• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Votat për Ruçin, garda e vjetër e PD shpërthen ndaj Bashës: Poshtëruese! Vendi pa opozitë!

by Java News
10/09/2017 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Garda e vjetër e PD, që u la jashtë parlamentit nga Lulzim Basha, ka shpërthyer ndaj këtij të fundit, pas rrjedhjes së votave që në seancën e parë parlamentare, ky të paktën dy deputetë të PD, votuan pro zgjedhjes së Gramoz Ruçit kryeparlamentar, shkruan Javanews

Jozefina Topalli, Astrit Patozi dhe Majlinda Bregu kanë reaguar ashpër duke e akuzuar Bashën si të shitur dhe duke nënvizuar situatën e rëndë ku ndodhet PD-ja.

Ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi bën përgjegjës për demokratët që votuan Gramoz Ruçin si kryetar të parlamentit, vetëm Lulzim Bashës. Patozi sjell në vëmendje shembullin e dorëheqjes së Ben Blushit nga drejtimi i grupit të PS në 2007, kur 5 socialistë votuan Bamir Topin president, për të treguar se ku është katandisur Partia Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës.

“3 “antikomunistët e tërbuar”, që votuan dje ministrin e fundit të Sigurimit të Shtetit, ishin ekskluzivitet i kryetarit aktual të Partisë Demokratike. Ata i përkisnin listës fituese Basha, e cila u shpall me aq bujë dhe me aq vendosmëri, e cila ishte, sipas tij, jo vetëm më e mira dhe më përfaqësuesja, por ajo do të hidhte edhe themelet e Republikës së Re. Dje e kam frenuar shumë veten të mos flisja, ngaqë mendova se ngjarja ishte aq e rëndë, sa turpëronte pafund çdo anëtar të Partisë Demokratike”, shkruan Patozi.

Ish-nënkryetari i PD, madje akuzoi drejtpërdrejtë Bashën si deputet të ”shitur”, pasi thotë se ka disa variante për atë që ndodhi në parlament, përfshirë edhe miqësinë familjare të Bashës me Ruçin.

“Dikush tjetër tha se një nga deputetët “e shitur” ka qenë vetë Lulzim Basha, për shkak të miqësisë së njohur botërisht të familjes së gruas së tij me Gramoz Ruçin”.

Një reagim i ashpër ka ardhur edhe nga Jozefina Topallin. Për ish-kryetaren e Kuvendit kjo nuk është Partia Demokratike dhe vendi është pa opozitë. Në një postim në FB, Topalli thotë se nuk u habita qe lista e Bashës votoi Ruçin.  Ajo i kërkon demokratëve të largojnë Lulzim Bashën, pasi ai ka shitur PD., shkruan javanews.al

“Menjëherë pas betimit si deputetë, lista e deputetëve e familjes së Lulzin Bashë Isufit, kontriboi në zgjedhjen me 80 vota të Gramoz Ruçit, Kryetar të Kuvendit të Shqipërisë, 27 vite pas rrëzimit të komunizmit”, shkruan ish – numri dy i PD.

Topalli e ka quajtur “furtunë” ndaj Bashës reagimin e demokratëve në rrjetet sociale.

“Dikush i shkruante:” Nuk besoj të ketë votuar Lul Basha për Ruçin se do ishte nepotizëm”. Dikush tjetër ” Hera e parë në historinë e vendit që një opozitë jepet me koncesion nga një sharlatan”. Tjetri: ”Nëse ky lajm është i vërtetë dhe janë shitur qysh sot 3 deputetë të opozitës, atëherë nuk është faji i Edvinit, por i PD që i është thyer busulla morale”. Të tjerë: “Do bëhesh Kryeminister ti?! Ty të vjedhin votat në Parlament.” Nëse ambasadori amerikan bojkotoi Ruçin po ti pse nuk e bojkotove?””

Por ish-numri dy i PD, thotë se nuk u habit që “lista e Lulit votoi Ruçin”.

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu pati gjithashtu një reagim të ashpër në lidhje me rrjedhjen e votave gjatë zgjedhjes së kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

“Mirë nga humbja në humbje na udhëhoqet me aq sukses sa nuk ju mposht dot njeri, por tani ju lutem në emër të shumë grave e burrave që e kanë të pamundur ta braktisin PD-në dhe mendojnë se ju që mbani siglën, në mos mishin, kockën do ja ruanit PD-së, mos na beni edhe paturpësisht qesharakë! PD-së i humbi gjysma e grupit, në erresirën totale ku u përpiluan listat e deputetëve dhe ju nuk u mblodhët të gjeni fajtorin! Ose më mirë, se gati harrova; u mblodhët pas “fitores” së 25 Qershorit për t’i vënë kurorën e dafinës “FITIMTARIT”, që ai ta kishte më të lehtë të vidhte brenda shtëpisë së tij!”, shkruan Bregu.

Bregu shkruan se PD humbi 10 vende të tjera në parlament, në driten e diellit të zgjedhjeve te humbura te radhes dhe ju prape, nuk u mblodhet te gjeni fajtorin! Sipas saj PD ka mbetur “vetëm mish-tul në kokë i udhëheqjes së lavdishme të republikës së re”.

“Tani na qenkeni mbledhur për të thënë se “kush shet votën s’do ketë vend në Grupin Parlamentar”. Ou?! Po për atë që vjedh votat e njerëzve të shtëpisë dhe shet 240 mijë vota, ku është vendi?! Po pse nuk e paskan të drejtën as tre njerëz që të kenë një mendim të fshehtë, ndryshe nga udhëheqja e re politike?! Pse këta s’paskan të drejtë për mendim të fshehtë, siç pat Kryetari të drejtën e marrëveshjes së fshehtë?!”, pyet ish-deputetja e PD-së.

Madje me ironi, Bregu ka edhe një lutje publike ndaj udheheqjes se re politike të Partisë së Republikës së Re!, shkruan javanews.al

“Aman mos na e nxirrni bojën fare,fare,fare, se janë vërtet gjynah demokratët që s’ju ikët nga PD, edhe kur ju të udhëheqjes së Partisë së Republikës së Re, s’po lini gjë pa bërë për t’i treguar gjithë dynjasë së PD e vërtetë, është vetëm një kujtim i të shkuarës”, mbyll reagimin e saj, Majlinda Bregu.

Për rrjedhjen e votave në parlament, demokratët mblodhën këtë të dielë për dy orë grupin parlamentar.

Ish-kryeministri Berisha, ka shpërthyer gjithashtu në kritika duke  thënë se grupi i PD-së nuk duhet të falë atë që na nguli thikën mbrapa, duke i cilësuar votat për Ruçin një tradhti.

Berisha e ka cilësuar si të papranueshme deklaratën e Salianjit sipas së cilit votat për Gramoz Rucin u manipuluan.

“Ti s’mund të pronocohesh dhe të flasësh në emër të grupit pa u konsultuar më parë me ne, sepse ka rregull,” është shprehur Berisha.

Më tej ish-kreu demokrat ka thënë “Unë nuk kam bindjen si ty që është manipuluar numërimi, unë kam bindjen që janë shitur, unë me ty ndahem,” tha Berisha

A. Ç/ Javanews.al

Next Post
Protesta kundër Ruçit, procedohen 4 persona pasi bënë thirrje për dhunë

Protesta kundër Ruçit, procedohen 4 persona pasi bënë thirrje për dhunë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

March 25, 2026
“Opozita ka probleme”, Nard Ndoka: Në 2008 unë bëra grevë për kodin zgjedhor, këta ia dhuruan Ramës

“Opozita ka probleme”, Nard Ndoka: Në 2008 unë bëra grevë për kodin zgjedhor, këta ia dhuruan Ramës

March 25, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Kush nuk punon për të, punon për PS!

March 25, 2026
Pse është shqetësuar Berisha?

Ngjela: Berisha e përdor partinë për interesa personale! Nuk fiton dot përballë PS, pasi është non grata nga SHBA

March 25, 2026
“Alesia Balliun nuk e konsideroj fare”, Kokalari: Ervin Salinji nuk ka mbështetje, s’fitohet me 100 veta në takim!

“Alesia Balliun nuk e konsideroj fare”, Kokalari: Ervin Salinji nuk ka mbështetje, s’fitohet me 100 veta në takim!

March 25, 2026
“Epsteini” ynë

Zgjedhjet duhet t’i bëjë KQZ, jo kutitë e KQZ

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In