• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 10, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Votë akademike dhe intelektuale për Universitetin

by Panajot Barka
02/04/2016 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Prof. Asoc. Panajot Barka.

Para disa vitesh botova një shkrim me titull “Fundi i paralajmeruar i një qyteti”. Fjala është për Gjirokastrën. Madje kur qyteti ishte në kulmin e lulëzimit të tij prej parave të pista. Tani qyteti i njëmijë dritareve dhe i po aq vlerave, po e përjeton realisht këtë fund të paralajmëruar.

Shkaku për të qenë Kasandër lidhej me realitetin e Universitetit “E. Çabej”. Kjo se Gjirokastra i ka dhenë atij vendin e nderit në raport me veten dhe me vlerat e saj. Pikërisht, në pikun e lulëzimit të qytetit, Universiteti po kthehej në hije të vetvetes, qoftë si institucion akademik me tradita, qoftë për nga roli i tij në shërbim të komunitetit. Në këtë plan ai nuk mundi të bënte përjashtimin nga rrenia e lirë e arsimit universitar në vend, apo edhe i shoqërisë në tërësi. Qëndrimi mospërfillës i shtetit ndaj këtij universiteti “provincial”, (që për sa i përket profesionalizmit akademik i bënte karshillek kryeqytetit për dekada me radhë), mbi supet e të cilit ishte mbështetur fati i Gjirokastrës dhe i rajonit më të gjerë, e bënte më të dukshëm degradimin e tij.

Nga ana tjetër vlerat e veta (dijen, kulturën, civilizimin, bashkëjetesën harmonike multifetare dhe multietnike etj.,), qyteti i mishëroi dhe ia mirëbesoi Universitetit. Por, ai tregoi se nuk diti t’i administrojë ato, jo thjesht si detyrim akademik, por sidomos, si vlera identitare të një qyteti me kontribute historike për gjithë vendin.

Universiteti nuk kuptoi se Gjirokastra i kishte lenë në administrim 27 muzeume, (tanimë të shkatërruara e të vjedhura), galerinë e arteve, të dytën pas Tiranës, (tani të sakatuar, të ngrenë nga lagështia dhe dora hajdute), teatrin, orkestrën simfonike, kinemanë, një kështjellë që e klasifikon të parën në Ballkan dhe jo për nga madhësia, por nga vlerat e kulturave perandorake të mishëruara në të, një ansambël arkitekturor qytetar me dhjetëra monumente kulture të kategorisë së parë, një site arkeologjik nga më të pasurat në Ballkan. Qyteti i mirëbesoi Universitetit studimin dhe vlerësimin e marrëdhënieve tradicionale shoqërore nga më interesante në botë, emra personalitetesh që u bënë shtylla vertebrale e identitetit kulturor e kombëtar të vendit etj, turizmin dhe perspektivën ekonomike e kulturore të tij.

E ndërsa dimensioni i trashëgimisë i jepte qytetit të drejtën të kthehej në pasuri botërore të mbrojtur nga UNESKO, Universiteti mbyllej në guaskën e tij, “të dijës për dije”. Vetpërjashtohej nga misioni i tij i dyfish, i administrimit dhe udhëheqjes së këtyre vlerave.

Rrudhja e tij nuk i shërbente qytetit as edhe në aspektin semplist e pragmatist. Pakësimi i studenteve, solli pakësimin e pjesës më aktive të konsumit, që stimulon tregun dhe gjallërinë rinore. Ndërsa shndërrimi i studentit nga subjekt dijesh në objekt përfitimi, i hoqi Universitetit të drejtën morale për të qenë pjesë dhe pararojë e komunitetit, duke kultivuar kompleksin e fajit, me gjithçka ai prezupozon. Zbehu fillimisht integritetin për të pasur mbështetjen shtetërore për të dalë nga zgripi. Madje, nuk pati as forcën e moralin për të përballuar padrejtësitë ndaj tij. Kjo erdhi edhe për shkakun se gjirokastritët, humbën besimin ndaj Universitetit. Gabimisht lejuan që ai të konsiderohet pronë e klaneve të caktuara brenda e jashtë tij. Kthyen në normë të sjelljes së tyre indiferentizmin deri në kultivimin e dilemës: –  më  mirë universiteti të mbyllet se sa i hapur. (!!) Kjo është e pafalshme për gjirokastritët e mençur dhe patriotë, për komunitetin e tyre, të emrave të shquar, për qytetin që në shekuj ka bërë kaq sakrifica për dijen, kulturës dhe civilizimin. Pikërisht këtu qëndron dhe faji i shtetit, i qeverive dhe i partive politike. Aq më shumë nuk mund të justifikojnë indiferencën e tyre me gjoja pathyeshmerinë e interesave meskine edhe kur ato shpalosen në emër të autonomisë universitare. Pranimi i kësaj sfide do të thotë të bëhesh pjesë e fatalitetit për Gjirokastrën.

Universiteti është Gjirokastra dhe e ardhmja e saj është Universiteti. Ky është binomi mbi çdo dilemë, binomi që garanton dhe kthesën rilindëse të tyre.

Kjo do të thotë se akti zgjedhor në universitetin e Gjirokastrës, ndryshe nga të gjitha universitetet në Republikë, është i lidhur me këtë mision. Ndaj dhe zgjedhjet në këtë Universitet nuk mund të konsiderohen si çështje e brendshme e tij, por e të gjithë komunitetit. Nga ana tjetër, shndërrimi i zgjedhjeve në universitet në çështje publike, do të çlirojë edhe energjitë e brendshme të stafit akademik, pjesë e të cilit është marrë peng i interesave dhe presioneve.

Këtu qëndron edhe sfida e dytë. Ajo e stafit akademik. Na takon fillimisht neve të marrim përsipër ndryshimin e fateve të Universitetit, pavarësisht se kjo ka cilësinë e gurit të Sizifit. Na takon neve të tregojmë se e meritojmë të jemi pjesë e stafit akademik të një universiteti me vlera të tilla. Na takon neve t’i japim votës tonë pavarësinë akademike dhe intelektuale. Një pavarësi e tillë e votës kërkon prej se cilit nga ne të çlirohemi nga frika kolektive dhe individuale.

Së dyti, çdonjëri nga ne duhet të bëhet i përgjegjshëm, se pavarësisht detyrimeve, lidhjeve, klaneve, duhet të votojë ata njerëz që kanë mundësi të sjellin ndryshimin që i duhet realisht Universitetit. Të tregojë se, në rast se strukturat përgjegjëse për situatën e nderë në universitet nuk duan t’i hapin rrugë ndryshimit e zhvillimit, ai di të distancohet prej tyre me votën e tij. Me një votë të tillë të tregojë se askush nuk mund të fshihet pas njerëzve të mirë e me moral të pastër me qëllim që nesër ta marrin peng në drejtimin e tyre.

Së treti. Në mjediset universitare ka njerëz që mbjellin fatalitet, se gjendja nuk mund të ndryshohet. Dhe më keq, këtë fatalitet e lidhin me klimën e rehatisë së krijuar duke thënë hapur se ndryshimi i pretenduar si domosdoshmëri shpëtimi i Universitetit, do të prish këtë standard rehatie dhe të raporteve të përmbysura me studentin. (!!) E lidhin standardin e rehatisë vrastare të së ardhmes së tyre, me gjendjen në përgjithësi në vend dhe me garancinë e tyre gjoja politike se universiteti nuk do të mbyllet.

Por, për çdo anëtar të stafit akademik duhet të bëhet e qartë se e vërteta është krejt  ndryshe. Me ligjin e ri të arsimit të lartë buxheti i shtetit mbulon vetëm një përqindje aspak të lartë të rrogës bazë. Pjesa tjetër duhet të mbulohet nga të ardhurat që siguron vet institucioni, që vijnë nga studentët, projektet, shërbimet ndaj të tretëve etj. Por nëse nuk ndodh ndryshimi cilësor, atëherë nuk mund të rritet numri aktualisht shumë i ulët i studenteve, me pasojë uljen e të ardhurave. Nëse rehatia nuk zëvendësohet me projekte dhe me shërbime ndaj të tretëve, pagat relativisht ulen. Nëse, autoriteti i universitetit nuk angazhohet që projektet dhe shërbimet ndaj të tretëve të bëhen pjesë integrale e të gjithë stafit akademik dhe jo e pjesës së privilegjuar rreth tij, atëherë rroga e shumicës do të jetë disa herë më e ulët se e kësaj pakice të privilegjuar. Nëse të ardhurat nga burimet e tjera (përveç buxhetit të shtetit) do të shkojnë masivisht për tendera dhe jo në funksion të të ardhurave të pedagogëve, rroga e stafit akademik do të jetë me e ulët se ajo e administratës.

Lë të mos harrojmë se në këtë universitet 75% e stafit akademik i duhen deri në pension mestarisht 25 vjet punë. Kjo do të thotë se ata duhet të mendojnë seriozisht për të ardhmën e tyre dhe të mos nisen nga ajo pakicë e gardës së vjetër që, për pak vjet e mbyllin karierën dhe rehatia u shkon shumë përshtat, aq më tëpër kur duan të kenë në dorë edhe paketën kontrolluese të drejtimit të universitetit.

Lë të mos harrojë ky 75 % i stafit akademik se fati i tij është i rrezikuar edhe për faktin se Universiteti, për shkak të qëndrimit të Ministrisë, por edhe të mos këmbënguljës së duhur të autoritetit drejtues të Universitetit, është i vetmi në vend me dy fakultete dhe po të vazhdojë kështu shumë shpejt mund të kthehet në akademi apo kolegj univeristar, pra të mos jetë universitet. Kredibilitetit i tij rrezikohet edhe nga fakti se nuk ka 18 anëtarë të stafit me titull profesor, pra nuk ka të drejtë të promovimit të titujve akademikë, por edhe vështirësohet shume për studimet e nivelit të tretë. (!!)

Një rrezik real i vjen universitetit të Gjirokastrës edhe nga faktori politik aq i përfolur se fundi për imitimin të Ali Pashës. Duket se ai ka gjetur një mënyrë origjinale për të mënjanuar konkurrencën e universitetit të Gjirokastrës në forcimin e filialit të tij të paligjshëm të universitetit të Tiranës në Sarandë. Ai synon të përkrah në universitetin e Gjirokastrës atë krah, i cili si shpërblim, të pranojë që Universiteti i Gjirokastrës të mos jetë konkurrues për filialin e tij. Njëkohësisht t’i garantojë atij rolin e preferuar në tendera të siguruara në emër të zhvillimit të universitetit të Gjirokastrës.

                 Së fundi dua të them se këtë shkrim e aprovuan dhe vlerësuan shumë nga kolegët e mi të stafit akademik në Universitetin e Gjirokastrës. Por nuk pranuan ta firmosin atë. Gjithsesi, i ftojë t’i japin vlerë akademike dhe intelektuale votës së tyre për të mirën e vetës, të universitetit dhe të komunitetit gjirokastrit. Kjo është më e rëndësishme si firma në këtë shkrim.

FUND.

Next Post

Ceremonia e 2 Prillit, Topalli mungon në peligrinazhin përkujtimor të Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Goditja e grupit kriminal ku u arrestua djali i ish-deputetit të PS, SPAK: 10 të arrestuar e 4 në kërkim! Sekuestrohen…

Goditja e grupit kriminal ku u arrestua djali i ish-deputetit të PS, SPAK: 10 të arrestuar e 4 në kërkim! Sekuestrohen…

December 10, 2025
“Do ta paguash me gjak”, gazetari izraelit flet për kërcënimet me vdekje

“Do ta paguash me gjak”, gazetari izraelit flet për kërcënimet me vdekje

December 10, 2025
Qeveria gjermane lehtëson procedurat për marrjen e shtetësisë për emigrantët

Gjermania ndalon tubimet e subjekteve politike të Kosovës për zgjedhjet e 28 dhjetorit

December 10, 2025
Atentati në Rinas, lirohet i shoqëruari një natë më parë! Del ekspertiza e armëve: S’janë përdorur në krime të tjera

Atentati në Rinas, lirohet i shoqëruari një natë më parë! Del ekspertiza e armëve: S’janë përdorur në krime të tjera

December 10, 2025
Kryeministri malazez i thotë je mbrapa, Vuçiç: Ballkani të futet bashkë në BE, shqiptarë e serbë

Kryeministri malazez i thotë je mbrapa, Vuçiç: Ballkani të futet bashkë në BE, shqiptarë e serbë

December 10, 2025
Sfidat për sigurinë e Europës shkojnë përtej mungesës së mbështetjes nga Trump

Sfidat për sigurinë e Europës shkojnë përtej mungesës së mbështetjes nga Trump

December 10, 2025
Vali dhe Tekiu

Vali dhe Tekiu

December 10, 2025
Berisha: Fuqia e drogës në regjimin e Ramës luan rol në rezultatin e zgjedhjeve

“Firmat për Shabanin i dhamë gabimisht”, Berisha: Opozita e vetme jam unë dhe PD-ja

December 10, 2025
Begaj nga Prishtina: Roli i Shqipërisë në BE ndihmon Kosovën në njohje dhe afirmim ndërkombëtar

Begaj nga Prishtina: Roli i Shqipërisë në BE ndihmon Kosovën në njohje dhe afirmim ndërkombëtar

December 10, 2025
Dogji Audin me vlerë 100 mijë euro, arrestohet 39-vjeçari

Dogji Audin me vlerë 100 mijë euro, arrestohet 39-vjeçari

December 10, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In