• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vota kundër arrestimit të Tahirit, Ferhati: Ja pse mbajtëm këtë qëndrim

by A R
25/10/2017 19:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur Kuvendi votoi kundër arrestimit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Ferhati tregoi disa nga arsyet se ky u mbështet ku argument nga maxhoranca.

E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24”, Ferhati tha se PS votoi kundër arrestimit të Tahirit pasi ndaj tij nuk kishte prova, ndërsa kërkesa e Prokurorisë kishte sfonde politike.

“Ne votuam pjesërisht kundër kërkesës së prokurorisë për arrestimin e Saimit Tahirit dhe votuam pro hetimit të tij dhe kontrollit të banesës. Ne nuk patëm nga organi i akuzës asnjë kërkesë që të kishte argumente të bazuara që të krijonin bindjen tonë për përfshirjen e Tahirit në këtë çështje. Në radhë të parë më duhet t’ju shpjegojë që këshilli i mandateve dhe Kuvendi janë organe kushtetuese. Kushtetuta dhe ligji e kanë përcaktuar tagrin e Kuvendin në këto raste. Deputetëve imuniteti absolut iu është hequr, ata janë të barabartë para ligjit. Vetëm për rastin e arrestimit dhe kontrollit të banesës kërkohet vendim nga Kuvendi. Gjithë qëllimi që mbrohen deputetët është që të evitohen sjelljet abuzive të organeve të tjera ndaj pushtetit, për ato që quhen veprime me sfonde politikë. Kuvendi në tagrat që kishte duhet të verifikonte këto elemente. A ishim para rastit për t’i dhënë dritën jeshile për t’i hapur rrugë arrestimit të Tahirit?! Ky nuk ishte rasti. Prokuroria e ka nisur hetimin, ta vazhdojë dhe t’i shkojë në fund këtij hetimi. Ne nuk ishim në kushtet të Kuvendi të përligjte arrestimin e Tahirin, do cënonim të drejtat themelore të njeriut. Vija ndarëse është; ka të dhëna që e implikojnë apo jo. Deputetët që votuan pro, morën rolin e gjykatësit.”, tha Klotilda Ferhati.

Ndër të tjera deputetja e PS, Klotilda Ferhati tha se kërkesa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e Tahirit ishte e nxituar. Ajo u shpreh ndër të tjera se ka bindjen se hetimi ka sfond politik.

“Ne jemi duke zbatuar detyrimet kushtetuese. Opozita bëri çdo gjë që duhet të bënte gjykata, pasi nxorën edhe konkluzionin që Tahiri është fajtor. Prokuroria e Krimeve të Rënda është nxituar me këtë kërkesë për arrestimin e Saimir Tahirit. Ata kanë nisur hetimet pas daljes së dosjes në media. Duhet të zbatohen standardet e një procesi të rregullt. Prokuroria nuk kishte prova dhe seanca e Këshillit të Mandateve duhet të ishte e hapur, pasi Prokuroria nuk kishte prova në të ashtuquajturën seancë sekrete. Prokuroria i kishte të gjitha mundësitë për të hetuar. Kam bindjen se ky hetim ndaj Tahirit mund të ketë sfond politik. Nuk paragjykoj Prokurorinë dhe kërkoj që ata të çojnë deri në fund hetimin e tyre. Prokuroria ka mundësinë t’i kontrollojë banesën, telefonin, dhe ta mbajnë nën vëzhgim Saimir Tahirin”- tha deputetja e PS.

Ndërkohë e pyetur për lidhjet mes poltikës dhe krimit, Ferhati tha se po punohet për të luftuar këto lidhje.
“Unë mendoj se ne në Shqipëri kemi të gjitha mundësitë për të hetuar dhe luftuar këto lidhje. Ne jemi të vendosur për të çuar deri në fund këtë luftë. Ne do krijojmë të gjitha mundësitë për bashkëpunim mes institucioneve”-tha ajo./a.m.

Next Post
Në këtë ditë, më 25 tetor, lindi Shtrausi- i Riu dhe vdiq Torriçeli

Në këtë ditë, më 25 tetor, lindi Shtrausi- i Riu dhe vdiq Torriçeli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

January 13, 2026
E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

January 13, 2026
“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

January 13, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Arratisja e Altin Ndocit, Karamuço tregon rastin e ngjashëm në burgun e Reçit: U shmang falë refuzimit të shoqëruesit

January 13, 2026
Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

January 13, 2026
Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

January 13, 2026
Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

January 13, 2026
Arratisja e Altin Ndocit nga spitali/ Eksperti i sigurisë: Efektivi i Policisë mund të përdorte armën, por…

Arratisja e Altin Ndocit nga spitali/ Eksperti i sigurisë: Efektivi i Policisë mund të përdorte armën, por…

January 13, 2026
“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

2 mijë banesa dhe 12 mijë ha tokë të përmbytura/ BE aktivizon Mekanizmin e Emergjencës në Shqipëri

January 13, 2026
Gazetari zbardh prapaskenat e arratisjes së bujshme në Durrës: Altin Ndoci kishte probleme me …

Gazetari zbardh prapaskenat e arratisjes së bujshme në Durrës: Altin Ndoci kishte probleme me …

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In