• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Votat tona, plumb për armikun”. Si u mbushën në Korçë kutitë në favor të Bashës

by A R
24/07/2017 15:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga degët që nxjerr zbuluar me fakte dhe detaje mbushjen e kutive nga Lulzim Basha në 22 korrik është dega e kësaj partie në Korçë dhe në Maliq.

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2013 dega e PD Korçë, e përbërë nga degët e sotme Bashkia Korçë dhe Maliq nxori si rezultat, 1130 pjesëmarrës në votimet për kryetar të PD.

Ndërkohë dega e atëhershme e Korçës (Korçë+Maliq) kishte 4 mijë anëtarë. Morën pjesë në votim, rreth 27%. Me zgjedhjen e Bashës dhe pas ndarjes administrative të 2015, dega e Korçës u nda në dy, dega Bashkia Korçë dhe dega Bashkia Maliq.

Dega Maliq ka afërsisht sot rreth 2 mijë anëtarë, kurse dega Bashkia Korçë ka rreth 2.500 anëtarë, pra me shifrat e reja e të Lulzim Bashës, anëtarësia është rritur me rreth 500 anëtarë.

Në 2013 në degën e madhe ku përfshihej Maliqi dhe Korça, votuan 1.130. Në 2017, pasi PD në Korçë dhe në Maliq regjistrojnë minimumin historik prej 28% të totalit të votave në zgjedhjet parlamentare ku bojkoti është masiv dhe PD në degën e vjetër ka një katastrofë elektorale, në zgjedhjet për kryetarin e PD kanë votuar 3.100 vetë, 1.600 në Maliq dhe 1.500 në Korçë.

Maliqi rezulton të ketë një pjesëmarrje, 80%, sipas parimit komunist “votat tona për armikun”, kutia u mbush nga komisioni, duke manipuluar kështu një rezultat zyrtar. Shifrat e vërteta janë, dega e Maliqit që përbëhet kryesisht nga njësitë administrative, ish komunat e Fushës së Korçës, por edhe nga dy ish komuna malorë të Gorës dhe Moglicës.Për shkak të shtrirjes dhe pamundësisë, por edhe të efektivitetit të listave të anëtarësisë, në Maliq votuan 250 demokratë. Por Gjana e shpalli 1600 vota.

Në bashkinë Korçë, shifra e vërtetë është rreth 3 herë me e vogël se ajo që u shpall. CityNews do të sjellë pamje të plota filmike, pasi kemi monitoruar 100% kohën e votimit, ku duket qartë se edhe në Korçë, kutia është mbushur dhe shifra zyrtare është fiktive.

Të dy degët bashkë, Korça e Maliqi në krahasim me 2013, kanë regjistruar rreth 600-700 votues që janë rreth 40% më pak anëtarësi që votojnë në zgjedhjen e kryetarit dhe jo 3 herë më shumë siç është raportuar pas manipulimit. Pra në 2013 me 4 mijë anatarë kanë votuar 1.100, sot me 4.500 kanë votuar 600-700, vetëmrreth 20% e demokratëve kanë marrë pjesë në votim.

Në vitin 2013 votimet u bënë në ish Bibliotekën e qytetit, ku për ato 1.100 vota atëherë kishte radhë dhe kaos. Megjithëse ishte një ambient i madh kishte shumë vende të fshehta votimi, kjo për shkak të listës së anëtarësisë dhe pjesëmarrjes. Tani në Korçë dhe Maliq ku deklarohet se është votuar dyfishi duhet të kishte shumë herë më shumë pjesëmarrje, por në fakt ndodh e kundërta. Votimet bëhen në seli dhe selia është krejtësisht bosh, përjashto orët e mëngjesit, më pas askush nuk voton më.

CityNews  sjellë video ekskluzive me pamje të plota që tregojnë se në Korçë për shumë orë nuk voton askush. Në rast se do të marrim të mirëqenë, shifrën prej 1.500 votash, siç e shpalli PD zyrtarisht, duhet që një votues për të kryer procesin e votimit të konsumojë të paktën 1 minutë.

Nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 19:00, janë 11 orë, pra 660 minuta, me një minutë për votues, kanë votuar 660 anëtarë.

Në rast se do t’i japim një votuesi 30 sekonda për të votuar, duhej që në selinë e PD, duhet të paraqiteshin 1.320 votues dhe çdo 30 sekonda të hynte një njeri për të votuar.

Në fakt shifra thotë kanë votuar 1.500, por përballë shifrës qëndrojnë filmimet tona ekskluzive që tregojnë që selia e PD në Korçë është bosh. Shifra që pretendohet është tre herë më e lartë, se votat që janë hedhur realisht. Pra për orë të tëra nuk ka asnjë votues që paraqitet. Mjafton numërimi i njerëzve që hyjnë dhe dalin për të pasur shifrën e saktë sasa votues kishim. Në Korçë nuk kanëvotuar më shumë se 400 persona. Shifrën e sakte do ta japim pas numerimit të plotë të njerëzve pë të mos pasur asnjë pasaktësi dhe manipulim.

CityNews do ta faktojë me prova dhe filmime të pakontestueshme, të cilat tregojnë orën dhe sekondat e sakta që nga  hapja së qëndrës së votimit dhe një monitorim të plotë me pamje dhe video të ditës së dielë, në një mënyrë tepër të thjeshtë, të cilën nuk e mohon dot askush, sepse mënyra e filmimit është bërë pikërisht në një pozicion, nga ku pajisja që filmonte ishte kontrolluar nga kamera të tjera.

Filmimet janë të vazhdueshme. Deri në momentin kur do ta japim të plotë, sjellim disa momente që kanë të bëjnë me momente specifike, si mesditja, pasditja, apo momenti kur mbyllet procesi i votimit. Video tregon në menyrë ekskluzive, lëvizjet e plota, pra hyrjet dhe daljet në selinë e PD gjatë procesit të votimit. Ky filmim është dëshmia dhe prova më e fortë që tregon se ky proces votimi u manipulua. Basha pretendon se kanë votuar 1.500 demokratë, por në fakt kjo nuk është e vërtetë.

CityNews më pas do të sjellë të tjera, video dhe filmime që dëshmojnë në mënyrë të pakontestueshme se sa është realisht pjesëmarrja e votuesve në Korçë. Në kemi filmuar nga një mjet që e parkuam në afërsi të derës së selisë, duke kapur me kamera hyrjen dhe daljen e saj, pra mjafton një kalim i thjeshtë i videos për të parë se sa persona kanë votuar.

Jemi të gatshëm që filmimin e plotë t’ia vëmë në dispozicion edhe komisionit të manipulimit të rezultatit të PD në Korçë, të drejtuar nga të afërm të Andrea Manos dhe Ervin Salianjit, i pari manipuloi shifrën e Korçës i dyti Maliqin.

Mund t’ia ofrojmë edhe Jemin Gjanës, si Mark Abdia i manipulimit në PD dhe një kopje DVD, do t’ia nisim zyrtarisht ish kreut demokrat Sali Berisha dhe më pas do ta publikojmë të plotë, në të gjitha rrjetet sociale, ku qytetarët lehtësisht të bëjnë ballafaqimin, midis rezultatit të shpallur nga manipulimi dhe faktit se sa njerëz kanë votuar në të vërtetë.

CityNews ka kapur Lulzim Bashën dhe ushtarët e tij, duke manipuluar rezultatin e zgjedhjeve në PD. 3 muaj në çadër për votën e lirë dhe më pas Lulzim Basha i bën gjëmën Partisë Demokratike, duke i gënjyer militantët dhe anëtarët e saj publikisht me deklarimin se kanë votuar 60 mijë demokratë, në fakt e vërteta është krejt ndryshe në të gjithë Shqipërinë nuk kanë votuar as 20 mijë të tillë dhe Lulzimi është tashmë i akuzuar për mashtim dhe manipulim të votatave të demokratëve.

 

Next Post
Atentati ndaj aktorit, burg për 4 të arrestuarit

Atentati ndaj aktorit, burg për 4 të arrestuarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In