• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Votimi i qytetarëve shqiptarë, kudo që jetojnë; një e drejtë e fituar që tashmë duhet ushtruar!

by A R
20/01/2025 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kastriot Maca

Data 11 janar 2025, – që përkon me fillimin e rregjistrimit të bashkatdhetarëve, që jetojnë e punojnë jashtë Shqipërisë, për të votuar në zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen me datën 11 maj të këtij viti,- do të mbetet një datë me rëndësi të madhe historike, për demokracinë në Shqipëri.

Sepse në demokraci, votimi i të gjithë qytetarëve me të drejtë vote, ka rëndësi jetike , pasi vota është një nga mjetet kryesore e më të fuqishme për të shprehur vullnetin popullor dhe për të formuar qeveritë që reflektojnë nevojat dhe dëshirat e popullit, si dhe për të ruajtuar e forcuar demokracinë.

Votimi është një nga mënyrat kryesore, me të cilën qytetarët shprehin vullnetin e tyre politik dhe kontribuojnë; në ndërtimin, garantimin, funksionimin siç duhet të politikës, e cila përcakton të ardhmen e tyre dhe të vendit.
Vetëm në demokraci, çdo individ gëzon të drejtën dhe lirine, të japë mendimin e tij, për liderët dhe politikat që do të ndikojnë në jetën e tij dhe të shoqërisë.

Historia na mëson, se kjo e drejtë, e shenjtë për njeriun, nuk duhet marrë si e mirëqenë gjithmonë, ndaj mundësia e vetme për ta garantuar atë është pjesëmarrja, e vetëm pjesëmarrja aktive, e çdo qytetari, në çdo palë zgjedhje!
Kështu, pjesëmarrja në votime politike e bashkatdhetarëve, që jetojnë jashtë Shqipërisë, ka potencialin të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin dhe konsolidimin e demokracisë dhe të qeverisjes në vendin tonë.

Votimi i bashkatdhetarëve, që jetojnë jashtë shqipërisë, do të sigurojë detyrimisht që edhe interesat e tyre, të jenë më të përfaqësuara, në proçeset politike dhe qeverisjen e vendit.

Pjesmarrja e tyre në votime, do të ndikojë në rritjen e transparencës dhe përgjegjesisë, të të gjithë klasës politike në Shqipëri .

Detyrimisht e gjithë politika në përgjithësi, e qeveria në veçanti, do të jetë më të ndjeshme ndaj nevojave dhe kërkesave të të gjithë qytetarëve , pa përjashtuar këtu problematikat e bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë shtetit , dhe do të jetë e detyruar të nxisë politika që janë më të orientuara ndaj të gjithë qytetarëve, duke e bërë qeverisjen më transparente dhe më të përgjegjshme.

Qeveria do të jetë e detyruar të identifikojë nevojat e tyre për shërbime konsullore dhe do ti realizojë ato, më mirë se deri më sot.

Problematikat e tyre, që kanë lidhje me rregjistrimin e pronave dhe legalizimet e ndërtimeve, në Shqipëri, detyrimisht do të marrin rrugën e zgjidhjes së plotë ligjore.

Gjithashtu, qeveria do të ketë detyrimin, t’u krijojë mundësi reale për pjesmarrje direkte, me investime, në ekonominë e vendit .

Në këtë mënyrë, detyrimisht do të ndodhë rikthimi i kapitalit monetar dhe bashkë me të edhe kapitali i çmuar njerëzor, aq shumë të nevojshëm për zhvillimin dhe modernizimin e mëtejshëm të ekonomisë dhe shoqërisë tonë.

Gjithashtu, pjesëmarrja e tyre në zgjedhje do të rrisë legjitimitetin e proçeseve zgjedhore në vendin tonë sepse, përfaqësuesit e zgjedhur tashmë do të kenë mbështetje dhe përgjegjësi më të gjerë dhe më gjithëpërfshirëse, e cila detyrimisht do të ndikojë në shëndoshjen si dhe në konsolidimin e mëtejshëm të demokracisë në Shqipëri.
Pjesëmarrja e tyre në zgjedhje do të thellojë e forcojë lidhjet mes të gjithë shqiptarëve.

Në këtë mënyrë do të krijohet një ndjenje e përbashkët kombëtare e cila do të rrisë kohezionin social, dhe do të forcojë identitetin dhe solidaritetin kombëtar, për të cilin kemi nevojë ulëritëse!

Është fakt se, bashkatdhetarët që jetojnë jashtë Shqipërisë, janë pjesa më vitale e kombit tonë, për shkak se me aftësitë e tyre, kanë arritur të integrohen shumë mirë në shtetet perëndimore, ku shoqëritë dhe demokracitë e tyre janë shumë herë më të zhvilluara se e jona.

Për pasojë, duke qenë qytetarë të këtyre shoqërive të përparuara, votat e tyre do të jenë votat më cilësore të mundshme, duke u bërë në këtë mënyrë pasqyra reale, më e mirë, ku politika do të shikojë defektet e saja ose, përndryshme do të bëhen një mur i pakalueshëm, ku politikanët që nuk përmirësohen, dhe nuk realizojnë aspiratat e tyre në veçanti dhe të gjithë qytetarëve në përgjithësi, do të thyejnë, kokat e tyre njëri pas tjetrit!
Vëllezër e motra, bashkatdhetarë që jetoni jashtë Shqipërisë, deri më sot keni patur “luksin” dhe të drejtën të ankoheni për çdo gjë që nuk ka shkuar siç duhet në Shqipëri sepse, nuk keni patur mundësi objektive për të ndikuar në zhvillimet politike.

Gjithashtu ju lutem mos harroni përpjekjet në dekada, për të njohur, fituar e realizuar këtë të drejtë, të shenjtë për të gjithë qytetarët e lirë.

Ndaj, bashkatdhetarë, ju lutem, shfrytëzojeni të drejtën e fituar, për tu rregjistruar dhe për të votuar rregullisht në zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj të këtij viti, sepse vendi, shoqëria dhe demokracia jonë kanë nevojë jetike për votat tuaja!

Të gjithë, duhet të kuptojmë qartë se , votimi nuk është vetëm një e drejtë, por gjithashtu është një përgjegjësi, shumë e madhe qytetare, për gjithsecilin prej nesh, pavarësisht se ku jeton, e cila kontribuon direkt në forcimin dhe zhvillimin e demokracisë.

Në fund po jo më pak e rëndësishme; nga një intervistë e shumë viteve më pare, e Presidentit Ibrahim Rugova,- për mua shqiptar i madh dhe politikani më mendjendritur, ndër shqiptarët e shekullit XX -, kam mësuar se fjala “diasporë” vjen nga greqishtja e vjetër që shqip ka kuptimin- “ farë ’ tretun”.

Ndaj do ti lutesha gjithkujt, pa përjashtim, që të mos e perdorin fjalën diasporë, kur flasin për bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit amë.

Sepse realisht është një fjalë shumë e rëndë, për vllezërit e motrat tona që jetojnë jashtë vendit.

Unë kam bindjen e plotë se, pjesa më e madhe e tyre , – për arsye të ndryshme shumë objektive -, jetojnë vetëm përkohësisht e jo përjetësisht, jashtë vendit amë.

Nuk duhet të harrojmë asnjëherë se, të gjithë ne shqiptarët, pa dallim e kudo që jetojmë, Shqipërinë, kemi të vetmen Nânë!

Next Post
Inaugurimi i Trump, tërheq vëmendjen kapelja e Melania-s

Inaugurimi i Trump, tërheq vëmendjen kapelja e Melania-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran. Uashingtoni akuza Teheranit: Ke bërë marrëveshje me Moskën

Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran. Uashingtoni akuza Teheranit: Ke bërë marrëveshje me Moskën

February 23, 2026
“Mbajeni mend këtë emër”, Eni Çobani: Nuk ka ndodhur ndonjëherë në këto 14 vjet, noterja…

“Mbajeni mend këtë emër”, Eni Çobani: Nuk ka ndodhur ndonjëherë në këto 14 vjet, noterja…

February 23, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

A do mundet Albin Kurti të heqë qafe Vjosa Osmanin, si “presidente e SHBA” në Kosovë

February 23, 2026

Milano dhe Londra kryesojnë, si po ndryshon harta ajrore e Shqipërisë

February 23, 2026
Dita e sotme me kthjellime e vranësira kalimtare, rriten temperaturat

Dita e sotme me kthjellime e vranësira kalimtare, rriten temperaturat

February 23, 2026
Protesta para Kryeministrisë, procedohet nga policia Adriatik Lapaj: Zaptoi hapësirën publike

Çfarë pret Adriatik Lapaj?

February 23, 2026
4 marsi afati i fundit! Kurti nis konsultimet me opozitën, a ka marrëveshje për Presidentin?

4 marsi afati i fundit! Kurti nis konsultimet me opozitën, a ka marrëveshje për Presidentin?

February 23, 2026
Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Fati i drejtuesve të UÇK, Basha: Rama tërhoqi vëmendjen e Trump. Aty nuk po jepet drejtësi, po përbaltet lufta e mbuluar me gjak

February 23, 2026
Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In