• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Votimi Elektronik, Biba: Nuk ka kohë për 6 muaj

by A R
22/01/2017 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrtarë të Shoqatës Botërore të Organeve Zgjedhore (A WEB) me ftesë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndodhen në Shqipëri për një vizitë studimore mbi infrastrukturën e Teknologjisë së Informacionit dhe dhënien e asistencës teknike për KQZ.

Qëllimi i kësaj vizite studimore është asistenca e A-WEB për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në punën që po bën mbi fizibilitetin e zbatimit të teknologjisë së informacionit në zgjedhje dhe ngritjen e kapaciteteve menaxhuese zgjedhore.

Kryetari i KQZ-së, Denar Biba pasi i falënderoi zyrtarët e A-WEB për ardhjen e tyre me qëllim asistencën teknike ndaj KQZ, i njohu me  sistemin dhe proceset zgjedhore të vendit tonë.

Kryetari i KQZ-së tha se pavarësisht se vendimmarja për futjen e teknologjisë së informacionit në zgjedhje i përket Parlamentit, KQZ synon studimin e praktikave më të mira vendeve të tjera.

“ Të kalosh nga një sistem shumë vjeçar, disa dhjetra vjeçar, i bazuar në letër dhe numërimet manuale në një sistem krejtësisht elektronik, ne si profesionistë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe jo vetëm unë, gjykojmë që për të qënë seriozë në këtë ndërmarrje, para së gjithash duhet të studiojmë këtë lloj praktike, duke ju referuar praktikave më të mira botërore dhe pikërisht, në ndihmë të kësaj do të jenë dhe do të ofrojnë asistencë kolegët e A-WEB. Teknologjia në zgjedhje, apo zgjedhje krejtësisht të bazuara në teknologji, janë të mundura, praktikat botërore janë aty dhe janë realizuar, shembujt të cilët ndanë dhe do të vazhdojnë të ndajnë edhe këto ditë kolegët nga Korea, kërkojnë kohë dhe pilotim paraprak përpara se të realizohen në shkallë të gjërë. Ndaj KQZ me asistencë të kolegëve të A-WEB, do të bëjë një studim në lidhje me fizibilitetin e projekteve të teknologjisë në zgjedhje”., tha ai.

Ekspertët e A-WEB do të prezantojnë eksperiencat e shoqatës mbi Teknologjinë e Informacionit, bazuar në sistemin e menaxhimit të zgjedhjeve dhe e-votimit  në vendet të ndryshme të botës.

Ky projekt studimor vjen si respektim i detyrave të lëna nga Kuvendi në rezolutën, “Për vlerësimin e veprimtarisë së KQZ për vitin 2015”,  për të njohur faktorin politik dhe publikun, më studime dhe programe informuese mbi përdorimin e teknologjisë në zgjedhje, si edhe efektet financiare.

Shoqata e Trupave Zgjedhorë Botëror (A-WEB), ku janë anëtarësuar 106 vende të botës, përfshirë dhe Shqipëria, asiston vendet anëtare të cilat kanë synim përmirësimin e standardeve zgjedhore dhe mirë administrimin e zgjedhjeve, duke përdorur edhe teknologjinë e informacionit.

Next Post
Babai i Ergit kujton të birin, poezia përlot lexuesit në rrjete

Babai i Ergit kujton të birin, poezia përlot lexuesit në rrjete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In