• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Votimi detyrim ligjor/ Kume: Më parë votimi i emigrantëve…

by A R
17/08/2017 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ditë më parë numri dy i Partisë Demokratike, Edmond Spaho propozoi që pjesë e aksionit opozitar për reformën Kushtetuese dhe Zgjedhore të jetë dhe detyrimi me ligj për të votuar në zgjedhje.

Por Kushtetuta jonë e përcakton vetëm si të drejtë dhe jo detyrim pjesëmarrjen në zgjedhje, ndërsa debati ka nisur në Europë pas referendumit për BREXIT.

Eksperti i çështjes së zgjedhjeve Kristaq Kume ka sqaruar për “Shekulli”-n se përpara se ky propozim të bëhet nga opozita është mëse e nevojshme të sqarohet nëse këtij detyrimi duhet t’i nënshtrohen të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë të drejtën e votës apo do të bëhen dallime midis shtetasve që banojnë në Shqipëri dhe shtetasve që banojnë jashtë territorit të Shqipërisë.

Kume ka rreshtuar anët pozitive të këtij ligji në kushtet shqiptare, siç është frenimi i intimidimit nga partitë politike, pasi në këtë mënyrë zgjedhësit i thonë partive që kërcënojnë për mos dalje në votim se duhet të votojnë pasi i ndëshkon ligji. Në fund ai tha se është detyra e partive politike që me angazhimin e tyre serioz duke rritur besimin te votuesit mund të sjellin shumë më shumë se sa efektet pozitive që mund të vijnë nga realizimi i kësaj nisme.

Kur jemi në prag të nisjes së reformës zgjedhore, opozita në Shqipëri ka hedhur si propozim si kusht, votimin si detyrim ligjor. Si ju duket ky propozim i PD-së?

Për zgjedhësit, për të votuar me detyrim, ka legjislacione që e parashikojnë një gjë të tillë, siç është rasti i Greqisë ku zgjedhësit e regjistruar në listë janë të detyruar të marrin pjesë në votim, në të kundërt për ‘ta ka penalitete. Pra nuk është se ky propozim nuk ka precedent ligjor, ose praktika në vende të tjera. Për mendimin tim, përpara se të vendoset një kusht i tillë për zgjedhësit në Shqipëri problemi duhet të analizohet në shumë aspekte: Së pari, duhet sqaruar që këtij detyrimi a duhet t’i nënshtrohen të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë të drejtën e votës, apo do të bëhen dallime midis shtetasve që banojnë në Shqipëri dhe shtetasve që banojnë jashtë territorit të Shqipërisë.

Nëse zgjidhet që ky propozim të jetë për të gjithë shtetasit me të drejtë vote, kjo kërkon me domosdo pas kësaj që ky kushtëzim ligjor të parashikohet në ligjin zgjedhor vetëm pasi të jetë zgjedhur plotësisht problemi i mënyrës së votimit të shtetasve që banojnë jashtë vendit, pa qenë të detyruar të vinë në qendrat e votimit, në të kundërt jo vetëm që ky kushtëzim ligjor i ka shanset pothuajse zero për tu plotësuar nga shtetasit që banojnë jashtë territorit të vendit por padrejtësisht shteti do t’i “dënonte”.

E dyta, është shumë e rëndësishme që përpara se të merret vendimi për të shpjeguar cila janë arsyet që shtetasit shqiptarë që banojnë në Shqipëri pse nuk marrin pjesë në zgjedhje dhe shumë më tepër se kaq të kërkohet të shpjegohet se cilat janë punët që duhet bërë për të rritur interesin e zgjedhësve për proceset e votimit. Ky është një problem shumë kompleks dhe për mendimin tim forcat politike kësaj të fundit duhet t’i kushtojnë shumë më tepër vëmendje se sa një hartimi të një detyrimi ligjor për të marrë pjesë në votim se ndryshe do të penalizohesh.

Duke e njohur çështjen e reformës zgjedhore mendoni se ka ardhur koha për të jetësuar këtë ide të PD-së dhe mund të sjellë kredenciale ky propozim për opozitën nëse jetësohet ?

Forca që mendojnë se mund të përfitojnë nga vënia në jetë këtij propozimi e kanë gabim. Pra në këtë mënyrë nuk mundet që asnjë forcë politike, në këtë rast PD-së që duke vendosur këtë kusht të motivojë më shumë elektoratin që të arrijë të marrë rezultat më pozitiv, absolutisht nuk mund të arsyetohet kështu. Kjo mund të lexohet si një deklaratë apo një përpjekje për t’i thënë elektoratit që ne si parti mbi të gjitha vlerësojmë procesin, vlerësojmë të drejtës e shqiptarëve për t’u shprehur dhe për të parandaluar çdo lloj përpjekje që mund ti bëhet zgjedhësve duke i indimiduar nga forca politike apo subjekte të caktuara.

Me pak fjalë atij që do të indimidojë zgjedhësit i themi; unë nuk bëj ashtu siç do ti që të mos shkojë në qendrën e votimit sepse më ndëshkon ligji. Kjo është ana e mirë e këtij propozimi. Nëse  arrihet të realizohet në maksimumin e veç ky lloj detyrimi ligjor, për mendimin tim është shumë më pak se sa mund të arrihet në rastin kur forcat politike do të përpiqen të bëjnë së bashku ta qeverisin këtë vend në atë mënyrë që këtu të realizohen procese zgjedhore të besueshme sepse vetëm në rastet kur elektorati ka besim për atë që ndodh në një proces zgjedhor mund të motivohet për të dalë për të votuar. Një zgjedhës i cili nuk është i sigurt se ku dhe si përdoret mllefi i lëshuar prej tij në kutinë e votimit është i demotivuar për të marrë pjesë në zgjedhje. E kundërta ndodh nëse angazhohemi të gjithë dhe realizojmë procese zgjedhore të besueshme nga elektorati./a.m.

Next Post
Ngrihet Task-Forca e monitorimit, si do të pengohet administrata në fushatë

Qeveria: Raporti i ministrave teknikë është i paligjshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

7 Marsi/ “Integrimi nuk do të thotë asimilim”, mesazhi i Presidentit Begaj për mësuesit e diasporës

7 Marsi/ “Integrimi nuk do të thotë asimilim”, mesazhi i Presidentit Begaj për mësuesit e diasporës

March 7, 2026
I tradhtuan bisedat në Sky Ecc/ Hajrulla dhe Matodashaj të përfshirë edhe në vrasjen e Bledar Bircajt, zbardhet roli i tyre

I tradhtuan bisedat në Sky Ecc/ Hajrulla dhe Matodashaj të përfshirë edhe në vrasjen e Bledar Bircajt, zbardhet roli i tyre

March 7, 2026
Spiropali i dorëzon detyrën Hoxhës, ministri i ri i Jashtëm: Vijojmë përparimin e proceseve integruese

Spiropali i dorëzon detyrën Hoxhës, ministri i ri i Jashtëm: Vijojmë përparimin e proceseve integruese

March 7, 2026
Pushime në kohë lufte! Nga Kejsi Tola te Morena Taraku, kush janë VIP-at shqiptarë që kanë ‘ngecur’ në Dubai

Pushime në kohë lufte! Nga Kejsi Tola te Morena Taraku, kush janë VIP-at shqiptarë që kanë ‘ngecur’ në Dubai

March 7, 2026
Turqia vendos avionë ushtarakë F-16 në Qipro? Cilët janë hapat që po shqyrtohen për rritjen e sigurisë

Turqia vendos avionë ushtarakë F-16 në Qipro? Cilët janë hapat që po shqyrtohen për rritjen e sigurisë

March 7, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e diel 8 mars 2026

March 7, 2026
Efektivi i policisë shkencore u arrestua gjatë aksionit në Vlorë me urdhër të SPAK! Ja akuzat me të cilat përballet

Efektivi i policisë shkencore u arrestua gjatë aksionit në Vlorë me urdhër të SPAK! Ja akuzat me të cilat përballet

March 7, 2026
Mediu për “Gërdecin”: Procesi ndaj meje sajesë politike, nga hetimet rezultoi se nuk kam përfituar asgjë

Mediu për “Gërdecin”: Procesi ndaj meje sajesë politike, nga hetimet rezultoi se nuk kam përfituar asgjë

March 7, 2026
“Irani do të goditet shumë rëndë”/ Teherani reagon pas paralajmërimit të Trump: Do ndërmarrim veprime kundër armikut

“Irani do të goditet shumë rëndë”/ Teherani reagon pas paralajmërimit të Trump: Do ndërmarrim veprime kundër armikut

March 7, 2026
Rama habitet nga fjalët e biznesmenes: Do të kujdesem personalisht që ta marrësh lejen bashkë me medaljen

Rama habitet nga fjalët e biznesmenes: Do të kujdesem personalisht që ta marrësh lejen bashkë me medaljen

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In