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

April 2, 2026
Ahmeti: Shumica e re parlamentare në Maqedoninë e Veriut nuk përfaqëson legjitimitetin e shqiptarëve

Ali Ahmeti letër të hapur: Shqipja nuk negociohet. Çdo tentativë për ta kufizuar, minon rendin kushtetues

April 2, 2026
Ministra dhe drejtorë në listat e deputetëve, Braçe: Kam rezerva, të dalin në fushëbetejë!

“Kam që në shkurt që kërkoj ministrin e Bujqësisë”, Braçe: M’u deshën 6 javë të mesoja se sot ndodhet në Kosovë

April 2, 2026
150 të dënuar transferohen nga burgu i Fushë Krujës, në Durrës dhe Peqin (VIDEO)

Brussels Morning: Përdorimi i tepruar i paraburgimit në diskutimet mes BE dhe Shqipërisë

April 2, 2026
I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

Tentoi të vriste me armë zjarri një 21-vjeçar, arrestohet autori dhe përkrahësi i tij

April 2, 2026
Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

Dosja “Partizani”, Malltezi: Është hequr CD-ja me fjalët e Ramës e Ballës. Kjo tregon frikë!

April 2, 2026
“Nëse armiku përpiqet të kryejë operacione tokësore, asnjë person nuk duhet të mbijetojë”

“Nëse armiku përpiqet të kryejë operacione tokësore, asnjë person nuk duhet të mbijetojë”

April 2, 2026
VIDEO / “Boll o, boll…”, debate në Kuvend, Balla-Mediut: Ke vrarë 26 vetë! Mos na bëj si kongresmen amerikan

VIDEO / “Boll o, boll…”, debate në Kuvend, Balla-Mediut: Ke vrarë 26 vetë! Mos na bëj si kongresmen amerikan

April 2, 2026
Kërkuan pasuritë e sekuestruara, Gjykata e Posaçme cakton 7 prillin për Argita dhe Jamarbër Malltezin

Kërkuan pasuritë e sekuestruara, Gjykata e Posaçme cakton 7 prillin për Argita dhe Jamarbër Malltezin

April 2, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Po për pisllëqet që ka teksti i Kushtetutës, kush do vendosë kushte të hiqen?!

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In