• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vota për PS, e vetmja mënyrë për të mbajtur hapin e investimeve”

by A R
23/10/2018 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj komentoi vendimin e sotëm të gjykatës e cila dënoi sot Partinë Demokratike për akuzën e shpifjes.

Në dëgjesën me banorët e njësisë Nr 3 në kryeqytet, Veliaj theksoi se PD e ka kthyer shpifjen në profesion më vete.

Veliaj siguroi se lekët e fituara do të shkojnë për t’i dhuruar dy kompjuterë për shkollën “Isa Boletini” në Kodër-Kamëz për edukimin e brezit të ri.

“Ne sapo fituam një gjyq me PD ku gjykata e Tiranës dënoi për shpifje një parti shpifjen e ka kthyer në hobi, shpifjen e ka kthyer në zanat, në profesion dhe ashtu siç u la porosi nga kryetari I PS, të gjitha paratë e fituara nga shpifjet, nga gjyqet për shpifje do të shkojnë për të sjellë më shumë kompjutera, libra dhe materiale didaktike në shkollat tona.
Unë kam vendosur që një milionë lekët e vjetra, aq sa kishim kërkuar për shpifjen, në Gjykatën e Tiranës ndaj PD, nesër do I bëj dhuratë dy kompjutera për shkollën Isa Boletini, është një shkollë në Kodër-Kamzë, atje ku nevojat janë edhe më të mëdha. Patjetër që ka nevojë kudo në shkollat e Tiranës por shkollat e Kodër Kamzës, apo shkollat e periferisë, Bregu I Lumit, Fresku, Astiri janë shkolla që kanë ende më shumë nevojë për ndihmë dhe materiale didaktike dhe më vjen mirë që të gjithë kolegët, të gjithë kolegët, të gjitha paratë që fitohen nga shpifjet e SHQUP-it do I kthejnë në të ardhura dhe në të mira materiale për fëmijët e Tiranës, si mënyra më simbolike për t’I dhënë dikujt këtë mesazh: Nuk ecet përpara me shpifje! Para ecet me punë, para ecet duke thënë të vërtetën, para ecet duke debatuar nevojat të komunitetit por shpif, shpif se lirohesh nuk funksionon”, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë u kërkoi banorëve të Njësisë 3 që të japin një mbështetje maksimale për PS në zgjedhjet e ardhshme, që në këhsillin bashkiak të jenë anëtarë që punojnë për qytetin dhe jo që shpifin.

“Gjyqi që fituam sot ishte ndaj një shpifësi në këshillin bashkiak. Pyetja që kam për PD është se për çfarë I çoni, kanë 3 vjet që nuk vijnë edhe njëherë që vijnë shpifin edhe dënohen. Për çfarë vijnë në këshillin bashkiak?! Nuk janë aty ku votohet ndihma ekonomike, nuk janë aty ku votohet bonusi I qirasë, nuk janë aty ku votohet një shkollë, nëse dikush nuk vlen për asgjë përse I mbani me rrogë, përse sillni njerëz edhe aq pak sa kanë ngel. Në njësinë 3 na duhet mobilizim për të pasur shumicën e këshillit bashkiak që të mund ti votojmë vet dhe të mbajmë këtë shpejtësi. Nuk e meriton Tirana që të kenë këshilltarë shpifësa. Ndaj thirrja ime është çdo votë për PS si për kryetarin, si për këshillin si e vetmja mënyrë për të mbajtur hapin e investimeve në Tiranë”, deklaroi Veliaj.

/b.d

Next Post
Telefonoi policinë mijëra herë, burri përfundon në burg

Telefonoi policinë mijëra herë, burri përfundon në burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit në Korçë, Lezhë, Durrës dhe Elbasan

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit në Korçë, Lezhë, Durrës dhe Elbasan

January 12, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Absurd i “qeverisë teknike” dhe domosdoshmëria e një marrëveshjeje ligjore besimi

January 12, 2026
“Kolonja magjike”, Rama publikon pamjet përrallore nga rënia e dëborës

“Kolonja magjike”, Rama publikon pamjet përrallore nga rënia e dëborës

January 12, 2026
INTERVISTA/ Jeta shpirtërore e shqiptarëve sot dhe sfida e madhe e të jetuarit në gëzim sipas Fortlumturi Joanit

Kryepeshkopi Joan: Thirrja për t’i shërbyer Zotit dhe Shqipërisë ishte më e fortë se Amerika

January 12, 2026
CNN: Skena tmerri në Teheran, familje që kërkojnë të afërmit mes qindra kufomave

CNN: Skena tmerri në Teheran, familje që kërkojnë të afërmit mes qindra kufomave

January 12, 2026
Rrëshqitjet e dherave godasin infrastrukturën, rrugë të bllokuara dhe izolim banesash në qarkun e Gjirokastrës

Rrëshqitjet e dherave godasin infrastrukturën, rrugë të bllokuara dhe izolim banesash në qarkun e Gjirokastrës

January 12, 2026
“Tregoni kujdes”, MEPJ paralajmëron qytetarët shqiptarë në Iran

“Tregoni kujdes”, MEPJ paralajmëron qytetarët shqiptarë në Iran

January 12, 2026
Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In