Një përplasje e ashpër ka ndodhur gjatë procesit të votimit pas debatit kombëtar zhvilluar nga kandidatët e FRPD në Vlorë. Të rinjtë demokratë filluan debatin e tyre të hapur në prani të strukturave, çka vazhdohet nga procesi i votimit. Por gjate ketij procesi ka pasur nje perplasje mjaft te ashper.
Nje nga mbeshtetesit e kandidatit Ervin Salianji, eshte paraqitur prane komisionit te votimit me karten e identitetit te nje personi tjeter. Antaret e komisionit dhe perfaqesuesit e kandidateve e kane njohur personin dhe kane kerkuar qe ai te largohet pasi ishte nje nga aktivitetet e FRESSH dhe mbeshtetes i Partise Socialiste dhe jo personi i regjistruar.
Pas refuzimit te komisionit kane filluar edhe perplasjet pasi militanti socialist ka kerkuar te votoje me cdo kusht dhe prentendonte se nuk po e lejonin te votonte pasi ishte mbeshtetes i Salianjit. Debatet kane qene me tone te ashpra, ne ambientet ku po zhvillohet procesi kane mberitur edhe forcat e policise me te cilat ka komunikuar kreu i PD Vlore Moisi Meminaj.
Personi i qe njihet si mbeshtetes i PS-se dhe komisioner i saj eshte larguar me pas dhe situata eshte qetesuar. Komisioneret i thane citynews.al se ne listat e anatresise te FRPD ne Vlore jane rreth 1400 antare por shume prej tyre te regjistruar ditet e fundit jane mbeshtetes te Partise Socialiste dhe PDIU, te regjistruar vetem sa per te votuar ne favor te nje kandidati.
/Citynews/