• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Votimi i dy anëtarëve të Kushtetueses, PD: Puç nga Rama, po kap gjykatën

by Java News
11/11/2019 15:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, e cilëson si një puç kushtetues votimin e dy anëtarëve të rinj të këtij institucioni seancën e sotme plenare nga Kuvendi i Shqipërisë. Selia blu akuzon kryeministrin Edi Rama se po tenton që të kapë Kushtetuesen.

Sipas Bardhit i gjithë procesi i kryer nga kryetari i KED, Ardian Dvorani, me porosi të Edi Ramës, ka sjellë një ‘produkt antikushtetues, që eliminoi garën dhe çoi në votim fiktiv nga Kuvendi’. Duke mbrojtur Presidentin, PD-ja shprehet se “Afati 30 ditor për Presidentin nuk ekziston në Kushtetutë. Është alibi e ngritur nga Rama, me pasoja në funksionimin normal të Gjykatës Kushtetuese”.

Përsa i përket zgjedhjes së anëtarëve të rinj, sipas radhës, një duhet ta bëjë presidenti, një kuvendi dhe një Gjykata e Lartë, por në kushtet aktuale Gjykata e Lartë nuk është ngritur dhe nuk jemi në kushte normale. Por për PD-në, këtu nuk kemi të bëjmë me situatë të jashtëzakonshme.

“Nuk ka asnjë situatë të jashtëzakonshme që radha e përzgjedhjes që ka përcaktuar Kushtetuta të mos respektohet. Mungon vetëm Gjykata e Lartë, që është një rrethanë e pavarur nga vullneti i Kuvendit dhe i Presidentit. Prandaj edhe radha që ka caktuar Kushtetuta, për Presidentin dhe Kuvendin, është e detyrueshme të zbatohet” thotë Bardhi.

Deklarata e plotë e Gazment Bardhit

Sapo ndoqët live seancën plenare, për votimin e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ku, me porosi të Edi Ramës, u vu në jetë një puç kushtetues kundër Drejtësisë së pavarur nga politika. Partia Demokratike mbështet një Gjykatë Kushtetuese funksionale dhe të pavarur, por jo këtë që ndodhi sot. Partia Demokratike mbështet një Gjykatë Kushtetuese të pavarur nga politika, që garanton ruajtjen e parimit të ndarjes mes pushteteve, dhe mbron të drejtat dhe liritë e njeriut nga abuzimi i Qeverisë. Por Partia Demokratike dënon projektin e Edi Ramës për kapjen e Gjykatës Kushtetuese, në shkelje flagrante të Kushtetutës. Edi Rama, nëpëmjet KED, ka paracaktuar anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetutuese. Prandaj e kishte jetike kapjen e KED, të cilin e bllokoi për dy vjet, bashkë me Gjykatën Kushtetuese, derisa e mori nën kontroll me Ardian Dvoranin dhe Arta Markun.

I gjithë procesi i kryer nga Kryetari i KED, Ardian Dvorani, me porosi të Edi Ramës, ka sjellë një produkt antikushtetues dhe që eleminon garën. Për 4 vende vakante në Gjykatën Kushtetuese, nuk kishte 12 kandidatë siç kërkon Kushtetuta, por vetëm 4 kandidatë të vlefshëm për përzgjedhje. Këta janë të njëjtët emra si për Presidentin, ashtu edhe për Kuvendin. Kjo do të thotë që për 1 vend në Gjykatën Kushtetutese, kishte vetëm 1 kandidat, dhe jo 3 siç e detyron Kushtetuta, duke paracaktuar anëtarët dhe duke e bërë votimim fikiv. Kjo është shkelja e parë e Kushtetutës.Votimi i sotëm i Kuvendit është antikushtetues dhe i papranueshëm. Ai provoi që emërimet në Gjykatën Kushtetutese ishin të paracaktuara, duke cenuar rëndë besimin e publikut tek Gjykata Kushtetuese. Qëllimi ynë nuk është të analizojmë apo anatemojmë kandidatët e votuar nga Kuvendi apo Presidenti. Për Partinë Demokratike kjo nuk është një çështje emrash, por e besueshmërisë dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.

Partia Demokratike ka mbajtur distancë të plotë nga ky proces, duke respektuar qëllimin e Reformës në Drejtësi, që është heqja e duarve të politikës nga drejtësia. Këtë standard, këtë vullnet të të gjithë shqiptarëve për një drejtësi të pavarur, angazhimin e partnerëve ndërkombëtar për të siguruar drejtësinë e pavarur nga politika, Edi Rama e shkeli hapur. Shmangia e garës, paracaktimi i kandidatëve, kontrolli politik i procesit nëpërmjet KED, është i papranueshëm. Nga ana tjetër, nëpërmjet votimit të dy kandidatëve, përnjeherë, Kuvendi ka shkelur një tjetër urdhërim të Kushtetutës dhe ligjit. Kjo është shkelja e dytë e Kushtetutës nga Kuvendi. Kushtetuta është e qartë. Ajo përcakton rradhën e përzgjedhjes së kandidatëve nga secili institucion. Nuk ka asnjë situatë të jashtëzakonshme që rradha e përzgjedhjes që ka përcaktuar Kushtetuta të mos respektohet. Mungon vetëm Gjykata e Lartë, që është një rrethanë e pavarur nga vullneti i Kuvendit dhe i Presidentit. Prandaj edhe rradha që ka caktuar Kushtetuta, për Presidentin dhe Kuvendin, është e detyrueshme të zbatohet.

Bashkëpunimi mes Kuvendit dhe Presidentit në këtë rast ishte i domosdoshëm, aq më tepër, kur emrat në listat e të dyja institucioneve janë të njëjta. Duke shkelur rradhën e caktuar nga Kushtetuta dhe duke tentuar që t’i imponojnë Presidentit kandidatët që ai ka të drejtë të zgjedhë, Edi Rama dhe Kuvendi, kanë kryer një akt të rëndë antikushtetues, me pasoja në funksionimin normal të Gjykatës Kushtetutese. Alibija se Presidentit i ka kaluar afati 30 ditor i përzgjedhjes së një kandidati, rrëzohet nga Kushtetuta. Në Kushtetutë, ndryshe nga Kuvendi, Presidenti nuk ka asnjë afat. Përpara çdo ligji, Presidenti është i detyruar t’i bindet Kushtetutës, e cila e detyron të respektojë rradhën e përgjedhjes së anëtarit të dytë, pas Kuvendit. Puçi kushtetutes i Edi Ramës ndaj një Gjykate Kushtetuese të pavarur nga politika, cënon interesin e qytarëve shqiptarëve për të patur tek Gjykata Kushtetuese një garant të besueshëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre. /e.s/

Next Post
Horoskopi ditor, e Hënë 18 Shkurt 2019

Horoskopi ditor, e martë 12 nëntor 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In