• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Votimi i Korçës, lufta brenda llojit në PD dhe pakënaqësia për elitën partiake

by A R
08/10/2020 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej vitesh anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, analistit Dritan Shano, nuk i pëlqen që sa herë shkruhet për të, ai të kujtohet si ish-shef i kabinetit të qeverisë “Nano”, apo ish-zv.ministër i po i asaj kohe.

Ndoshta edhe me të drejtë, sa kohë që në strukturat partiake, apo e thënë troç baza, biografia e gjithësecilës “figure të re” që nuk është nga “tanët”, fillon me pyetjen; “ku ka punuar, për kë, i kujt klani është…etj., etj ”

Dritan Shanos i ka ndodhur sërish i njëjti fenomen. Prej disa vitesh anëtar i Këshillit Kombëtar, ai është futur për herë të parë në listën e kandidatëve për deputet në qarkun e Korçës.

Katër vjet më parë emri i tij nuk do përbënte lajm, madje do votohej me pahir siç u pranua në moment të fundit edhe emri i Valentina Dukës për të kryesuar listën e deputetëve të Korçës.

Kësaj here, rregullat kanë ndryshuar.

Sepse sipas një premtimi të Lulzim Bashës (këtu e katër vjet më parë) që po ndiqet në praktikë përmes rregullash “alla britanike”, Dritan Shano duhet të kalojë më parë filtrin e njerëzve brenda shtëpisë për të luftuar për një mandat deputeti të sigurt (se “vrerin” e garës për kryetar bashkie, mund ta shohim vetëm pas tre vjetësh). Dhe ja ku vjen problemi.

Ai dhe disa syresh duhet të ndeshen në qarkun ku gjithnjë ka vluar debati mes vedi.

Lufta brenda llojit për tu kontestuar sa më pak nga baza me qëllim rritjen e kredencialeve për një vend të sigurt në listë bëhet e madhe. Dhe pakënaqësia fillon bash nga strukturat dhe njerëzit që punojnë aty.

Në njërën anë Andrea Mano që ka kusuret e tij për humbjen e PD-së në këtë qark si në nivel lokal ashtu edhe parlamentar dhe në anën tjetër Dritan Shano një njeri i kooptuar nga qendra, për një faqe të re aspak korçare në listën për zgjedhjet e ardhshme.

Gara nuk ishte e lehtë. Dritan Shano shpëtoi për pak vota për të kaluar në listën fituese, por mesazhi u përçua. Më tutje, Bashës do t’i duhet të bëjë llogari të reja në listën për Korçën nëse kërkon të maksimalizojë votën aty.

Siç nuk ishte e lehtë as votimi në degën tjetër të madhe për PD-në, dega e Devollit.

Hekuran Hoxholli i pozicionuar në vendin e tretë zgjedhjet e kaluara parlamentare e për pasojë edhe një pozicion i sigurtë për deputet, kësaj here është luftuar nga të vetët. Për arsyen kryesore se demokratët e Devollit nuk mund të votojnë për një vend të sigurtë në listën e ardhshme për deputet për një kandidat që sipas zërave partiake atje ka luajtur me dy porta, si me të majtën në pushtet ashtu edhe me të djathtën.

Kalojmë tek zgjedhjet në degën e Pogradecit. Rivalitet i ashpër mes Eduart Kaprit ish-kryetar bashkie dhe ish-deputetit Klevis Balliu që solli humbjen e të dyve për arsye të ndryshme.

Klevis Balliun demokratët nuk e patën të vështirë ta kontestojnë, sa kohë që në zgjedhjet e kaluara, ata u detyruan të pranojnë me pahir emrin e sjell nga “lart” edhe pse vetë Balliu është nga Pogradeci.

Në anën tjetër rivalizoi Kapri, me disa hesape të tjera të pambyllura për strukturat e PD-së të pakënaqur për punën që ai bëri si kryetar i Bashkisë. Dhe çfarë ndodhi?

Lufta e brendshme për listën e hapur i kapërceu pritshmëritë dhe nxorri në pah qelbin. Në njërën anën luftën e brrylave për emrat brenda partisë dhe në anën tjetër pakënaqësinë në vite akumuluar nga e djathta po për të vetët dhe kryesisht për elitën partiake që ka dominuar prej vitesh, duke notuar në të njëjtat ujëra pa trazuar asnjë benefit electoral për të djathtën.

***

Korça është qarku i dytë ku PD-ja nxorri në pah publikisht problematikën që solli votimi mes njëri tjetrit.

U duk ky fenomen që në fillim me qarkun e Kukësit ku zgjedhjet e fshehta aty nxorrën jashtë loje ish-kryetarin e Bashkisë, Bashkim Shehu e ku vetë PD-ja u detyrua paraprakisht të spostonte Flamur Nokën nga Kukësi për në Tiranë pa dhënë shumë shpjegime.

Ndryshe nga Kukësi, PD e parapriu situatën për zgjedhjet në Vlorë. Deputeti Agron Shehaj që zorshëm u pranua nga baza vlonjate katër vjet më parë si propozim direkt i Lulzim Bashës, u spostua në Tiranë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Vendin aty e zuri Bujar Leskaj ish-kryetar i KLSH-së fundja me njohje më të thella me PD-në e kësaj dege dhe më i pranueshëm për nervin vlonjat.

Shkodra gjithashtu rezultoi surprizë. Ndryshe nga sa u trumbetua, Voltana Ademi dhe drejtuesit partiakë aty kanë marrë më shumë vota kontestuese se kandidatët e tjerë.

Ata janë në listën fituese, (sepse nuk kaluan kufirin e 20%-it) por vota kontestuese tregoi pakënaqësi ndaj tyre

Shkojmë në Durrës dega më amorfe e PD-së për kandidatët, që ka mbetur jetim, pa një figurë qëndrore dhe të fortë. Aty nuk pati diskutime sa kohë që në krye të PD-së është Ferdinand Xhaferri ndofta i konsumuar për të zgjidhur jo vetëm do halle të demokratëve në atë degë, por edhe i humbur në do beteja elektorale.

E vetmja surprizë aty ishte futja me katapult i Enri Cenos që Basha e kishte vënë edhe katër vjet më parë, (në pozicion jo fitues).

Rezulati ishte krejt formal. Demokratët e Durrësit mbyllën sytë dhe votuan për një kandidat që as e kishin propozuar, duke u munduar të shpëtojnë ndonjë emër tjetër më të njohur për “rrethin” e tyre.

Ndërhyrje ka pasur edhe në qarkun Dibër, ku Basha është detyruar të bëjë fakt të kryer për të çuar aty deputetët e listës së vjetër Dhurata Çupin dhe Xhemal Xhunkshin. Me një listë tjetër, edhe aty demokratët do kishin shfryrë në pakënaqësi.

Siç ndodhi psh në qarkun e Beratit ku lista e hapur mes vedi nxorri jashtë loje Astrit Veliajn, i cili zgjedhjet e kaluara zëvendësoi Eduard Halimin pas dorëheqjes së këtij të fundit nga mandati i deputetit. Ai ishte i vetmi deputet që përfaqësoi PD-në për qarkun e Beratit.

Fundja në listën e ardhshme për deputet le të jetë një kandidat “i tyre”, pa qënë për herë të parë të detyruar të votojnë për një emër që vjen nga “jashtë”. Dhe rezultati u dha. Votimi për listën e Beratit la jashtë një biznesmen të hatërmbetur rëndshëm, duke çuar një tjetër sinjal në qendër.

Në qarkun Elbasan, Basha u detyrua të kalojë të gjitha klanet nga ky qark, duke shmangur për një fazë tjetër, hatërmbejtjet aty që nuk janë të vogla.

Kjo është ana e dukshme. Sepse edhe aty votimi ka pasur surpriza sipas të dhënave që disponon gazeta “Si”. Gjatë votimit të listës, votë kontestuese në masë mësohet se kanë marrë dy figura dominuese prej vitesh aty, si Luçiano Boçi dhe Aurel Bylykbashi. Pra një votë partiake kundër, ndërsa në Peqin është parë fenomeni tjetër; lufta mes vetë kandidatëve ku ish-deputeti Dashnor Sula (i rikthyer në listat për deputet) ka lobuar kundër kandidatit tjetër rival duke marrë mbi 90% të votave mbështetëse…

Që do të thotë se në një fazë të tretë kur emrat të filtrohen në qendër, llogaritë duhen bërë mirë nga vetë Basha sepse para se demokratët të kërkojnë votën për një mandat qeverisës, ata do të duhet të rregullojnë më së pari “hesapet” brenda vetes…

Zgjedhjet po e tregojnë, edhe pse publikisht ato ngjajnë krejt formale deri diku qesharake dhe pa nerv. Fundja, baza aq ka në dorë…Të tjerat pastaj i vendos kryetari…

(Gazeta SI)

Next Post
Vendimi/ Administrata e Trump njofton Kongresin: Po tërhiqemi nga OBSH!

Trump tregon se kur do të tërhiqen nga Afganistani trupat ushtarake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Parlamenti nuk është noter i arrestimeve

March 10, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

March 10, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Ylli Manjani: PS-ja duhet ta thotë qartë se arresti me burg është gabim

March 10, 2026

Dosja “Veliaj”, nga debati për kohën e mbrojtjes tek njohja me aktet

March 10, 2026
Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

March 10, 2026
Pretendime se janë varrosur dy vajza, rihapen hetimet për fermën e Epstein në New Mexico

Pretendime se janë varrosur dy vajza, rihapen hetimet për fermën e Epstein në New Mexico

March 10, 2026
“Berisha ka konsumuar çdo vepër penale”, gazetari: I privatizoi dhe ua fali 4 HEC-et njerëzve pranë tij

“Berisha ka konsumuar çdo vepër penale”, gazetari: I privatizoi dhe ua fali 4 HEC-et njerëzve pranë tij

March 10, 2026
Trafikuan armë nga Mali i Zi dhe do i shisnin në “Fresk”, dy të arrestuar! Pamjet e operacionit

Trafikuan armë nga Mali i Zi dhe do i shisnin në “Fresk”, dy të arrestuar! Pamjet e operacionit

March 10, 2026
Ç’të bëj me paratë e mia?

Salianji si shembull për Lapajn

March 10, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

Si do votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PD humb edhe vendin e dytë. PS kryeson

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In