• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Votat për “Zgjedhoren”, Rama mesazh Bashës e Kryemadhit: Opozita në Kuvend vjen nga listat tuaja…

by A R
10/06/2020 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së sotme për Eurobondin, krah dy ministrave Denaj e Ahmetaj nuk e shmangu një koment për situatën politike. Ai sqaroi se çfarë ishte marrëveshja e arritur mes palëve politike për Reformën Zgjedhore por shtoi se për votimin e saj mazhoranca nuk i ka votat.

Në këtë pikë, Rama i dërgoi një mesazh liderit të opozitës Basha e kryetares së LSI-së, Kryemadhi, të cilët ishin pjesë e marrëveshjes, duke iu kujtuar se deputetët që janë brenda Kuvendit janë pjesa e partisë së tyre dhe se nuk shkon që këta jashtë të bëjnë marrëveshje dhe pjesa e Parlamentit të nxjerrin shpatat.

“Marrëveshja është e vërtetë që nuk reformon asgjë në sistem, por rëndësi ka që u kënaq Luli. Rëndësia e saj ishte të bashkoheshim ne bashkë me gjithë botën për ta lehtësuar Lulzim Bashën nga frika e tmerrshme e tij prej zgjedhjeve për t’i thënë si e do ti që të mos kemi llafe. Unë e di që ne do kemi prapë llafe se ne prapë do fitojmë por ne e bëmë këtë në shenjë paqeje”,- tha Rama.

Sipas tij, “Shumë njerëz nuk janë dakord me mua se donin të vijonim duke adresuar me të vërtetë rekomandimet e OSBE-ODIHR por ata duhet të na kuptojnë se e bëmë për të ndryshuar klimën. Kjo është një çështje që nuk e kemi ne në dorë. Ne dhamë dakordësi që të hiqnim mundësinë për të gjetur sebepe ata. Kjo dakordësi do kalojë në Parlament. Ne i qëndrojmë asaj, e di që s’do jetë fushë me lule por ne do i qëndrojmë marrëveshjes.

Ne do dëgjojmë, do jemi konstruktivë. Të gjithë ne duhet të kalojmë në një stad tjetër maturimi, nuk kemi pse mblidhemi nëpër ambasada për të bërë marrëveshje që të mbetemi kështu sic jemi. Të mblidhesh te shtëpia e një miku të madh dhe të dalësh pas tre ditësh me qëndrimin jemi mirë ashtu sic ishim edhe ai miku i madh thotë ore po pse ia hapëm ne shtëpinë këtyre?! E shoh më të lehtësuar mikun tim (Bashën) do shikojmë si do të ecim që të kalojmë në një kuptim më të gjërë. Ne s’paskemi të drejtë të kërkojmë asgj tjetër veç detyrimin të shpërndajmë karamele, llokume, ballakume e mish.

Aman kur flisni për deputetët që janë në parlament mos harroni që janë të Bashës e Kryemadhit. Kush i sheh si persona që janë shfaqur aty e harron historinë e shkurtër se janë aty të zgjedhur nga Lulzim Basha e Kryemadhi.

Kur flasim për listat e hapura se janë element çudibërës për të rritu lirinë e demokracinë, por mos harroni se ca janë aty sot janë pjesë e listës. Gjuzi apo Ngjala, ky apo ajo. Ne jemi këtu që ta çojmë përpara këtë proces, ta mbyllim në mënyrë të ndershme, dinjitoze jo duke u futur në historia kap njërin e kap tjetrin, nuk shkon që në rrugë të bësh konsensus dhe në Parlament të shkosh me shpatë. Votat nuk i kemi por do t’i bëjmë, nuk do luftojmë në sensin aritmetik por duke u marrë me të tjerët sa do ja dalim këtë nuk e dimë. Mos e paçi fatin të jeni në vendin tim në këtë situatë”,- tha ai.

/a.r

Next Post
“Të duam të vdekur ty dhe…”, kërcënohet me jetë Ministri i Jashtëm i Italisë Luigi di Maio

"Të duam të vdekur ty dhe...", kërcënohet me jetë Ministri i Jashtëm i Italisë Luigi di Maio

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
“E ka hallin tek ata lart”, Zogaj shpjegon alarmin e Ramës për paraburgimin në Shqipëri

“E ka hallin tek ata lart”, Zogaj shpjegon alarmin e Ramës për paraburgimin në Shqipëri

February 26, 2026
“Jemi një ekip basketbolli dhe do ketë ndërrime”, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen maratonë të PS

“Jemi një ekip basketbolli dhe do ketë ndërrime”, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen maratonë të PS

February 26, 2026
Korreshi flet me bindje: Basha nuk ka asnjë marrëdhënie me SHBA-të

Pas largimit nga qeveria, a do t’i hiqet imuniteti Ballukut? Korreshi: Varet nga presioni i…

February 26, 2026
Gjykata gjermane i jep të drejtë AfD-së: Nuk mund të quhet parti ekstremiste e djathtë

Gjykata gjermane i jep të drejtë AfD-së: Nuk mund të quhet parti ekstremiste e djathtë

February 26, 2026
EMRAT / 7 ndryshime drastike në qeveri, ikën Balluku! Rama bën gati kabinetin e ri, kush janë ministrat e propozuar

“Spiropali ishte në Kosovë dhe Vengu në Hungari”, analisti: Nuk e kanë ditur që do shkarkohen

February 26, 2026
Helenizimi i Himarës në këmbim të mbështetjes nga Greqia?

“Luftoi opozitën”, Beleri: Bëra betejë për të gjetur dokumentet për Irena Gjokën dhe takova avokatin e saj

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, Berisha: Kjo ishte lëvizja e fundit e Ramës për të shpëtuar veten, të japë dorëheqjen!

Ndryshimet në qeveri, Berisha: Kjo ishte lëvizja e fundit e Ramës për të shpëtuar veten, të japë dorëheqjen!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In