• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Votimi për KLGJ/ Gjonaj, gjyqtarëve: Zgjidhni më të mirët! Në janar hyn në fuqi sistemi i ri i pagave

by Java News
12/12/2018 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë më parë mori jetë institucioni i parë i drejtësisë së reformuar në Shqipëri, KLP-ja ndërsa sot, siç iu drejtua ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj gjyqtarëve shqiptarë, iu takon atyre të japin të njëjtin shembull demokracie dhe vetëorganizimi si prokurorët dhe të zgjedhin të njëjtën linjë për zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre për të ngritur Këshillin e Lartë Gjyqësor.

“Duke reflektuar mbi problematikat dhe mangësitë e vërejtur të deritanishme të KLD-së me ndryshimet kushtetuese dhe legjislacionin e ri të reformës në drejtësi, kemi ndërtuar kuadrin e nevojshëm ligjor që Këshilli i Lartë Gjyqësor të garantojë pavarësinë, atë pavarësi reale të gjyqësorit, mbrojtjen e të drejtave të gjyqtarëve, qëndrueshmërinë dhe promovimin e tyre në karrierë dhe njëherësh të vendosë standardet e duhura në llogaridhënie dhe përgjegjshmërinë e gjyqtarëve në ushtrimin e detyrës, në respektim të ligjit dhe në shërbim të qytetarëve’, deklaroi ministrja

Gjonaj tha se me ngritjen e KLGJ-së dhe zbatimin e reformës në drejtësi sistemi i drejtësisë do mishërojë integritet, profesionalizm, meritokraci dhe përgjegjshmëri, duke i shërbyer më shumë se kurrë qytetarëve. Ajo u shpreh më tej me ngritjen e këtyre institucioneve reforma në drejtësi vazhdon në një stad tjetër.

Duke nisur nga janari, Gjonaj deklaroi se për prokurorët e gjyqtarët do ketë dyfishim pagash, ndërsa KLP dhe KLGJ-ja do t’i kryejnë funksionet e tyre në një godinë të posaçme.

“Duke filluar nga muaji tjetër, hyn në fuqi sistemi i ri i pagave dhe trajtimit financiar për gjyqtarët dhe prokurorët, duke sjellë të paktën dyfishimin e pagave tuaja si dhe duke rritur garancitë dhe përfitimet e tjera financiare. Gjithashtu, ju bëj me dije se Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka tashmë në dispozicionin edhe godinën e re ku do të nisin ushtrimin e funksioneve të tyre. Pikërisht sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të orës 11:00 miratohet vendimi lidhur me godinën e re ku këto dy institucione sëbashku me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë do të ushtrojnë funksionin e tyre”, tha Gjonaj

Pasi falenderoi përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së për ndihmën dhe përkushtimin, por edhe kreun e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, Gjonaj dha edhe një mesazh për gjyqtarët, që të tregojnë maturinë dhe përgjegjshmërinë e duhur për një proces transparent e të përgjegjshëm për të zgjedhur më të mirët mes tyre.

a.çupaj

Next Post
Procedimet në protestë, policia: Bllokuan rrugët, dogjën materiale të dëmshme

Procedimet në protestë, policia: Bllokuan rrugët, dogjën materiale të dëmshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

March 29, 2026
Nga sot, rikthehet ora verore: Më shumë dritë natyrale, më pak gjumë

Nga sot, rikthehet ora verore: Më shumë dritë natyrale, më pak gjumë

March 29, 2026
VIDEO / Nga Kadastra tek Reforma Territoriale, Rama zbulon detaje nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS

VIDEO / Nga Kadastra tek Reforma Territoriale, Rama zbulon detaje nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS

March 29, 2026
Edhe njëherë për varkarin e Enverit

Edhe njëherë për varkarin e Enverit

March 29, 2026
Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In