• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Votimet në Xhorxhia, një sfidë e hershme për Joe Biden

by A R
03/01/2021 11:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zakonisht janë zgjedhjet e Kongresit në mes të mandatit të një presidenti që orientojnë qasjen dhe përparësitë politike të Shtëpisë së Bardhë. Për Presidentin e zgjedhur Joe Biden, garat më përcaktuese për Kongresin po vijnë përpara se ai të marrë detyrën.

Dy balotazhe të martën në Xhorxhia do të vendosin se cila parti do të kontrollojë Senatin dhe rrjedhimisht se sa mund të arrijë presidenti i ri në aspektin legjislativ për çështje të tilla si pandemia, kujdesi shëndetësor, taksat, energjia dhe mjedisi.

Për një politikan që e paraqiti veten para amerikanëve si bashkues dhe si një negociator me përvojë me Kongresin, zgjedhjet në Xhorxhia do të ndihmojnë të përcaktojnë nëse ai do të jetë në gjendje t’i përmbahet këtij imazhi.

“Nuk është se nuk mund të arrish asgjë po të jesh në pakicë ose se mund të realizosh çdo gjë po të kesh shumicën, të bësh gjithçka në shumicë, por të kesh kontrollin e udhëheqjes, mund të ndajë suksesin nga dështimi për një administratë,” thotë Jim Manley, që ka qenë këshilltar i ish-udhëheqësit demokrat të Senatit, Harry Reid. Sot atë post e mban republikani Mitch McConnell.

Të dy kandidatët demokratë nga Xhorxhia, Jon Ossoff dhe Raphael Warnock duhet të fitojnë të martën që Senati të jetë i ndarë 50-50. Nënpresidentja e zgjedhur Kamala Harris, si presidente e Senatit, do të siguronte votën e nevojshme për të përcaktuar kontrollin.

Realiteti është se edhe një Senat me shumicë të ngushtë demokrate nuk do t’i jepte zotit Biden gjithçka që ai dëshiron. Rregullat e Senatit kërkojnë 60 vota për të çuar përpara pjesën më të madhe të legjislacionit kryesor; për momentin nuk ka një numër të mjaftueshëm demokratësh të gatshëm që ta ndryshojnë këtë rregull. Pra pavarësisht nga rezultatet në Xhorxhia, zotit Biden do t’i duhet të bëjë për vete republikanë në Senat.

Megjithatë një shumicë demokrate në Senat do ta bënte më të lehtë konfirmimin e të emëruarve të zotit Biden për postet kryesore, veçanërisht në gjyqësor, dhe do t’u jepte demokratëve kontrollin e komisioneve. Në të kundërt, një Senat i udhëhequr nga senatori McConnell pothuajse me siguri do t’i mohonte zotit Biden fitoret e mëdha legjislative, ashtu siç pati bërë vonë në mandatin e Presidentit Barack Obama.

Ekipi i presidentit të zgjedhur Biden është shumë i vetëdijshëm për rëndësinë e garave në Xhorxhia. Ai shkon në Atlanta të hënën, në prag të balotazheve, për të bërë fushatë me kandidatët Ossoff dhe Warnock për herë të dytë në tre javë. Ekipi i fushatës së zotit Biden ka ndihmuar në mbledhjen e miliona dollarëve për të konsoliduar infrastrukturën e partisë që e ndihmoi zotin Biden të bëhet kandidati i parë demokrat për president që nga viti 1992 që fiton në këtë shtet. Nënpresidentja e zgjedhur Kamala Harris do të bëjë fushatë të dielën në Savannah.

Në vizitën e tij të fundit, Biden i quajti senatorët republikanë David Perdue dhe Kelly Loeffler si “bllokues” dhe u kërkoi banorëve të Xhorxhias “të votojnë për dy senatorë të Shteteve të Bashkuara që dinë të thonë fjalën “po” dhe jo vetëm “jo”.

Përbërja e Kongresit kushtëzon çdo administratë, por ndoshta kjo është edhe më e vërtetë për zotin Biden, i cili ka shërbyer 36 vjet në Senat, dhe tetë vjet si nënpresident i zotit Obama dhe ndërmjetës i nivelit të lartë me Kongresin.

Edhe disa republikanë shpresojnë tek një marrëdhënie e ndryshme me Kongresin, nën qeverisjen e presidentit të ardhshëm Biden. Michael Steel, që ka qenë këshilltar i lartë i ish-Kryetarit republikan të Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner, i cili shpesh së bashku me zotin McConnell, bllokoi shpesh nismat legjislative të ish-presidentit Obama, fajësoi për problemet me Kongresin të zotit Obamës, qasjen e tij personale ndaj politikanëve të tjerë. Në të kundërt, tha zoti Steel “Presidenti i zgjedhur Biden është një ligjvënës nga prirja, nga përvoja dhe nga instinkti, ndryshe nga ish-Presidenti Obama”.

Zoti Steel parashikon që presidenti i zgjedhur Joe Biden dhe Senatori McConnell, dy ish-kolegë, të mund të gjejnë “gjuhë të përbashkët” për infrastrukturën dhe imigracionin – politika që kanë penguar shumë administrata.

Megjithatë, nuk ka asnjë shenjë që zoti McConnell do të lejonte shqyrtimin e përparësive të tjera kryesore të zotit Biden, mes së cilave më e rëndësishmja një zgjerim i një “opsioni publik” të Ligjit për Kujdes Shëndetësor të Përballueshëm. Rritjet e propozuara të zotit Biden të taksave ndaj korporatave dhe amerikanëve më të pasur gjithashtu ka të ngjarë të mos kenë asnjë shans në një senat republikan.

Presidenti i zgjedhur Biden do të ketë nevojë për aftësitë e tij negociuese edhe në marrëdhëniet me krahun e majtë të partisë së tij. Megjithëse progresistët thonë se kanë ulur pritshmëritë e tyre për atë që është e mundur – madje edhe nën një Senat me shumicë demokrate – ata ende synojnë ta shtyjnë zotin Biden.

Pritshmëritë e kufizuara të demokratëve për pushtetin e tyre, edhe me një shumicë të mundshme, bien ndesh me pretendimet e ekzagjeruara që republikanët kanë trumbetuar në garat e Xhorxhias.

Sipas fjalëve të senatorëve Perdue dhe Loeffler, një Senat demokrat do të ishte një konsolidim i një “axhende socialiste”. Përveçse është një keqinterpretim i përparësive të politikave të zotit Biden dhe senatorëve demokratë, ky karakterizim neglizhon realitetin e përbërjes së Senatit.

Në një aktivitet fushate këtë javë, kandidati Ossoff tha se sulmet “qesharake” të senatorit Perdue “më lënë pa fjalë “. Ai vuri në lojë pretendimin se idetë politike, që përputhen me ato të zotit Biden, janë një zhvendosje nga e majta. Por ai ishte në një mendje me rivalin e tij republikan për sa i përket rëndësisë së garave në Xhorxhia.

“Kemi shumë punë për të bërë, prandaj nuk mund të ngecemi në bllokime dhe pengesa për vitet e ardhshme“, tha zoti Ossoff./VOA

Next Post
Rrëzohet avioni! Vdesin biznesmeni, gruaja dhe djali

Rrëzohet avioni! Vdesin biznesmeni, gruaja dhe djali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Motori i dëborës përplaset me shtyllën elektrike, raportohet për 4 të plagosur në Bogë të Rugovës

Motori i dëborës përplaset me shtyllën elektrike, raportohet për 4 të plagosur në Bogë të Rugovës

January 25, 2026
Ndizet lufta për mbijetesë në Superiore/ Garë e egër për titullin, tre skuadra ndahen nga një pikë

Ndizet lufta për mbijetesë në Superiore/ Garë e egër për titullin, tre skuadra ndahen nga një pikë

January 25, 2026
Zjarr i madh pranë bazës së Pashalimanit në Orikum, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve! Ndërhyjnë zjarrfikësit

Zjarr i madh pranë bazës së Pashalimanit në Orikum, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve! Ndërhyjnë zjarrfikësit

January 25, 2026
1-vjetori i ndarjes nga jeta të Kryepeshkopit Anastas, Kryepeshkopi Joani: Trashëgimia e tij është e gjallë mes nesh

1-vjetori i ndarjes nga jeta të Kryepeshkopit Anastas, Kryepeshkopi Joani: Trashëgimia e tij është e gjallë mes nesh

January 25, 2026
Moti i keq me temperatura të acarta përfshin SHBA-në, Shtëpia e Bardhë mbulohet nga dëbora

Moti i keq me temperatura të acarta përfshin SHBA-në, Shtëpia e Bardhë mbulohet nga dëbora

January 25, 2026
“Reforma më e madhe në polici”, ministrja e Brendshme Mahmood njofton krijimin e FBI-së britanike

“Reforma më e madhe në polici”, ministrja e Brendshme Mahmood njofton krijimin e FBI-së britanike

January 25, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

January 25, 2026
“S’e kam të lehtë të fle në trotuar, por kemi zgjedhur të luftojmë”, Lapaj flet në Berat për protestën e 31 janarit

“S’e kam të lehtë të fle në trotuar, por kemi zgjedhur të luftojmë”, Lapaj flet në Berat për protestën e 31 janarit

January 25, 2026
Dy minutat vendimtare në arrestimin e Maduros, CNN rindërton skenën e operacionit për ‘rrëmbimin’ e tij

Dy minutat vendimtare në arrestimin e Maduros, CNN rindërton skenën e operacionit për ‘rrëmbimin’ e tij

January 25, 2026
Real është “Mbappe”/ Sulmuesi francez u jep sërish fitoren madrilenëve në La Liga

Real është “Mbappe”/ Sulmuesi francez u jep sërish fitoren madrilenëve në La Liga

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In