Numër i madh votuesish prisnin për të shprehur vullnetin e tyre qytetar në qendrën e votimit numër 7, në shkollën fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë.
Ajo që sivjet e shohin votuesi t është se udhëheqësit e njësive zgjedhore kryesisht janë serbë, derisa kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë, kur udhëheqës të njësive kanë qenë shqiptarë. Caktimi i tyre është bërë nga Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi.
“Shumica e udhëheqësve të njësive votuese janë serbë, edhe në Preshevë edhe në Bujanoc”, ka thënë Iljasa Salihu, votues nga Presheva.
Në njësinë numër 7 në Preshevë udhëheqës është Cvetkovic Tomislav. Ai ka thënë për “Zëri” se nuk ka pasur probleme dhe se deri në mesditë kanë votuar rreth 200 qytetarë, nga nga 1270 sa ka qendra.
Ndërkohë edhe dy vendvotimet tjera në Preshevë udhëheqin njëistë zgjedhore serbët.
Nënkryetari i njësisë zgjedhore numër 9, Mehmet Rexhepi, ka treguar për “Zëri” se rreth 300 veta kanë votuar deri në mesditë.
“Po presim që gjithçka të përfundoj qetë. Deri më tani nuk kemi pasur probleme”, ka thënë ai.