Kryeministri i vendit, Edi Rama ka përshendetur votimin pro të Asamblesë Parlamentare të Europës për pranimin e Kosovës si anëtar i komunitetit të shteteve të KiE, hap të cilin e konsideron historik.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Rama uron Kosovën nga zemra si dhe falenderon të gjithë miqtë e partnerëve në Asamblenë Parlamentare që mbështetën në hedhjen e këtij hapi të drejtë, për të cilin thotë se i dha Kosovës atë që i takonte dhe i bëri vetë nder Këshillit të Europës.
Kryeministri Rama shton se hapi i fundit drejt anëtarësimit të plotë të Kosovës në Këshillin e Europës do të ndërmerret në muajin Maj në Komitetin e Ministrave, ku thotë se të gjithë duhet të bëjnë të vetmen gjë të duhur: Vulosjen e këtij anëtarësimi!