• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Votimi elektronik: praktikat e tjera dhe Shqiperia

by Afrim Krasniqi
05/06/2016 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Afrim Krasniqi

Më 2012 u hodh ideja e parë e aplikimit të teknologjisë elektronike në votim, fillimisht në një zonë pilot (Fier) dhe më pas në të gjitha zonat elektorale. Në funksion të idesë, KQZ dhe strukturat përgjegjëse blenë pajisjet e duhura, por pas një viti, i gjithë investimi rezultoi i humbur, procesi elektronik u pamundësia dhe kështu, sistemi i administrimit partiak të votës mbeti dominues. Në krahasim më vendet e tjera evropiane, Shqipëria mbetet vendi i vetëm në NATO dhe aspirues për në BE që ende ka një sistem 100% partiak të administrimit zgjedhor.

Ideja e përdorimit të pajisjeve elektronike në votim ose numërim, daton prej 2003 në zgjedhjet e bashkisë Tiranë, ku paqartësitë në listat e zgjedhjeve krijuan probleme dhe zhvendosje të mëdha. Ideja tradicionalisht është përkrahur nga partitë në opozitë, si masë mbrojtëse ndaj partive në qeveri. Më 2013 ishte PS, e cila e mbështeti idenë e aplikimit të teknologjisë elektronike në Fier, madje mori angazhimin publik se me ardhjen në pushtet, sistemi do të ndryshohej për të shkuar drejt teknologjisë.votimi elektronik

Më 2015 është PD në opozitë që gjithashtu mbështet dhe kërkon me forcë aplikimin e teknologjisë në votim dhe numërim. Së fundi, edhe 30-40 parti të vogla parlamentare, përmes një dokumenti të nënshkruar dhe adresuar Kuvendit, kanë kërkuar heqjen dorë nga praktika abuzive e militantëve dy partiakë në administrimin zgjedhor dhe kalimin në sistemin e administrimit elektronik. Ideja është mbështetur edhe nga disa eksponentë të së majtës, kryesisht individë që besojnë se koha e dominimit militant të partive në administrimin zgjedhor duhet të marrë fund, si parakusht për një proces demokratik e transparent votimi e numërimi.

Nëse i referohemi praktikave zgjedhore të vendeve të tjera (tabela bashkëngjitur) ekzistojnë tashmë praktika të konsoliduara të përdorimit të mjeteve teknologjike të votimit dhe të numërimit. Në aplikimin me sukses të këtyre metodave të reja gjendet edhe çelësi shpjegues për faktin se në vende me disa dhjetëra milionë banorë votat numërohen brenda mesnatës së votimit, kurse në Shqipërinë e vogël me 1.6 milion zgjedhës aktivë duhen së paku 4-7 ditë numërim i votave për të ditur palën ose individët fitues. Siç shihet, votimi elektronik ose numërimi elektronik aplikohet gjerësisht në Austri, Belgjikë, Britaninë e Madhe, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Gjermani, Holandë, Irlandë, Itali, Norvegji, Portugali, Rumani, Spanjë dhe natyrisht prej vitesh edhe në Zvicër, duke u bërë dominues në hartën elektorale të shteteve evropiane. Në shumicën e vendeve demokratike përfshirë SHBA përdorën metodat alternative, votimi elektronik dhe ai mekanik në varësi nga preference e zgjedhësit, siç edhe aplikohen forma të tjera të paimagjinueshme në Shqipëri, siç janë votimi me poste, me rrjete elektronike, me porosi/delegim, etj.

Aplikimi elektronik do të kërkojnë disa parakushte nëse mund të merret në konsideratë aplikimi që prej zgjedhjeve 2017.

  1. Së pari, do të kërkonte një database të besueshme dhe një sistem identifikimi elektronik kombëtar përmes ID.
  2. Së dyti, do të kërkonte zgjerimin e të drejtës së votimit edhe tek emigrantët, të cilët nuk janë banorë efektiv ditën e zgjedhjeve në Shqipëri duke qenë që jemi vendi i vetëm evropian që ende i ka përjashtuar emigrantët nga vendimmarrja politike.
  3. Së treti do të kërkonte mjete efektive mbështetëse për jetësimin e procesit, përfshirë burimet e nevojshme dhe alternative të energjisë, si dhe një sistem transparent përpara medias dhe strukturës kontrolluese kombëtare (KQZ-së).
  4. Së katërti, do të kërkonte ndërhyrjen e menjëhershme në Kodin Zgjedhor për ti dhënë kohë KQZ (të paktën 10-12 muaj kohë) për realizimin e praktikave të nevojshme (blerje pajisjesh, trajnim specialistësh dhe trajnim të individëve të deleguar nga partitë dhe shoqëria civile për ndjekjen e procesit të votimit).
  5. Së fundi, do të kërkonte një fushatë informimi publik, sidomos tek kategori sociale që nuk janë të familjarizuara me pajisjet elektronike. Duken pesë kushte të vështira, por jo të pamundura.

Risku dhe përfitimet ekzistojnë në balancë me njëra tjetrën, gjithsesi kjo është një praktikë me zbatim gjithnjë e më të gjerë dhe Shqipëria nuk ka arsye/nuk mundet të mbetet jashtë trendit dhe rrjedhave moderne të kohës. Shteti shqiptar harxhon sot rreth 7 milion euro pagesa për sistemin burokratik partiak të administrimit zgjedhor, duke e kryer këtë proces periodikisht çdo dy vjet, ndërkohë që me votimin elektronik, investimi do të ishte afatgjatë, por me kosto të njëjtë financiare me një proces të sotëm zgjedhore.

Shumica e brezit të rinj, sipas sondazheve, është mbështetëse e futjes së teknologjisë në votim dhe numërim. Përderisa politika premton të ardhmen dhe brezi i ri mbetet baza për të ardhmen, pritshmëritë dhe opinionet e tij do të duhej të merreshin në konsideratë. Për më tepër kur Shqipëria politike ka rreth dy vjet që po aplikon dhe promovon praktika digjitale në shërbimet sociale, shëndetësore, arsimore, etj, ndërkohë që ende hesht për aplikimin e të njëjtës teknologji edhe në procesin më të rëndësishëm vendimmarrës, – në proceset zgjedhore.

ma.me

Next Post

Rrëfimi i Xhakës për kohën kur Trepça s'lejonte më shumë se një shqiptar në formacion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

March 26, 2026
Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

March 26, 2026
IGJEO: Do ketë reshje intensive, alarm portokalli në 5 qarqe në Shqipëri

Parashikimi i motit për ditën e premte, rikthehet “dimri” në pranverë, borë në zonat malore

March 26, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës merr vendimin për çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta

March 26, 2026
Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

March 26, 2026
Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

March 26, 2026
Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

March 26, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

 Kur na e thonë të vërtetën në sy

March 26, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani zyrtar zbulon për herë të parë detajet e negociatave SHBA-Iran

Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani zyrtar zbulon për herë të parë detajet e negociatave SHBA-Iran

March 26, 2026
Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë

Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In